Author: almakos

Pas miratimit të Projekt-Rezolutën për Shqipërinë në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian, kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla zhvilloi një bisedë telefonike me Raporteren për Shqipërinë zonjën Isabel Santos. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Balla deklaron se e ka falenderuar znj. Santos për Raportin e përgatitur, ku i kërkohet Këshillit Europian “mbajtja pa humbur kohë e Konferencës së Parë Ndër-Qeveritare me Shqipërinë”, duke rikonfirmuar vlerësimin shterues të Komisionit Europian se Shqipëria nuk ka më as kushte dhe asnjë detyrë të papërmbushur që të lidhet me Konferencën. Postimi i plotë i shefit të Grupit Parlamentar të…

Lexo më Shumë

Erjon Skëndaj 11 ditë pa kurën kryesore të mjekimit është lajmi më i keq për një bashkëshort që ka mbi një vit që qëndron në krah të gruas së tij teksa kjo e fundit bën betejën e saj për jetën kundër tumorit të gjirit. Katër ditë më parë Marku denoncoi publikisht në News24 mungesën në shërbimin onkologjik të medikamentit ‘palbociclib’, por siç thotë dhe vetë të gjitha institucionet ku ka trokitur, përfshirë kryeministrin vijojnë të heshtin. Në QSUT i thonë se medikamentet e rimbursueshme administrohen nga fondi i sigurimit dhe kujdesit shëndetësor, ndërsa vetë fondi premton se çështja do marrë…

Lexo më Shumë

Varianti i ri i CoVid-19 kthen një hap mbrapa sistemin shëndetësor në luftën kundër pandemisë. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 721 raste të reja nga 3,323 testet e bëra. Gjysma prej rasteve pozitive janë vetëm në Shkup. Shqetësuese është edhe rritja e shifrave në qytetet e tjera. 24 orët e fundit janë shënuar 9 viktima, ndërsa 1,753 të tjerë janë shëruar. Por, rritja për më shumë se 50% e rasteve pozitive për një javë, ka shtuar edhe rastet në kurim spitalor. Gjithsej 787 pacientë janë duke u trajtuar në repartet infektive të gjithë vendit, shumica prej tyre në…

Lexo më Shumë

Kur Skënder Methasani mori në duar drejtimin e kompanisë së sekuestruar “Rens 2015” në Shkodër, borxhet ishin kapicë, punëtorët të stresuar dhe pulat ishin aq të vjetra, sa nuk prodhonin më vezë. Methasani nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara u caktua si administrator nga gjykata në nëntor 2019. Thuajse një vit më pas, ai vendosi që ta jepte biznesin me qira, pasi siç i tha BIRN në një intervistë, ishte e vetmja mënyrë që shteti të arkëtonte para prej saj. “Shuma e qirasë është 3 milionë lekë të vjetra në muaj, përfshirë edhe detyrimet,” tha Methasani,…

Lexo më Shumë

Vijon procesi i vaksinimit anti-Covid edhe për spitalin e Pogradecit. Vaksinimi po kryhet në qendrën e ngritur më ambientet e ish-shtëpisë së oficerëve. Janë 200 doktorë dhe infermierë që do të marrin dozën e vaksinimit nga spitali i Pogradecit, ndërsa vetëm ditën e sotme do të vaksinohen 100 prej tyre. Procesi deri tani po vijon normalisht. Ndërkohë, më herët vaksinimi ka filluar në disa qytete të vendit si Shkodra, Vlora, Elbasani, Fieri, Berati, Gjirokastra, etj.

Lexo më Shumë

Të ndalojnë së punuari edhe hidrocentralet ekzistuese në Malin Sharr – kjo është kërkesa e ambientalistëve, pasi dje Ministri i Mjedisit tha se me shpalljen e Malit Sharr park nacional, do të ndalohet ndërtimi i hidrocentraleve të reja, ndërsa ato ekzistuese do të vazhdojnë të funksionojnë. Sipas Eko-gerillës, edhe rrëshqitja e dheut në Leshnicë, që shkaktoi dëmtimin e tubit të ujësjellësit kryesor, dhe e la Tetovën pa ujë është shkaktuar nga hidrocentralet në mal. Ata kërkojnë mundësi ligjore për të revokuar të gjitha koncesionet për hidrocentralet. – Advertisment – Nga “Eko Svest” dhe Shoqata e avokatëve të rinj reagojnë përse…

Lexo më Shumë

Kosova vazhdon të regjistrojë një numër shqetësues për sa i përket rasteve të reja si dhe viktimave nga Covid. Autoritetet e shëndetësisë konfirmuan në 24 orët e fundit se 591 qytetarë rezultuan pozitiv me koronavirus dhe 7 persona humbën jetën. Njoftimi i plotë: Nga 3 674 mostra të marra, 591 kanë rezultuar pozitive brenda 24-orëve. Janë regjistruar 7 vdekje dhe 386 janë shëruar. Brenda 24 orëve janë raportuar 7 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 2 raste (78, 68 vjeç), Ferizaj 1 rast (68 vjeç), Gjakovë 1 rast (83 vjeç), Mitrovicë 1…

Lexo më Shumë

Një operacion i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë është duke u zhvilluar në Elbasan. Mësohet se FNSH-të po kryejnë kontrolle në disa ambiente pranë zonës së Kombinatit Metalurgjik. Burime thanë se kontrollet po kryhen për persona të dyshimtë ose që janë shpallur në kërkim më herët. Nuk ende informacion zyrtar nga policia për këto kontrolle.

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev thotë se do të vazhdojë përpjekjet për zgjerimin e shumicës edhe pse numrat e votëbesimit treguan mbështetje prej saktësisht 62 deputetësh, sa ishin deri tani. Ai paralajmëron politika të reja për zhbllokimin e punës së Kuvendit dhe konsensus funksional. – Advertisment – Unë tregoj se sa është i keq bllokimi që ndodh në Kuvend. Si kryetar i Qeverisë nuk do ta toleroj këtë. Normalisht, me nderin që mora sa i takon besimit, mora edhe përgjegjësinë për zhbllokimin e Kuvendit, sigurisht, me bazë ligjore, nëpërmjet Rregullores, nëpërmjet debatit. Këto ditë do të prezantoj edhe politika të reja. LSDM-ja…

Lexo më Shumë

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, tha në rubrikën “Opinion”, në News24, se situata ga Covid në vendin tonë është e qëndrueshme dhe ka një ulje të lehtë të të infektuarve gjatë ditëve të fundit. Ndër të tjera, Brataj foli dhe për pacientët që kurohen në shtëpi dhe nuk pranojnë të shtrohen në spital, duke iu thënë se nëse gjendja e tyre përkeqësohet, duhet t’i drejtohen spitalit. Sipas tij, nuk është e rëndësishme që pacientit t’i vihen dy apo më shumë bombola oksigjeni në shtëpi, por ka shumë rëndësi mënyra se si jepet oksigjeni. Pjesë nga intervista: Qëndrojmë te situata…

Lexo më Shumë

Mos pagesa e subvencioneve për vitin e shkuar për rreth 870 blegtorë të Pollogut, ka revoltuar të njëjtët. Ankohen se nuk i bëjnë dot të mbjellat e pranverës sepse nuk kanë fonde. Ata kërcënojnë me bllokime rrugësh nëse brenda një jave nuk lëshohen subvencionet e parapara. – Advertisment – “Apelojmë deri tek Ministria e bujqësisë, Agjencia për Zhvillim Rural, deri të premten të na lëshohet pagesa e subvencioneve e nëse nuk bëhet kjo, ne do marrim masa të tjera, do bllokojmë autostradën Gostivar – Tetovë, me gjithë blegtorët e rajonit të Pollogut dhe do e nxjerrim bagëtinë në rrugë. Është…

Lexo më Shumë