Në seancën e Dhomave të Specializuara ndaj nënkryetarit të OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka pasur akuza ndaj Prokurorisë Speciale. Haradinaj u shpreh se në vendin e tij duke u akuzuar duhet të ishin kolegët e Prokurorisë Speciale të cilët i nxorën dokumentet, pasi sipas tij, OVK-UÇK asnjëherë nuk ka pasur qasje për nxjerrjen e këtyre dokumenteve. “Kjo prokurori është politike e selektive dhe e njëanshme, Por tani me veprimin e tyre po dyshoj dhe po bindem qe është e korruptuar se ndryshe nuk do t’ju dilte i gjithë ai material nga zyrat e tyre”, tha Haradinaj. Ndërsa, ecuria e çështjes për…
Author: almakos
Personi që shihni në foto është Ajet Guneli, i cili u vra dje me kallashnikov pas një sherri banal në Kuçovë. Ngjarja ndodhi në fshatin Goraj, ku 41-vjeçari u qëllua për vdekje nga 44-vjeçari Vangjel Polovina, i cili i kishte marrë një stallë derrash me qira, për të cilin ka nisur dhe konflikti që shkoi deri në vrasje. Gazetarja Eneida Petova ka siguruar foton e viktimës. Polovina qëlloi me një karikatorë drejt viktimës, ndërsa në trup atë e prekën gati 20 plumba, duke i shkaktuar atij vdekjen e menjëhershme. Pas ekspertizës mjeko-ligjore, trupi i të ndjerit ndodhet ende në morgun…
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev ka vizituar sot Pustecin, ku dhuroi mjete dhe libra për fëmijët atje. – Advertisment – Nga Pusteci, Zaev foli dhe për negociatat që i cilësoi një zhgënjim nga BE, pasi siç tha, si Shqipëria ashtu dhe Maqedonia e Veriut i meritonin negociatat. “Shqipja është gjuhë e dytë zyrtare në Maqedoni, sollëm libra që tu vijmë në ndihmë të fëmijëve. Qeveria jonë ka sjellë donacione, për të ndërtuar shkollë, për të bërë të tjera gjëra me vlerë për komunitetin<span;>. Kemi rrugë të përbashkëta drejt BE. Morëm një zhgënjim nga BE, ne i meritonim negociatat”,…
Ministria e Arsimit Evis Kushi e cila mori pjesë në vizitën e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev në bashkinë e Pustecit ka bërë me dije se pas pushimeve të fundvitit shkolla do të rifillojë në datën 11 janar. “Në bashkëpunim me Komitetin e Ekspertëve kemi vendosur që pas pushimeve të fundvitit shkolla të nisë në datën 11 janar dhe jo në 4, siç parashikonte urdhri i mëparshëm”, tha Kushi. Ndërsa në shkolla procesi mësimor vijon i alternuar, në shkollë dhe online. Ky vendim ka hyrë në fuqi më datën 1 dhjetor. Ndërsa, studentët zhvillojnë online procesin mësimor.
Erion Veliaj, kreu i Bashkisë së Tiranës u tregua i prerë sot, kur deklaroi se subjektet e OFL-së dhe të shkarkuarit e Vettingut nuk duhet t’i afrohen fushatës zgjedhore. Teksa dha çelësat e shtëpisë së re të rindërtuar për familjen e Besnik Fushës në Farkë, Veliaj theksoi se partitë e pashpresa që do të tentojnë të përdorin dhunën dhe subjektet e OFL-së në zgjedhje, nuk kanë asnjë shans të fitojnë. “Kur vijnë zgjedhjet, disa parti që s’kanë as program, as din e iman, që s’kanë bërë ndonjë punë konkrete, do përdorin dhunën, subjektet e OFL-së dhe gjithë kontigjentin që nuk…
VMRO-DPMNE-ja gjatë ditës së sotme dorëzoi nismën për interpelancë ndaj zv.kryeministrit Nikolla Dimitrov, nga partia e Mickoskit kritikojnë Dimitrovin edhe për mosdhënie te llogarisë për 100 ditët e para të kësaj Qeverie. – Advertisment – Arsyet:1. Mosrespektimi i Kuvendit. Nuk u përgjigjet ftesave të deputetëve dhe nuk merr pjesë në punën e një komisioni. 2. Rezultati i pasuksesshëm në 100 ditë dhe i 3 viteve te fundit. Ai kishte deklaruar se Maqedonia ka marrë vendim per fillimin e negociatave. Për fat të keq nuk ja pasur asnjë vendim. 3. Pasiviteti i Sekretariatit për çështje Evropiane. Disa ministra kanë dhënë llogari…
Një 33-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës për shkak të një incidenti që ka ndodhur gjatë kohës që drejtonte një mjet furgon. Sipas burimeve zyrtare, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 u bë arrestimi në flagrancë, për veprën penale “Shkelja e disiplinës së punës në transport”, i shtetasit Sh. H., 33 vjeç. Në rrugën “5 Maji”, gjatë kohës që ka qenë duke drejtuar mjetin fugon tip “Benz”, ka hipur nga pas fugonit dhe për pasojë është rrëzuar dhe është dëmtuar në kokë fëmija i mitur me iniciale R. L., 7 vjeç, i cili…
Në 24 orët e fundit në qendrat e kovidit në Shkup janë hospitalizuar 43 pacientë të rinj për shkak të komplikimeve nga koronavirusi. Gjithsej 477 persona të dyshimtë dhe të konfirmuar për Kovid-19 po mjekohen në repartet infektive në kryeqytet, kumtoi Ministria e Shëndetësisë. – Advertisment – Në 24 orët e fundit, në klinikat interne ka pasur gjithsej 19 pranime edhe atë dy pacientë janë hospitalizuar në Klinikën e Nefrologjisë, gjashtë në qendrën për kovid të Klinikës së Neurologji, dy pacientë në Institutin e TBC, katër në Klinikën e Dermatovenereologjisë dhe një në Klinikën e syve. Në ORL janë pranuar…
Vjosa Osmani, Presidentja e Kosovës, në fjalën e mbajtur gjatë konferencës për media, pasi takimit me kreun e PD-së Lulzim Basha, u shpreh se Shqipëria e Kosova duhet të punojnë bashkë në shumë drejtime. Osmani tha se shqiptarët kudo janë duhet të jenë të bashkuar, duke shtuar se vërtetë jemi dy shtete, kemi dy flamuj, por kemi një shpirt. “Faleminderit për mikpritjen e ngrohtë këtu në selinë e PD-së. Si presidente, kërkoj bashkëpunimin e sinqertë, si dy motra ndërmjet dy Republikave të Shqipërisë dhe Kosovës, një bashkëpunim që nuk duhet të ketë asnjë bashkëpunim. Duhet të punojmë të gjithë bashkë,…
Numri një i Qeverisë, Edi Rama ka uruar në Ditën e Diasporës shqiptarët jashtë atdheut, duke shprehur respekt për patriotët që i dhanë nga jashtë Shqipërisë gjithçka vendit. Rama nuk harron as ata që e ngrenë lart emrin shqiptar në skenën e botës dhe njerëzit e zakonshëm, teksa publikon një video ku shfaqen që nga Rilindasit, tek Nënë Tereza e deri tek personazhet që i dhanë emër Shqipërisë në kohët moderne. “Në këtë DITË TË DIASPORËS u uroj shëndet familjarisht të gjithë bashkëqytetarëve jashtë atdheut dhe përulem me respekt, përpara kujtimit e veprës patriotikë të atyre që nga jashtë Shqipërisë…
Policia e Lezhës njofton se ka arrestuar dy adoleshentë, 19 dhe 17 vjeç, pasi akuzohen se kanë vjedhur një furgon. Sipas policisë, autorët e dyshuar kanë marrë furgonin në Shëngjin dhe kanë tentuar të ikin, por janë kapur në kohë rekord. Njoftimi i policisë: Lezhë Vodhën një mjet furgon, falë reagimit në kohë të Policisë arrestohen në flagrancë autorët. Në orët e para të mëngjesit të djeshëm, pas kallëzimit të marrë nga shtetasi A. D. se në stacionin në kryqëzimin e Shëngjinit i kishin vjedhur mjetin tip furgon që e kishte lënë të parkuar, menjëherë shërbimet e Policisë të Komisariatit…
Gjatë 24 orëve të fundit (17/18.12.2020) në gjithë territorin e vendit janë regjistruar gjithsejtë 607 shkelje për mosmbajtje të maskës mbrojtëse si preventiv për parandalimin e përhapjes së Kovid-19. Nga Ministria për Punë të Brendshme në vazhdimësi bëjnë thirrje për respektim të masave dhe protokolleve të miratuara nga Qeveria e që kanë për qëllim ballafaqimin me koronavirusin Kovid-19. – Advertisment –

