Kryenegociatori i Shqipërisë për negociatat për BE: Na duhet të dialogojmë për problemet, derisa të gjejmë zgjidhjet

Kryenegociatori i Shqipërisë për negociatat për BE: Na duhet të dialogojmë për problemet, derisa të gjejmë zgjidhjet

Kryenegociatori i Shqipërisë për negociatat me BE-në, Zef Mazi, në një intervistë në emisionin “Real Story” në “News 24”, deklaroi se shumë herë ka kritikuar qeveritë në Shqipëri.



Mazi thekson se ka kritikuar politikën konfliktuale 30-vjeçare. Ai shton se vetëm dialogu mund të dërgojë tek zgjidhjet e problemeve.

“Kritikat që kam bërë ndaj politikës tonë janë publike. I kam bërë, por mënyra si i shikoj sot, është që zgjedhja që ka bërë kryeministri, i ka bërë nder kreut të qeverisë dhe mua. Rama më tha nëse je dakord dhe unë u mundova, sepse ishte nder për mua. Është një nder shumë i madh për mua, për këtë post që më është ofruar. Fakti që kemi politikë konfliktuatle për 30 vjet, e mesazhet e mia kanë qenë që ka një kufi dhe ne duhet të dialogojmë për problemet, derisa të ketë zgjidhje. Unë besoj se përpos retorikës, ka edhe veprime”, tha Mazi.

Zef Mazi nënvizon se në rolin që ka, nuk dëshiron të bëjë ndonjë reklamë, por të jetë realist në lidhje edhe me situatën e brendshme të Shqipërisë.

“Kam qenë përkthyes për disa delegacione që vinin në Shqipëri në vitet e para të demokracisë. Ne si brez kemi një traditë të punës në shtet dhe ky është nder. Ne kemi një fjalë “përkthyes”, por bota e quan interpretues. Unë shpesh kam qenë interpretues, duke përshtatur kontekstin. Nëse e sheh nga jashtë, duket sikur unë dua ta paraqes më mirë situatën më mirë nga se është, por prezenca e të huajve në vend është kaq e madhe, sa duhet të jesh i besueshëm. Duhet të thuash situatën faktike. Zbukurimi të heq kredibilitetin”, u shpreh Mazi.