Author: almakos

Gjykata e Durrësit ka liruar në detyrim paraqitje përgjegjësin teknik të fabrikës së tullave në Maminas që u dogj 3 ditë më parë, raporton gazetarja Klodiana Haxhiaj. Nga zjarri humbi jetën edhe punëtori 57-vjeçar Besnik Bojaku. Përgjegjësi u arrestua fillimisht me akuzën e mosrespektimit të rregullave të mbrojtjes në punë, por duket se sot është liruar. Në fakt fabrika ishte e re ,e sapo ndërtuar dhe ende nuk ishte vendosur në punë plotësisht. Dyshohet paraprakisht se zjarri erdhi nga një shkëndijë elektrike.

Lexo më Shumë

Florenc Çapja kërkon azil politik në Dubai. Lajmi konfirmohet për “BalkanWeb” nga avokati i tij, Neshat Fana. Mbrojtësi ligjor deklaroi se Çapja ka leje qëndrimi në Dubai, megjithatë ka kërkuar dhe statusin e azilantit, duke argumentuar se nuk ka asnjë provë që është i përfshirë në vrasjen e Gentian e Nezir Beqirit. Avokati Fana i tha “BalkanWeb” se Çapja është shprehur se shteti e ka hetuar prej 12 vitesh dhe nuk ka gjetur asnjë provë ndaj tij. Florenc Çapja është nipi i Ardian Çapjas dhe dyshohet se të dy së bashku kanë urdhëruar vrasjen e babë e bir, Gentian e…

Lexo më Shumë

Në Zonën e Trajtimit të Mbetjeve në Tiranë nisi zbatimi i marrëveshjes midis shoqërisë koncesionare “Integrate Energy” dhe Universitetit Bujqësor të Tiranës për kthimin e kompleksit  të Sharrës në një qendër kërkimesh shkencore. Përfaqësues të dy institucioneve, specialist dhe studentë  ishin në Sharrë, për të vlerësuar gjenden e cilësisë së mjedisit, përmes matjes së parametrave mjedisorë. Administratorja e kompanisë “Integrate Energy”, Ariola Kodra tha se dera është e hapur për këdo që ka interes, sidomos për studentët. Ekipi i pedagogëve dhe studiuesve ndaloi në 5 pika të ndryshme të  zonës së trajtimit të mbetjeve, duke siguruar monstrat për kryerjen e…

Lexo më Shumë

Kryetarja e Gjykatës së Elbasanit, Enkeleda Kapedani, reagon për “News24” pas publikimit të videove në rrjetin social “Tik-Tok”, të cilat i bënte brenda ambienteve të Gjykatës. Kryegjyqtarja Kapedani është shprehur se nuk ka “Tik-Tok”, ndërsa kërkon hetim të rastit për zbulimin e të vërtetës. “Nuk disponoj “Tik-Tok”. Do hetohet rasti qe te zbulohet e vërteta. Ne momentin e duhur do vleresoj rastin dhe do ndjek rrugen ligjore. Nuk publikoj asjehere here ne rrjetet sociale foto apo video ne momentet e punes , por vetem familjen dhe fëmijët. Publikoj rralle foto me familjen dhe fëmijët”, ka thënë kryetarja e Gjykatës së Elbasanit.…

Lexo më Shumë

Shtabi Qendror i Krizës në mbledhjen e sotme ka pranuar të gjitha rekomandimet e Komisionit për Sëmundje Infektive (KSI) për zbutjen e masave restriktive dhe të njëjtat i propozon për miratim në seancë Qeveritare. – Advertisements – Në mbledhjen e Shtabit të Krizës pas një debati konstruktiv dhe gjithnjë duke marrë parasysh uljen drastike të shifrave dhe uljen e numrit të rasteve aktive, pas rekomandimit të KSI-së janë miratuar këto propozim rekomandime për lehtësim të masave, duke filluar nga 1 qershor 2021. 1. Heqja e maskës në hapësirat publike, me rekomandim që maska të mbahet nëse numri i personave është…

Lexo më Shumë

Operacioni antidrogë i nisur dy ditë më parë në zonën e Krujës vazhdon ende. Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “BalkanWeb” se policia, RENEA dhe FNSH janë duke zhvilluar kontrolle të shumta në banesa dhe pyje, me qëllim zbulimin e parcelave me kanabis. Ndërkohë në dy ditët e para u arrestuan 16 persona. Në pranga janë vënë: Asllan Deliu, Marsel Loci, Eldi Kaceli, Indrit Kullaj, Dashamire Deliu, Musait Vathi, Xhavit Kullaj, Dashamir Kullaj, Ferit Kullaj, Erlind Almeta, Fetije Kullaj, Refik Deliu , Erjon Deliu , Flamur Halili, Ervin Perlica dhe Sokol Kullaj. Në operacionin ku u përfshinë edhe Forcat RENEA, u…

Lexo më Shumë

Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë 24 orëve të fundit vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë regjistruar 133 shkelje në trafik, prej tyre 64 për tejkalim të shpejtësisë, 8 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 3 për kalim në të kuqe në semaforë. Janë shqiptuar edhe tre gjoba për përdorim të telefonit, 14 gjoba për motoçiklistët dhe 19 për parkim të parregullt. – Advertisements –

Lexo më Shumë

Gazetarja Klodiana Haxhiaj raporton për BalkanWeb detaje të reja nga ngjarja e 23 majit në Durrës që përfundoi me vdekjen e një 53-vjeçari. Siç raporton gazetarja Haxhiaj, shtetasi Mirjan Ashiku e qëlloi me grusht 53-vjeçarin Zef Krasniqi dhe ky i fundit është rrëzuar përtokë, ku i ka zënë koka në gur. Pas 4 ditësh ai ndërroi jetë te Trauma. Policia deklaroi se familjarët nuk kishin pretendime, teksa ata kanë thënë se 53-vjeçari vuante nga tensioni i lartë prandaj është rrëzuar. Tashmë autori akuzohet për plagosje të rëndë me dashje me pasojë vdekjen.

Lexo më Shumë

Nga sot në tërë territorin e Kosovës hynë në fuqi masat e reja anti-COVID-19, masa këto për të cilat mori vendim Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur të premten. Me hyrjen në fuqi të masave të reja nuk do të ketë më orë policore në komuna e Kosovës, ndërsa orari i gastronomisë do të zgjatet deri në orën 23:00. Po ashtu, si masë lehtësues është edhe mospërdorimi i maskës për personat që ecin vetëm në rrugë. Lehtësimi i masave erdhi pas rënies së numrit të të vdekurve dhe të të infektuarve me COVID-19. Këto janë të gjitha masat anti-Covid-19…

Lexo më Shumë

Moti sot në vend do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me reshje të përkohshme të shiut, veçanërisht në pjesët perëndimore. Do të fryj erë e dobët deri në mesatare ndërsa përgjatë Vardarit përkohësisht e përforcuar nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 6 deri në 12 gradë, ndërsa ajo maksimale nga 17 deri në 25 gradë Celsiusë. – Advertisements – Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë i ngjashëm. Temperatura minimale do të ulet në 9 ndërsa ajo maksimale do të arrij deri në 21 gradë Celsiusë.

Lexo më Shumë

Në emisionin “Autokton” të gazetares Anila Ahmataj, u trajtua këtë të dielë,historiku i fshatit Iballë të krahinës së Pukës si dhe veprimtaria e heroit Zenel Aga. Historiku i Iballës, fshatit më të vjetër të Pukës. Iballë, është një emër i vjetër mijra vjet para Krishtit. Një fshat i cili ndodhet në veri-lindje të qytetit të Pukës, i rrethuar me male në formën e një kurore.3-4 shekujt e fundit para Krishtit, Pirustët, xehatarë në këtë vend kanë shkrirë metale, kanë prodhuar arin, argjendin dhe armë luftarake. Pirustët në Iballë kishin kalanë e tyre ku brenda mureve të saj gjendet edhe sot…

Lexo më Shumë

Punonjësi 51-vjeçar Viktor Ballaj ka ndërruar jetë 29 ditë pasi u plagos nga shpërthimi i flakëve në pusin e naftës në Ballsh. Ballaj pësoi djegie të rëndë në trup prej flakëve nga shpërthimi i tubacionit të dekantimit të naftës. Ballaj ishte i vetëm në momentin e ngjarjes dhe iu dogj 40% e trupit. Gjykata më 6 maj vendosi masë e sigurisë ‘detyrim paraqitje’ për shefin e sigurimit teknik, Erion Alushi. Ai u akuzua për shkeljen e rregullave të mbrojtjes në punë pasi ishte përgjegjës për sektorin e dekantimit të naftës dhe punonjësin Viktor Ballaj.

Lexo më Shumë