Një tjetër humbje nga bluzat e bardha. Mjeku i njohur vlonjat, Llambro Bala ka ndërruar jetë sot si pasojë e Covid-19. Prej ditësh doktori ishte i infektuar, ndërsa nuk mundi dot që të mposhte virusin e rrezikshëm. Lajmin e ka bërë të ditur Urdhri i Mjekëve të Shqipërisë, ku shpreh ngushëllimet për humbjen e mjekut të njohur dermatolog. “Me dhimbje te thelle Urdhri i Mjekeve te Shqiperise njofton humbjen e Dr.Llambro Bala, mjek Dermatolog ne Vlore, si pasoje e Covid-19. Urdhri i Mjekeve te Shqiperise shpreh ngushellimet me te sinqerta familjes, kolegeve dhe te afermeve te tij……. I paharuar qofte…
Author: almakos
Marrëdhëniet midis Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës janë tradicionalisht të mira dhe nuk varen nga ndryshimi i qeverisë, tha ministri i Jashtëm, Bujar Osmani, transmeton Alsat. – Advertisment – “Marrëdhëniet ndërshtetërore midis Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës janë tradicionalisht të mira, të ngushta. Ne kemi mbi 25 marrëveshje bilaterale të nënshkruara që mbulojnë bashkëpunimin sektorial midis vendeve tona, ka afërsi midis njerëzve dhe bashkëpunimi ynë është i vazhdueshëm dhe i qëndrueshëm dhe nuk varet nga ndryshimet e qeverive te ne ose atje. Ne respektojmë vullnetin e popullit të Kosovës dhe do të bashkëpunojmë me institucionet e…
Deputeti socialist Alket Hyseni ka reaguar pas lajmit për ndarjen para kohe nga jeta të PD-së Sarandë Hariz Mema, i cili pësoi sot një infarkt që i mori jetën në moshën 54-vjeçare. Hyseni e cilëson një qytetar të mirë të Sarandës, familjar të shkëlqyer që dha një kontribut të çmuar për qytetin. “Lajmi i trishtueshëm për humbjen e jetës së z. Hariz Mema Një qytetar i mirë i Sarandës, një familjar i shkëlqyer dhe një veprimtar politik që me politesë dhe shpirt demokratik dha një kontribut të çmuar për qytetin dhe zonën tonë. Marr pjesë në dhimbjen e familjes ,…
Publiku maqedonas meriton të dijë se cili është plani i veprimit me Bullgarinë, sepse që nga fillimi ne themi se një dokument i ri, marrëveshje, aneks, ose quani si të doni, është në tryezë dhe është me kërkesë të fqinjit tonë lindor, tha sot lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski. – Advertisment – “Publiku maqedonas duhet ta dijë tekstin e këtij plani, sepse, sipas informacioneve tona, përveç çështjeve të identitetit, të cilat përfshijnë traditën maqedonase, gjuhën, zakonet, historinë, figurat maqedonase dhe revolucionarët, ka shumë çështje biznesi që janë pjesë e atë marrëveshje. ose një plan veprimi që është në tryezë. Kur…
Ambasadori amerikan në Kosovë Philip Kosnett ka shkuar sot në zyrat e Lëvizjes Vetëvendosje. Kosnett ka mbajtur takim me liderin e këtij subjekti, Albin Kurti, ndonëse nuk dihet ende se çfarë është diskutuar në takim.Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, mbrëmë ka përfunduar procesimin e votave në ueb faqen e tyre, ku LVV është e para me 47,85% apo 378,550 vota. Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Twitter, Kosnett kishte thënë se, shteti i tij mezi pret që të punojë me Qeverinë e re të Kosovës.“I përgëzoj qytetarët e Kosovës, që dëshmuan përkushtimin për demokraci dhe vizion…
Dorjana Bezat Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në kryeqytet çka bërë që në pranga të bien 2 të rinj, një vajzë 20 vjeç dhe një djalë 22 vjeç. Probleme me ligjin iu hapën edhe një 15 vjeçari që bashkëpunoi me të rinjtë. Këtë të martë në rrugën e “Kavajës” dhe në rrugën “Kongresi i Lushnjës”, në 2 supermarkete në bashkëpunim me njëri tjetrin, me një kartë banke qe ia kishin marrë pa leje një 46 vjeçari kanë bërë blerje të ndryshme në shumën 244.990 lekë. Pasi është konstatuar vjedhja e kartës të rinjtë përfunduan në polici.
Me 10 vota “për” dhe asnjë kundër, Këshilli Gjyqësorë shkarkon gjykatësen e Gjykatës Supreme, Lidija Nedellkova. Ankesa kundër saj u paraqit nga ish-gjyqtari nga Gjykata Supreme, Jovo Vangelovski, për shkak të neglizhencës joprofesionale.
Emocionet të lihen anash, të promovohet qasja më racionale në bisedimet me Bullgarinë, kështu Ministria e Punëve të Jashtme komenton bisedimet me Bullgarinë. Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani thotë thotë se debati në fazën e parë të dialogut ka qenë shumë emocional. – Advertisment – “Fazën e parë e dialogu mes nesh dhe Bullgarisë ishte me shumë emocione, e mbushur me shumë emocione, mendojmë se duhej të ndryshonim qasjen ndaj këtij dialogu, për të vendosur një qasje më racionale në këto bisedime dhe për të vazhduar komunikimi në tema rreth të cilave kemi më tepër mirëkuptim”, tha Osmani.…
Ka nisur procesi i vaksinimit anti-covid për bluzat e bardha në Shkodër, ku janë të pranishëm kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. I pari që bëri vaksinën ishte një mjek, të cilit Rama i uroi shëndet. Ndërkohë, ministrja tha se ditën e enjte hapet dhe qendra e vaksinimit në Vlorë. “Vaksinimin do ta infeksifikojmë. Kanë mbërritur këtu vaksinat e para. Do të hapim të enjten qendrën e vaksinimit në Vlorë dhe do të shtrijmë kështu këtë proces në gjithë vendin.”, tha ministrja.
Në orët e hershme të mëngjesit një shtëpi në fshatin Zhillcë të Tetovës është kapluar nga flakët, ndërsa si pasojë e zjarrit jetën ka humbur një grua rreth moshës 80-vjeçe, raporton Alsat. Ekipi i zjarrfikësve ka ndërhyrë me dy makina dhe shtatë zjarrfikës , por fatkeqësisht e moshuara është gjetur e vdekur. Në vendngjarje ka arritur ekipi i policisë dhe prokurorisë, ndërsa zjarri tashmë është lokalizuar. – Advertisment – “Sot në ora 07:10 në SPB Tetovë, është raportuar një zjarr në hapsirat ndihmëse ngjitur me shtëpinë në fshatin Zhilcë të Tetovës, ku po qëndronte e ndjera 80 vjeçare R.Gj. nga…
Analisti Shpëtim Nazarko ka shpërthyer në sharje ndaj ish-kryeministrit Fatos Nano pas intervistës së këtij të fundit disa ditë më parë që solli shumë reagime. Teksa flitej për politikën shqiptare në krahasim me atë të Kosovës, pas fitores së Albin Kurtit, Nazarko tha mbrëmjen e kaluar në emisionin “Real Story” në News24 se i ka ardhur ndot nga ai dhe se nuk i ka dhënë asgjë Shqipërisë, asnjë ide, duke e krahasuar me një dordolec politik. Sokol Balla: Përmend ’97, aty i ke. Përmend ‘98, del Fatos Nano si zotëri jep mend, ndan kush është i miri, kush është i…
Në sezonin 2020/2021, numri i përgjithshëm i pacientëve me grip sezonal është 539, që është 92.5 për qind më pak krahasuar me të njëjtën periudhë gjatë vitit të kaluar dhe 94.5 për qind më pak se kurba tipike sezonale, thonë nga Ministria e Shëndetësisë, transmeton Alsat. – Advertisment – Shumica e rasteve raportohen në grupmoshën që mbulon shumicën e popullsisë, respektivisht nga mosha 15 deri në 64 vjeç (228 raste), ndërsa incidenca më e lartë është regjistruar tek fëmijët deri në katër vjet. Në javën e pestë të vitit 2021 janë regjistruar gjithsej 45 raste të gripit / sëmundjeve të…

