Ministria e Ekonomisë dhe Inspektorati shtetëror i tregut nuk japin asnjë informatë lidhur me analizat për hyrjen dhe djegien e vajit të përdorur e të deklaruar si mazut. Detajet nga analizat pritet të publikohen të martën. Ministri i ekonomisë Bekteshi tha se nga kontrollet e bëra ditëve të fundit janë kthyer pas cisterna me mazut që nuk i kanë plotësuar standardet. Mazuti kontrollohet në laboratorë tjerë të akredituar. Ata kontrolle janë përfunduar në Inspektoratin e Tregut, posaçërisht me ardhjen e drejtoreshës së re, tashmë janë kthyer disa cisterna. Unë nuk dëshiroj të hyj tek emrat e kompanive cisternat e të…
Author: almakos
Ministria e Ekonomisë dhe Inspektorati shtetëror i tregut nuk japin asnjë informatë lidhur me analizat dhe fajtorin për hyrjen dhe përdorimin e mazutit. Ministri Kreshnik Bekteshi deklaroi se pas grumbullimit të analizave nga të gjitha Institucionet, detaje për këtë çështje do të japin të martën. Drejtuesja e Inspektoratit të tregut Aneta Simeska Dimovska tha se kanë filluar inspektimet intensive nëpër pikat e karburantit, me qëllim që të kontrollohet cilësia e tyre. Sipas saj me laboratorin mobil, nafta dhe benzina do të kontrollohen në kufi gjatë importit. – Advertisements –
Ndërsa 8 vite më parë kjo vogëlushe me vonesa në zhvillim po kalonte një jetë të tmerrshme në një nga shtëpitë e përkujdesit në vend, familja Ismail po merrte vendimin që të pranonte edhe një tjetër anëtar në familje, një fëmijë që kishte nevojë për dashuri. Humbja e katër fëmijëve dhe kalimi i një operacioni të vështirë që i pamundësuan zonjës Majmire të mund të vazhdonte të punonte, ishin disa nga arsyet që çuan në marrjen e vendimit për marrjen e një fëmije në përkujdesje. Më 23 shkurt të vitit 2013 në oborrin e tyre mbërritën punonjësit social që në…
Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë përditësuar të dhënat e fundit të ecurisë së COVID-19 atje.Sipas njoftimit zyrtar, në 24 orët e fundit, fatmirësisht, nuk është shënuar asnjë viktimë nga virusi.Rastet e reja në 24 orë janë 23 ndërsa lajmi mirë është se të shëruarit janë 130. Njoftimi i plotë: ASNJË RAST I VDEKJES, 23 RASTE POZITIVE DHE 130 TË SHËRUAR NGA COVID-19! Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 2.120 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi…
Kaluan më shumë se një vit pasi u paralajmërua parku në Karposh 4. Hapësira është rrafshuar dhe janë bërë gati 60 mijë metra katror. Kryetari i Karposhit Bogoev thotë, gjithçka është në dorë të Qytetit të Shkupit i cili duhet të zgjedh kompaninë për realizimin e punëve. Atje kemi filluar aktivitete në bashkëpunim ndërkomunal me Qytetin e Shkupit. Qyteti i Shkupit dhe komuna e paralajmëruan parkun, atje filluan me pastrim dhe u shpall konkurs nga Qyteti i Shkupit për projektin më të mirë që do të duhet të miratohet më tej nga Komisioni dhe u miratua në atë periudhë”, tha…
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka kujtuar djalin e presidentit amerikan, Joe Biden, Beau Biden.Osmani së bashku me bashkëshortin dhe dy vajzat ka vendosur kurora lulesh te memoriali i cili i është dedikuar atij. “Beau shërbeu në Kosovë, larg familjes dhe vendit të tij, për ta ndihmuar shtetndërtimin në Kosovë dhe funksionimin dhe sundimin e ligjit në vendin tonë”, ka shkruar Osmani. Sot, në përvjetorin e ndarjes nga jeta të Beau Biden, iu bashkuam përkujtimeve të familjes Biden për të. Beau shërbeu në Kosovë, larg familjes dhe vendit të tij, për ta ndihmuar shtetndërtimin në Kosovë dhe funksionimin dhe sundimin…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mesditë në Portin e Durrësit. Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për “BalkanWeb” se një emigrant është mbytur në det. Viktima është rreth 25 vjeç, ndërsa dyshohet se është sirian. Trupi i të riut është gjetur brenda basenit ujor nga policia kufitare dhe është nxjerrë në breg pa shenja jete. Në foton që sjell gazetarja Haxhiaj i riu shihet me çantën e shpinës, me gjërat e tij personale, teksa është nxjerrë nga uji. Ai ka humbur jetën në tentativë për t’u larguar në Itali përmes Portit të Durrësit.
Me sukses është kryer transplantimi i tretë i zemrës në vendin tonë, informon ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, transmeton Alsat. – Advertisements – “Ka filluar të rrah zemra e re e 39-vjeçares, të cilës mëngjesin e sotëm i është kryer transplant i zemrës. Operacioni i vështirë ka zgjatur pesë orë. Pacientit i dëshiroj shërim të shpejtë”, ka shkruar ministri Filipçe. Filipçe mëngjesin e sotëm njoftoi theksoi se tashmë janë realizuar transplantimet e dy veshkave nga një pacient i vdekur, familja e të cilit është dakorduar që organet të dhurohen për transplant.. “Mëngjesin e sotëm në orën 6:33 filloi procesi për…
I njohur me emrin e artit Gjon’s Tears, këngëtari me origjinë shqiptare Gjon Muharremi përfaqësoi Zvicrën në Eurovision, ku arriti të marrë vendin e tretë. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj mirëpriti në zyrën e tij këngëtarin të cilin e vlerësoi maksimalisht për arritjet, teksa i dhuroi “Kullën e Sahatit” në shenjë mirënjohjeje. “Të kam ndjekur që kur ke qenë fëmijë edhe je shembulli i dikujt që i ka arritur gjërat me punë, me punë, me punë, me punë, me punë, me përpjekje. Një familje që ka sakrifikuar shumë për të të rritur, ama ja ke shpërblyer. Edhe kur…
Operatorët e Inteligjencës britanike besojnë që është e mundshme që pandemia e koronavirusit të ketë nisur nga një rrjedhje në një laborator kërkimi në Wuhan. Tashmë po hetohet mundësia që një “rrjedhje” nga Instituti i Virologjisë në Wuhan, të ketë nisur pandeminë që u ka marrë jetën më shumë se 3.5 milionë personave. Agjencitë e inteligjencës perëndimore deri më tani e kanë konsideruar si të largët mundësinë që virusi të ketë dalë nga ndonjë laborator. Por, së fundmi po rishikohet teoria sipas së cilës Covid-19 nuk vjen nga bota e egër. Kjo teori është mohuar kategorikisht nga Pekini, por ka…
Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 1.755 teste të kryera janë regjistruar 23 raste të reja me Covid-19, prej të cilëve 15 vetëm në Shkup. Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 1.191 pacientë, transmeton Alsat. Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 10 pacientë. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 155.269 raste, prej të cilëve 148.664 janë shëruar, kurse 5.408 kanë ndërruar jetë. Aktualisht në vendin tonë janë 1.197 raste aktive me virusin korona, 506 prej të cilëve janë vetëm në Shkup. – Advertisements –
Policia e Korçës ka arritur të vendosë në pranga 39-vjeçarin Erjon Hoxhallari. Ky i fundit një ditë më parë, gjatë një konflikti të çastit me disa persona në lokalin në pronësi të shtetasit A.B., ka qëlluar me armë zjarri pistoletë, por fatmirësisht, pa shkaktuar dëme në njerëz. Hoxhallarinuk ishte i panjohur për policinë, pasi dhe në të kaluarën ishte arrestuar prej tyre. Materialet i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme. Njoftimi i plotë i Policisë: U konfliktua me klientët e lokalit dhe qëlloi me armë zjarri në ajër, duke prishur qetësinë publike,…

