Ka nisur procesi i vaksinimit anti-covid për bluzat e bardha në Shkodër, ku janë të pranishëm kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. I pari që bëri vaksinën ishte një mjek, të cilit Rama i uroi shëndet.
Ndërkohë, ministrja tha se ditën e enjte hapet dhe qendra e vaksinimit në Vlorë.
“Vaksinimin do ta infeksifikojmë. Kanë mbërritur këtu vaksinat e para. Do të hapim të enjten qendrën e vaksinimit në Vlorë dhe do të shtrijmë kështu këtë proces në gjithë vendin.”, tha ministrja.



