Një 22-vjeçar ka pësuar një aksident me makinë në Itali, ku fatmirsisht ka mundur të shpëtojë. Artur J. mbeti i bllokuar në makinën e tij dhe ishte ndërhyrja e zjarrëfiksëve që bëri të mundur nxjerrjen e tij jashtë.
Por duket se ky fakt nuk i ka pëlqyer shqiptarit, që sapo ka dal ka nisur të godasë me grushta zjarrfiksin. Mediat italiane shkruajnë se sulmi ishte absurd ndaj burrit, i cili po përpiqej ta ndihmonte. Karabinierët pastaj ndërhynë në vendin e aksidentit dhe dërguan të plagosurin në spital.
Shoferi do të denoncohet dhe zjarrfikësi do të jetë në gjendje të paraqesë një ankesë.



