Shoqatat për mbrojtjen e mjedisit kërkojnë që të ndalohet puna në hidrocentralet e Sharrit

Shoqatat për mbrojtjen e mjedisit kërkojnë që të ndalohet puna në hidrocentralet e Sharrit

Të ndalojnë së punuari edhe hidrocentralet ekzistuese në Malin Sharr – kjo është kërkesa e ambientalistëve, pasi dje Ministri i Mjedisit tha se me shpalljen e Malit Sharr park nacional, do të ndalohet ndërtimi i hidrocentraleve të reja, ndërsa ato ekzistuese do të vazhdojnë të funksionojnë. Sipas Eko-gerillës, edhe rrëshqitja e dheut në Leshnicë, që shkaktoi dëmtimin e tubit të ujësjellësit kryesor, dhe e la Tetovën pa ujë është shkaktuar nga hidrocentralet në mal. Ata kërkojnë mundësi ligjore për të revokuar të gjitha koncesionet për hidrocentralet.

– Advertisment –

Nga “Eko Svest” dhe Shoqata e avokatëve të rinj reagojnë përse në propozim- ligjin për Parkun nacional nuk është brezi mbrojtës i cili sipas zgjidhjes fillestare, mjedisi duhej të mbrohej nga ndikimi negativ i hidrocentraleve dhe që të kufizohen dëmtimet e mundshme. Për ta është e pakuptueshme si mundet të lejohet që në park nacional të ketë hidrocentrale.

“Nëse njëherë lejohen projekte të tilla në zonat më të mbrojtura, atëherë mbrojtja e natyrës e humb rëndësinë e saj. Të gjitha zonat që presin të mbrohen do të jenë edhe më shumë viktimë e goditjeve”.

Ministri i mjedisit Nuredini dje deklaroi se me investitorët që nuk kanë filluar ndërtimin e hidrocentraleve dhe kanë koncesione, do të negociohet që të tërhiqen nga Mali Sharr.

Igor Stefanovski