Author: almakos

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mesditë në Luar të Roskovecit, ku një djalë ka qëlluar me sende të forta në kokë babanë e tij, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë policia, e cila ka bërë të mundur arrestimin e autorit të krimit, 25-vjeçarin. Informacion paraprak Sot rreth orës 11:50, në fshatin Luar, Roskovec, në banesën e tij, shtetasi E. R., 25 vjeç, për motive të dobëta, ka goditur në kokë me sende të forta(shkop), babain e tij, shtetasin Dh. R., 52 vjeç, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Policia ka bërë…

Lexo më Shumë

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka inspektuar punimet për ndërtimin e maternitetit të ri në Lezhë, i cili pritet të përfundojë brenda pranverës. “Jo vetëm që ka qenë një vit i vështirë ky i pandemisë, por ne nuk e kemi ndalur punën në asnjë moment në kantierin gjigand të shëndetësisë. Qoftë për maternitetin e Lezhës, që e shohim se si kanë ecur punimet dhe do të përfundojmë edhe përpara afatit. Qoftë për maternitetin e Beratit, për maternitetin e Kukësit dhe gjithashtu edhe për maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” ku tashmë punimet kanë filluar”, tha Manastirliu. Ministrja e Shëndetësisë nënvizoi…

Lexo më Shumë

Me dëgjimin e dëshmitarëve të propozuar nga mbrojtja në Gjykatën Penale në Shkup, vazhdoi gjykimi për organizatorët e zhvillimeve të 27 Prillit të vitit 2014. I pari dëshmoi Petre Latinovski, i cili tha se në periudhën 2016-2017 derisa ishte kryetar i Komunës së Butelit, asnjëherë nuk është diskutuar për protestat e “Për një Maqedoni të Përbashkët”. – Advertisment – Latinovski kategorikisht mohoi se nuk ka pasur kurrfarë kontakti me Mile Janakieskin dhe Spiro Ristovski për protestat e “Për Maqedoni të Përbashkët”, dhe se në rast se gjendet veç edhe një dëshmi. Do të dëshironte që edhe ai të jetë në…

Lexo më Shumë

Është zhvilluar seanca gjyqësore për caktim mase sigurimi në ngarkim të shtetasit Arsen Selimi, 43 vjeç, nga Ferma e Çlirimit, i dyshuar për veprën penale “Ngacmim seksual me te mitur”, përkatësisht për mbesën 13-vjeçare. Në seancë gjyqësore është kërkuar caktimi i masës “arrest me burg” nga prokurori Hysen Ajasllari. Gazetari Ervis Kuçi raporton për “BalkanËeb” se i arrestuari Arsen Selimi nuk e ka pranuar akuzën, duke dhënë shpjegime që “e kam mbesë dhe e respektoj si vajzën time”. Nga avokat Rudin Bircaj është kërkuar masa më e butë “Detyrim paraqitje”. Në fund, gjyqtarja Erlanda Agaj ka vendosur caktimin e masës…

Lexo më Shumë

Gjatë 24 orëve të fundit (04/05.03.2021) në gjithë territorin e vendit janë regjistruar 686 shkelje për mosmbajtje të maskës mbrojtëse. Nga Ministria për Punë të Brendshme në vazhdimësi bëjnë thirrje për zbatimin dhe respektimin e masave dhe protokolleve të miratuara nga ana e Qeverisë e që kanë për qëllim ballafaqimin me Kovid-19. – Advertisment –

Lexo më Shumë

Dje (4-mars) në orën 16:10, pas një raporti të mëparshëm, efektivët e policisë nga SPB Tetovë në bashkëpunim me inspektorët nga Inspektorati Shtetëror i Tregut, kanë kryer një kontroll në një restorant në Tetovë, në pronësi të personit K.K. (35) nga Tetova. – Advertisment – Gjatë kontrollit, është konstatuar se objekti nuk kishte respektuar rregullat shëndetësore gjatë epidemisë, gjegjësisht kishte organizuar një dasmë në të cilën ishin të pranishëm rreth 110 persona të ftuar. “Dasma është ndërpre menjëherë dhe objekti është mbyllur nga Inspektorati Shtetëror i Tregut. Pronari K.K. është privuar nga liria dhe është ndaluar në Stacionin policorë Tetovë…

Lexo më Shumë

Policia e Durrësit ka arrestuar 4 persona, për vepra të ndryshme penale. Pas hekurave ra shtetasi me inicialet B. Xh., 53 vjeç, banues në Kavajë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. Ndërkohë që në pranga ra dhe 33-vjeçari me inicialet Dh. T., i cili nga masa “Arrest në shtëpi” përfundoi në në “Arrest në burg”, për veprën penale “Dhuna në familje”. Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë dhe shtetasin me inicialet V. K., 39…

Lexo më Shumë

Jemi në një muaj pranvere. Ne e dimë çfarë gratë kërkojnë gjatë udhëtimeve të tyre në çdo stinë të vitit. E megjithatë pranvera të jep një mundësi më shumë. Ndaj ato optimizojnë përvojën e tyre të qëndrimit në hotelin tonë. Dhe kjo merr vlerë më së tepërmi për klientet femra që marrin rrugën jo vetëm për turizëm e plazh, por më së tepërmi për ato që udhëtojnë për punë e biznes.Prestige Hotel&Restorant siguron mbarëvajtjen e një shërbimi të kompletuar luksoz. Salla e konferencave është krijuar me vëmendje në detaje për ta bërë një grua të tregojë parametrat më të mirë…

Lexo më Shumë

Alsat jozyrtarisht mëson se para pak çastesh në rrugën Makedonska-Kosovska Brigada, në afërsi të pompës së benzinës “Mak Petrol” ka ndodhur një përleshje e armatosur me çrrastë dy persona kanë mbetur të vrarë. Forca të shumta policore janë në vendngjarje dhe po merren me rastin. – Advertisment – Lajmi në përditësim

Lexo më Shumë

Kryenegociatori i Shqipërisë për negociatat me BE-në, Zef Mani, në një intervistë për emisionin “Real Story”, në “News 24”, u ndal tek kontributi i partive politike, në integrimin e vendit në Bashkimin Evropian. Sipas Manit, partitë politike duhet të ulin tonet dhe të gjithë bashkë të kontribuojnë në këtë aspekt, pasi ajo që fiton në fund është vetëm Shqipëria. “Ky është një projekt madhor. Kjo është në të mirë të vendit. Në institucionet ndërkombëtare nuk integrohen partitë politike, por vendi. Kur u integrua Shqipëria në NATO, unë isha ambasador në Londër. Në krye ishte PD, por u fut Shqipëria jo partia. Duhet…

Lexo më Shumë

Kryenegociatori i Shqipërisë për negociatat me BE-në, Zef Mazi, në një intervistë në emisionin “Real Story” në “News 24”, deklaroi se shumë herë ka kritikuar qeveritë në Shqipëri. Mazi thekson se ka kritikuar politikën konfliktuale 30-vjeçare. Ai shton se vetëm dialogu mund të dërgojë tek zgjidhjet e problemeve. “Kritikat që kam bërë ndaj politikës tonë janë publike. I kam bërë, por mënyra si i shikoj sot, është që zgjedhja që ka bërë kryeministri, i ka bërë nder kreut të qeverisë dhe mua. Rama më tha nëse je dakord dhe unë u mundova, sepse ishte nder për mua. Është një nder…

Lexo më Shumë

Koordinatorja e PD, Albana Vokshi, e ftuar në emisionin “Front line” nga gazetarja Marsela Karapanço, deklaroi se keq-manaxhimi i pandemisë në Shqipëri, ka bërë që vendi ynë të jetë ndër vendet e fundit për vaksinimin. Vokshi theksoi se qeveria ka lënë mjekët në mëshirë të fatit. “Nëse është ditë apo natë, mjafton të shikojmë shifrat e pandemisë. Pandemia ishte testi i vërtetë i shëndetësisë. Keq-menaxhimi i pandemisë ka bërë që Shqipëria të jetë ndër vendet e fundit në botë për vaksinimin. Mjafton të shohim sa është pozitiviteti, që ka qenë deri 30 përqind kohët e fundit. Qeveria Rama mashtron. Tetë…

Lexo më Shumë