111-vjeçarja Zenepe Pirani nga Podgorica me banim ne Shkodër, është qytetarja më e vjetër në moshë që ka marrë dozën e parë të vaksinën Pfizer.Asgjë nuk e mposhti ketë grua që ka kaluar dy luftëra botërore dhe tashme dy pandemi botërore. Edhe pse pëshpërit e kuptojmë kur tregon me gjeste moshën dhe pak nga historia e saj e rrallë. Vaksinuesit e gjetën në banesën e saj modeste në lagjen Tophane, ku jeton fillikat dhe i lutet Zotit të largojë pandeminë. Përveç vaksinës, Zenepja ka marrë gjatë jetës së saj me shume se shekullore vetëm aspirinë, ndërsa për krizat e veshkave…
Author: almakos
Ministria e Shëndetësisë njofton se tashmë ka pranuar marrëveshjen për vaksina kundër Covid-19 nga kompania Pfizer/BioNTech, ku janë dhënë detaje në lidhje me shpërndarjen e vaksinave për vitin 2021. – Advertisment – “Prodhuesi Pfizer/BioNTech në vitin 2021 do të shpërndajë 800,280 doza të vaksinave në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Sipas marrëveshjes, dorëzimi i vaksinave do të bëhet në 4 kuartale, ndërsa dorëzimi i parë do të bëhet në mars. Në Marrëveshja thuhet se kompania Pfizer/BioNTech këtë muaj do të dorëzojë 21,060 doza vaksinash në vendin tonë”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.
Jo rrallë herë udhëtimi me autobuzët urban nuk shkon si duhet pasi xhepat apo çantat bijen pre e hajdutëve. Shpesh ata nuk identifikohen por kjy nuk ishte rasti i dy hajdutëve në Kamëz. Gjatë të mërkurës policia ndaloi Arben Avdia dhe Manuel Zekaja, të dy banues në fshatin Yrshek e Laknas, sepse më datë 25 shkurt në rrugën “Dritan Hoxha”, tek “Kupola”, në autobusin e linjës Kamzë-Tiranë, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë vjedhur portofolin e shtetases M. C e cila i denoncoi në polici. Pas hetimeve atorët e kësaj ngjarje do të përbvallenme ligjin.
Kryeministri Zoran Zaev deklaron se besimi që mori dje nga deputetët e obligon të punojë në drejtim të zhbllokimit të ligjeve që kanë ngecur në Kuvend. Ai përsëri theksoi se synon rritjen e numrit të deputetëve të shumicës. – Advertisment – “Më mirë është shumica të jetë më e madhe se 62, është më lehtë. Por edhe kështu mbahet, besoj se do të mbijetojë katër vite. Them se sa është i keq bllokimi që ndodh në Kuvend. Unë si kryetar i Qeverisë nuk do ta toleroj këtë. Normalisht, me nderin që mora sa i takon besimit, mora edhe përgjegjësinë plotësuese…
Eneida Petova Detaje të reja zbardhen sot në lidhje me vdekjen nga Covid-19 të 27-vjeçares nga qyteti i Beratit. Burimet zyrtare të Spitalit Rajonal të Beratit konfirmojnë se e reja mbërriti në këtë spital në gjendje kritike për jetën. Mjekja infeksioniste në Repartin Covid-19 të Spitalit Rajonal të Beratit, Etleva Vila ka deklaruar sot për mediat se Ariola Cakollari është paraqitur në Repartin e Urgjencës të Spitalit Rajonal Berat në dt.25.02.2021,në orën 00:30 minuta dhe vajza ishte në gjendje të rënduar. Mjekja Vila deklaron se vajzës i është dhënë ndihma e shpejtë, ju kryhen të gjitha ekzaminimet dhe nga skaneri…
Kryeministri Zoran Zaev pas vizitës së tij në Shtip në një deklaratë për media tha se tashmë ka arritur marrëveshja me kompaninë Pfizer dhe se pritet që deri në fund të marsit në vend të arrijnë 21 mijë doza të vaksinës Pfizer, transmeton Alsat. – Advertisment – “Мarrëveshja me Pfizer ka arritur. Në tre mujorin e parë, kjo do të thotë diku në fund të marsit do të marrim ato 21 mijë doza të vaksinë Pfizer, në tre mujorin e dytë do të sigurojmë edhe më shumë sasi, dhe në tre mujorin e tretë do të sigurohen edhe më shumë…
Pasi kryeministri Edi Rama e cilësoi ‘komandante’ të luftës kundër koronvirusit, shefja e Infektivit, Najada Çomo ka bërë një ‘bilanc’ të punës brenda spitalit COVID1. E pranishme në prezantimin e programit ‘Shëndetësia që duam’, Çomo tha se brenda atij spitali bëhet një punë e madhe nga i gjithë stafi, ndërsa shtoi se aty ka dhe lotë. “Është një vit pandemie, brenda atyre spitaleve është punë e paimagjinueshme. Atë punë e dimë vetëm ne brenda dhe pacientëve. Çdo person brenda atij spitali jep mundi e tyre, sakrificën dhe ofrojnë përkushtim. Është hera e parë e kësaj pandemie dhe që ndjekim pacientë…
Gjatë 24 orëve të fundit (03/04.03.2021) në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ministria Për Punë të Brendshme ka regjistruar gjithsejtë 636 shkelje për mosmbajtje të maskës mbrojtëse si preventivë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.MPB-ja në vazhdimësi bën thirrje që të respektohen masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria e që kanë për qëllim ballafaqimin me Kovid-19. – Advertisment –
Zbardhen detaje të reja nga vrasja e 31-vjeçarit me të shkuar kriminale, Tauland Gjikaj (Beqiraj, Manaj), mesditën e djeshme, në Vlorë. Gazetari Enrik Mehmeti raporton për “BalkanWeb” se uniformat blu kanë identifikuar dy personat e shpallur në kërkim, si bashkëpunëtorë në krimin e rëndë. Kështu, janë shpallur në kërkim shtetasit Skedjan Gabrani dhe Elton Hajnaj, të cilët kanë ndihmuar autorin e krimit, 44-vjeçarin Hansi Jonuzi, në vrasjen e 31-vjeçarit. Gjithashtu, gjatë kontrollit në vendngjarje, policia gjeti dhe sekuestroi 3 gëzhoja pistolete dhe 1 kapuç. “BalkanWeb” solli mbrëmjen e kaluar momentet e rënda të ekzekutimit të të riut, ku shihej se…
Këshilli nismëtar për kongres të jashtëzakonshëm të VMRO-DPMNE-së ka reaguar pas votëbesimit të qeverisë mbrëmjen e djeshme. Ata kërkojnë sërish dorëheqje nga lideri aktual i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski. Nisma kritikon deklaratat e Mickoskit për posedim të shumicës parlamentare. – Advertisment – “Kryetari aktual Hristijan Mickoski duhet të vërë interesat e shtetit dhe partisë para interesave të tij dhe të lërë pozicionin që mban përpara se të bëjë dëm shtesë. Dje, çdo anëtar i ndershëm i VMRO-DPMNE-së priste triumf. Të gjithë i besonin te kryetari aktual Mickoski, të gjithë pritën shumicën e re parlamentare, për të cilën ai thoshte se e…
Prokurori Enver Krasniqi që po i hetonte tri prej rasteve më të bujshme në vend – vjedhjen e 2.1 milionëve nga Thesari i Shtetit, Listën e Veteranëve dhe çështjen e Kasafortës në Presidencë – ka vdekur mbrëmjen e djeshme, teksa po luante futboll, në lagjen “Arbëria” në Prishtinë. Mësohet se prokurori Krasniqi kishte qenë duke luajtur me miqtë e tij nga Prokuroria dhe disa policë, derisa kjo nuk ishte hera e parë që shkonte në këtë vend pasi aty luante futboll tash e pesë vjet. Burime të Klan Kosova thonë se ai e kishte caktuar vetë terminin e lojës së…
Një 22-vjeçar ka pësuar një aksident me makinë në Itali, ku fatmirsisht ka mundur të shpëtojë. Artur J. mbeti i bllokuar në makinën e tij dhe ishte ndërhyrja e zjarrëfiksëve që bëri të mundur nxjerrjen e tij jashtë. Por duket se ky fakt nuk i ka pëlqyer shqiptarit, që sapo ka dal ka nisur të godasë me grushta zjarrfiksin. Mediat italiane shkruajnë se sulmi ishte absurd ndaj burrit, i cili po përpiqej ta ndihmonte. Karabinierët pastaj ndërhynë në vendin e aksidentit dhe dërguan të plagosurin në spital. Shoferi do të denoncohet dhe zjarrfikësi do të jetë në gjendje të paraqesë…

