Author: almakos

Ministri i Jashtëm i Italisë Luigi Di Maio ka kujtuar sot nga Bari mbërritjen e dhjetëra anijeve me shqiptarë 30 vite më parë dhe pritjen nga populli italian, që siç tha ai na bën krenarë dhe sot. Në një konferencë të përbashkët për mediat, me kryeministrin Edi Rama dhe Presidentin e Rajonit të Pulias, Michele Emiliano, Di Maio tha se mbi këtë kornizë nisi afrimi i vazhdueshëm i Shqipërisë në Europë, një afrim që Italia dhe ai personalisht e ka mbështetur dhe inkurajuar. Ministri italian deklaroi se dëshira është që negociatat e pranimit të Shqipërisë në BE të mund të…

Lexo më Shumë

Policia, i ka bërë thirrje sot mësuesve dhe grave, që në datat 7 dhe 8 mars, të menaxhojnë me kujdes festimet për shkak të pandemisë së Covid 19. Drejtoria e përgjithshme e policisë u ka kërkuar të gjithë strukturave në vend që të organizojnë dhe të nxjerrin në terren grupe efektivësh për të mos lejuar organizimin e grumbullimeve në ambiente të hapura dhe të mbyllura, gjatë ditëve të festave. Po ashtu, është kërkuar që të shtohet kontrollet, në lokale, bare dhe restorante, duke njoftuar pronarët për të mos lejuar grumbullimet. Sipas këtij urdhri, policisë do t’i lindë e drejta për…

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur sot se janë 780 raste të reja dhe 21 humbje jetë nga COVID-19 në 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale iu bën apel të gjithë qytetarëve të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga Covid19. Gjatë ditës së sotme janë kryer 1440 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 18,247 vaksinime.Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë…

Lexo më Shumë

Ilirian Leka është invalid dhe është i pamundur prej vitit 1988 prej dëmtimit të shtyllës kurrizore. Jeton në lagjen “28 Nëntori” në Elbasan me 100 mijë lekë të vjetra në muaj. Qeveria i ka hequr pagesën e kujdestarisë që e merrte i vëllai, sepse ai e ndihmon dhe i shërben. Iliriani ende nuk e di dhe askush nuk ia ka sqaruar pse ka ndodhur kjo. Drejtuesi Politik për Elbasanin, Gazmend Bardhi, gjatë një bisede me Ilirianin, ndan me të shqetësimet dhe i tregon për planin që ka PD për personat me aftësi ndryshe. “Ky është një nga ato raste që…

Lexo më Shumë

Ka nisur ditën e sotme trajnimi i 400 infermierëve, të cilët do të marrin pjesë në vaksinimin masiv të popullatës. Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, e kanë konsideruar stafin e ri, një armatë që do të intensifikojë procesin e vaksinimit. “Po bëhemi gati duke trajnuar 400 infermierë, mes të cilëve janë kryesisht aplikanëtët e rinj të portalit “Infermierë për Shqipërinë” dhe janë 100 infermierë të forcave të armatorsura. Ky trajnim do ti përgatisë ata për të kryer procesin e vaksinimit masiv në të gjithë vendin, duke ju shtuar mbi 1 mijë vaksinatorëve që…

Lexo më Shumë

Një zjarr raportohet të ketë përfshirë dy katet e ndërtesës së drejtorisë Arsimore Fier. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:10, te Drejtoria Arsimore Fier. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë të cilët bënë evakuimin e personave që ndodheshin në ndërtesë. Shërbimi zjarrfikës po punon për fikjen e flakëve. Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Lexo më Shumë

Ekspertët në fushën e arsimit vlerësojnë se koncepti i ri për arsimin fillor është i pazbatueshëm për shkak të mungesës së kushteve elementare nëpër shkolla, afatit të shkurtër për zbatimin e tyre, mungesës së trajnimeve adekuate por kushteve tjera për një reformë të munguar cilësore në arsim. – Advertisment – Në një tribun të organizuar nga partitë opozitare Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, profesori Xheladin Murati tha se reforma e prezantuar nga Ministria e Arsimit nuk mund të nis të zbatohet pas pasur fillimisht një projekt pilot në disa shkolla për të parë nëse koncepti mund të zbatohet. “Çdo kush…

Lexo më Shumë

Të premten, Kosova regjistroi shtatë viktima nga koronavirusi. Viktimat janë nga Deçani, Fushë Kosova, Gjakova, Obiliqi, Prishtina, Prizreni dhe Vushtrria. Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike nga 3.192 mostra të testuara, janë regjistruar edhe 564 raste të reja me sëmundjen COVID-19, që e shkakton koronavirusi. Në 24 orë janë shëruar edhe 380 pacientë, duke e çuar në 61.394 numrin e përgjithshëm të të shëruarve, që nga paraqitja e pandemisë. Që prej 13 marsit, 2020 e deri më 5 mars, 2021, Kosova ka regjistruar 71.908 raste me COVID-19. 1.634 raste kanë përfunduar me fatalitet. Raste aktive janë 8.880. Kosova është i…

Lexo më Shumë

David Lega, raporteri për Shqipërinë kërkoi korrigjimin e njoftimit zyrtar të Parlamentit Europian, i cili citonte se ky i fundit rekomandon nisjen e negociatave. Përmes një postimi në Twitter, Lega shkruan se njoftimi nuk përmbante një pjesë thelbësore,  “pasi të përmbushi të gjitha kushtet e vendosura nga Këshilli Europian”. “Në njoftimin për shtyp të PE-së mbi raportin për Shqipërinë thuhet se ne mbështesim mbajtjen e konferëncës  ndërqeveritare sa më parë dhe fillimin e negociatave të pranimit pa vonesa të mëtejshme. POR harron të përmendë “… duke ndjekur përmbushjen e plotë të kushteve të vendosura nga Këshilli i Europian” Ky është…

Lexo më Shumë

Igor Spasov është ekstraduar në vend dhe është dërguar në burgun e Idrizovës. Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se autoritetet bullgare kishin miratuar ekstradimin e tij për të vuajtur dënimin prej 14 viteve për vrasjen e Martin Neshkovskit më 5 qershorit të vitit 2011-të. Spasov u arratis në tetor të vitit 2019 kur edhe iu dha leja për trajtim spitalor. Pas kësaj, ai nuk u kthye në burg. Pas gati dy vitesh në arrati, ai u arrestua më 1 shkurt të këtij viti në Sofje, pas denoncimit paraprak për dhunë familjare. Ish anëtarit të njësisë speciale “Tigrat” i kanë mbetur…

Lexo më Shumë

Policia e Shtetit ka shtuar kontrollet për monitorimin e zbatimit të masave antiCovid në kuadër të ditëve festive, 7 dhe 8 mars. Po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë ndëshkuar me masë administrative 792 shtetas, për moszbatimin masave antiCovid. Njoftimi i policisë: Policia e Shtetit Kontrolle të shtuara për monitorimin e zbatimit të masave kufizuese anticovid, në kuadër të ditëve festive 7 dhe 8 Mars, me qëllim parandalimin e përhapjes së infeksionit COVID-19 . Në vijim të punës për përmbushjen e detyrave funksionale për garantimin e rendit dhe sigurisë, strukturat e Policisë së Shtetit janë…

Lexo më Shumë

Tre mijë vaksina ruse Sputnik arrijnë të dielën në vend, ndërkaq tre mijë doza të tjera përmes mekanizmit Covax pritet të arrijnë në fund të marsit. Kryeministri Zaev paralajmëroi se Marsi do të jetë muaji i fillimit të vaksinimit të popullatës. Dritë jeshile ka edhe nga Astra Zeneca për furnizime të reja me vaksina. – Advertisment – “Të dielën i presim 3000 vaksinat përmes DHL. Ministri po organizohet së bashku me Ambasadorin t’i presin edhe ato t’i lëshojnë në qarkullim. Falë Zotit arritën informacione edhe nga Covax  se do ta respektojnë deri në fund të kuartalit të parë, me siguri…

Lexo më Shumë