Pas dështimit fillimi i negociatave për anëtarësim në BE, ekspertët vlerësojnë se vendit megjithatë i mbetet t’i zbatojë reformat dhe ta evropianizojë shoqërinë. Sipas ish ambasadorit Risto Nikovski, vendi ka ngecur me reformat aq shumë, sa që edhe po të mos ishte vetoja bullgare, vështirë se do t’i fillonim negociatat këtë vit. – Advertisment – Çelësi për suksesin dhe progresin tonë të mëtejshëm drejt BE-së është t’i bëjmë reformat në vend. As kjo Qeveri e as ajo paraprake nuk bënë asgjë. Nga ajo që BE kërkon në Sundimin e ligjit, lirinë e e mediave, funksionimin e sistemit të drejtësisë, luftën…
Author: almakos
Të dhënat për vrasjen makabre të çiftit Shpëtim dhe Teuta Pasho në Itali, sa shkojnë dhe bëhen edhe më të rënda. Sot, mediat italiane shkruajnë se çifti Pasho janë vrarë në shtëpinë me qira ku po rrinin, dhe se trupat e tyre janë vendosur në 4 valixhe pranë burgut Solliciano. Shpëtimi, shkruajnë mediat fqinje është qëlluar me thikë kur po flinte gjumë, ndërsa gruaja, Teuta është rrahur deri në vdekje. Në momentin kur janë vrarë, ata ishin të dy të veshur me pizhama gjumi. Trupat e tyre u prenë pas vdekjes me sharrë elektrike dhe u mbështollën me letër. Sipas…
Afro 2 miliardë doza vaksine kundër COVID-19 janë siguruar për shpërndarje proporcionale në 2021 në 190 vendet që kanë nënshkruar marrëveshjen për partneritet në suazën e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, sipas një njoftimi të kësaj organizate të premten. Zyrtarë të kompanive prodhuese të vaksinës thanë se parashikojnë të fillojnë dërgimin e vaksinave në tre-mujorin e parë të 2021. Partneriteti i njohur me inicialet COVAX tha se kjo sasi përfshimn 1.3 miliardë doza për vende me të ardhura të ulëta dhe të mesme. Tashmë që dërgesat e para të vaksinës kanë mbërritur në disa prej vendeve me të ardhurat më të…
Në Vendkalimin kufitar Novo Sellë, në dalje nga Republika e Maqedonisë së Veriut, mbrëmë policia gjatë kontrollit në automjetin transportues “MAN”, me targa të Bullgarisë, të drejtuar nga një shtetas bullgar ka gjetur 102 paketime me marijuanë, të fshehura në një bunker të bërë special. – Advertisment – Nga MPB-ja sot informuan se nëpunësit policorë nga Sektori për polici kriminale – Sektori për tregti të paligjshme me drogë, armëve dhe substanca të rrezikshme nga liria u privua A.K.K. (48), nga Republika e Bullgarisë, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “lëshimi i paautorizuar në qarkullim të drogave narkotike, substancave psikotrope…
Në vitin 2014, vajza nga Winterthuri kishte udhëtuar me vëllain e saj atëherë 16-vjeçar në territorin e milicisë terroriste të Shteti Islamik (IS) në Siri Gjykata e Lartë (kantonale) e Cyrihut e kishte dënuar me burgim një të re nga Winterthuri, e cila kishte udhëtuar në zonën e Shtetit Islamik (IS) në vitin 2014 kur ishte 15 vjeçe. Pjesën më të madhe të dënimit vajza shqiptare me prejardhje nga Kosova tashmë e ka vuajtur. Ndërsa tanimë trupi gjykues ka vendosur që e reja 21 vjeçe, të mos vazhdojë terapinë risocializuese shkruan nzz.ch. Gjykata e Lartë e Cyrihut ka bërë të…
Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (18.12.2020) kreu kontrollë për gjobitjen e vozitësve që drejtojnë automjetin nën ndikimin e alkoolit e që është ndër arsyet kryesore për aksidentet me pasoja të rënda. – Advertisment – “Në gjithë territorin e vendit janë dënuar 151 vozitës për tejkalimin e shpejtësisë, dhe 62 vozitës për shkak se kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e aloolit. Janë gjobitur edhe 446 kundërvajtje të tjera”, thonë nga MPB. Ministria e Punëve të Brendshme do të vazhdojë me kontrollet e përforcuara me qëllim që ta rrisë sigurinë në komunikacion.
Policia e Bulqizës reagon pas denoncimit të Partisë Demokratike se një i ri është dhunuar nga efektivët brenda komisariatit të këtij qyteti. Policia sqaron se i riu R. P. është shoqëruar në komisariat, pasi nuk kishte mjet identifikimi me vete, por gjatë momentit të shoqërimit ka kanosur e kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë si dhe i ka shkaktuar dëmtime fizike njërit prej tyre. Njoftimi i policisë: Në lidhje me një lajm të publikuar në rrjetet sociale ku pretendohet se është ushtruar dhunë nga Policia ndaj një shtetasi që ndodhet i shoqëruar në Komisariatin e Policisë Bulqizë, sqarojmë opinionin publik…
Supozohet se rreth 20 mijë gra, por edhe burra e djem, janë përdhunuar nga forcat serbe gjatë luftës së Kosovës të viteve 1998/1999. Viteve të fundit janë shtuar rrëfimet e meshkujve që kanë pësuar dhunë seksuale në luftë. Njëri nga ta është edhe një person që tashmë jeton në diasporë, i cili ishte përdhunuar nga forcat serbe kur ishte në moshën 16-vjeçare. Ai thotë se derisa po shkonte në Prishtinë për të takuar një familjarë të plagosur në spital, është kapur nga forcat serbe dhe është dërguar në Prishtinë ku është përdhunuar brutalisht nga pesë ushtarë. “Ata më vendosën atje…
Moti sot do të jetë me vranësira dhe në disa periudha me diell. – Advertisment – Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej -2 deri në pesë gradë celsius, ndërsa temperatura ditore do të arrijë nga 7 deri në 14 gradë Celsius. Në Shkup moti do të i njëjtë, me vranësira dhe me periudha dielli ku temperatura maksimale do të arrijë 9 gradë celsius. Gjatë ditëve të ardhshme moti do të jetë stabil dhe i thatë.
Një lëkundje tërmeti është ndjerë gjatë natës së kaluar në Shqipëri. Qendra Evropiane e Tërmeteve (EMSC) raporton se tërmeti ka qenë me magnitudë 4.1 të shkallës rihter dhe është ndjerë pak pas mesnatës. Lëkundjet e tërmetit kishin thellësi 2 kilometra, ndërkohë epiqendra ishte 17 kilometra në Jugperëndim të Gjirokastrës. Nuk raportohet për dëme. Në fotot e mëposhtme do gjeni të dhënat për mbi këto lëkundje
Dy të rinj shqiptarë janë paraqitur në gjykatë pasi u gjetën me disa rrënjë kanabis që rrisnin në një shtëpi në Ironville. Zyrtarët nga ekipi i policisë i lagjes Alfreton bastisën pronën në Cinder Bank më 16 Dhjetor dhe gjetën brenda kanabis që rritej me mbi 1000 bimë të shpërndara në tre kate dhe me vlerë 1 milion £. Në shtëpi, dy burra shqiptarë në të 20-at e tyre u arrestuan për prodhim kanabisi. Saimir Kullau, 23 vjeç, pa vendbanim fiks dhe Marsel Sadja, 24 vjeç, gjithashtu pa asnjë vendbanim fiks, të dy u paraqitën në Gjykatën e Magjistratës Jugore…
SHÇBA ka reaguar mbi ekzekutimin e vendimeve penale të Gjykatës për disa policë në Korçë e Maliq. Sipas reagimit zyrtar, në arrest me burg janë 4 policë të patrullës së përgjithshme Maliq, Fillon Kazaferi, Ylli Damo, Ardian Shepllo, Adrian Cekici dhe njëri i Drejtorisë Vendore në Korçë, Marius Kapllanaj. Dy të tjerë vetëm janë pezulluar nga detyra, Orges Vojkollari dhe Fatjola Qose. Sipas SHÇBA, ata favorizonin subjekte të paligjshme të prerjes dhe tarnsportit të lëndëve drusore duke informuar mbi vendkontrollet e policisë, lëvizjen e shërbimeve dhe operacionet policore. Njoftimi nga SHÇBA Sot, strukturat e SHÇBA-së Elbasan – Korçë, kanë ekzekutuar…

