Një tjetër humbje nga bluzat e bardha. Mjeku i njohur vlonjat, Llambro Bala ka ndërruar jetë sot si pasojë e Covid-19.
Prej ditësh doktori ishte i infektuar, ndërsa nuk mundi dot që të mposhte virusin e rrezikshëm. Lajmin e ka bërë të ditur Urdhri i Mjekëve të Shqipërisë, ku shpreh ngushëllimet për humbjen e mjekut të njohur dermatolog.
“Me dhimbje te thelle Urdhri i Mjekeve te Shqiperise njofton humbjen e Dr.Llambro Bala, mjek Dermatolog ne Vlore, si pasoje e Covid-19.
Urdhri i Mjekeve te Shqiperise shpreh ngushellimet me te sinqerta familjes, kolegeve dhe te afermeve te tij……. I paharuar qofte kujtimi i Tij!”, thuhet në postim.



