Dorjana Bezat
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në kryeqytet çka bërë që në pranga të bien 2 të rinj, një vajzë 20 vjeç dhe një djalë 22 vjeç. Probleme me ligjin iu hapën edhe një 15 vjeçari që bashkëpunoi me të rinjtë. Këtë të martë në rrugën e “Kavajës” dhe në rrugën “Kongresi i Lushnjës”, në 2 supermarkete në bashkëpunim me njëri tjetrin, me një kartë banke qe ia kishin marrë pa leje një 46 vjeçari kanë bërë blerje të ndryshme në shumën 244.990 lekë. Pasi është konstatuar vjedhja e kartës të rinjtë përfunduan në polici.



