Komisioni i Sëmundjeve Ngjitëse sot ka kontrolluar sallat e Kuvendit dhe hapësirat ndihmëse për të konstatuar nëse janë përmbushur të gjitha kushtet që Kuvendi të fillojë ti mbajë seancat plenare në Sallën “Maqedonia”, duke respektuar masat për mbrojtje nga KOVID – 19. Në takim me kryetarin e Komisionit dhe anëtarët e tjerë, kreu i Kuvendit, Talat Xhaferi, i ka informuar ata se shërbimi, deputetët, sigurimi dhe të pranishmit e tjerë në institucionin ligjvënës e kanë përfunduar procesin e imunizimit. Pas takimit, përmes kumtesës për media, nga kabineti i kryetarit të Kuvendit thonë se besojnë që Salla plenare i përmbush kushtet…
Author: almakos
Autoritetet shëndetësore në Kosovë, kanë përditësuar të dhënat sa i përket ecurisë së COVID-19 atje. Sipas të dhënave zyrtare, në 24 orët e fundit, janë regjistruar si të infektuar 5 qytetarë. Ndërsa fatmirësisht, në këtë interval kohorë nuk është regjistruar asnjë viktimë nga virusi. Lajmi tjetër i mirë, është që gjatë 24 orëve të fundit, në territorin e Kosovës janë shpallur 184 të shëruar 184 qytetarë. Njoftimi i plotë: ASNJË RAST I VDEKJES, 5 RASTE POZITIVE DHE 184 TË SHËRUAR NGA COVID-19! Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR,…
Kërcënimet për bojkot dhe mos përmbyllje të vitit shkollor në afatin e caktuar kanë detyruar drejtorët e arsimit fillor të nisin procedurat për pagesën shtesë të mësimdhënësve me orar të dyfishuar. Drejtori i shkollës fillore “26 korriku” në komunën Shuto Orizarë, Driton Ganiu tha se po bëjnë përgatitjet e fundit për mënyrën e pagesës. Ndërkohë, kreu i Kumanovës, Maksim Dimtrievski tha për Alsat se institucioni që ai drejton nuk mund ta realizojë këtë pagesë për momentin. Sipas Dimitrievskit, bllok dotacionet për arsim nuk janë të mjaftueshme për këto shpenzime. Nuk ka bojkot e as paralajmërim për bojkot. Problemi nuk…
Zv/drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Albert Dervizhaj në një deklaratë për shtyp ka njoftuar se Ardi Veliu ka miratuar aktet përkatëse pas aktit normativ të Këshillit të Ministrave për lehtësimin e masave lehtësuese. Dervishaj bën me dije se Policia ka ndërmarrë disa akte lehtësuese për qytetarët që janë ndëshkuar gjatë pandemisë. Ai thotë se cilido që për shkak të shkeljes së rregullave të pandemisë iu pezullua leja e drejtimit, iu bllokua automjeti apo iu hoq leja e qarkullimit, do i zëvendësohet me gjobë me afat 30-ditor. Kjo vlen vetëm për shkeljet gjatë pandemisë dhe jo nëse qytetarët kanë…
Vrasjet në Fushë Topanë dhe Butel ende nuk janë zbardhur. Brenda një muaji, u vranë katër persona. Autorët e tyre nuk dihen, pra, asnjë i arrestuar për këto vrasje. Nuk ka asnjë gjurmë të autorëve të vrasjeve në Fushë Topanë, ku 28- vjeçari Afrim Berisha dhe 24-vjeçari Burim Vardar u qëlluan për vdekje në makinë. Megjithëse video mbikëqyrja ishte kontrolluar në këtë rast, deri më tani ka informacione në lidhje me persona dhe automjete, ndërsa dëshmitarët okularë dhe personat që mund të kenë lidhje me rastin janë marrë në bisedë informative. Policia ende nuk ka treguar nëse ka ndonjë të…
Ulqinit, Rudolf Elezoviç. Mësohet se humbja e tij ka ndodhur në kufirin mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, në zonën mes fshatrave Pentar dhe Reç. Ai mësohet se kohët e fundit ka punuar në sektorin e anti-trafikut në Policinë Kufitare të Malit të Zi. Humbja e tij ka ngritur në këmbë policinë shqiptare, ku mësohet se në bashkëpunim kanë qenë duke hetuar trafikun dhe goditjen e trafikut në të dyja anët e kufirit. Rudolf Elezoviç kohët e fundit rezulton të ketë kaluar kufirin mes Shqipërisë dhe Malit të Zi disa herë, në bazë edhe të marrëveshjes dypalëshe. Mësohet se kontaktin…
Ngjarjet e fundit makabre të krimeve ndaj grave, nënave, bashkëshorteve kanë tronditur mbarë opinionin publikë. I tillë ishte krimi që ndodhi në Elbasan vetëm pak metra larg gjykatës, ku Koço Buzo ekzekutoi me breshëri plumbash bashkëshorten e tij, Liljana Buzo. Krimi ndodhi në sy të djalit të çiftit, ku ai së bashku me nënën kishin dalë nga seanca gjyqësore e divorcit. Të shtëna armësh, përleshje dhe klithma që tronditën gjithë Elbasanin. I menjëhershëm ka qenë reagimi i një ish-oficeri policie, i cili pa asnjë hezitim i është drejtuar vendit, ku po ndodhte ngjarja, dhe menjëherë ka neutralizuar kalimtarët dhe një…
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sot tha se edhe përkundër lehtësimit të masave, rekomandohet që të respektojnë masat gjatë grupimeve, sidomos mbajtjen e maskave, transmeton Alsat. Filipçe tha se gjendja aktuale me pandeminë po përmirësohet, por që sipas tij duhet të kemi kujdes pasi askush nuk mund të parashikojë periudhën e ardhshme. – Advertisements – “Maska është mekanizëm i mirë për mbrojtje, po largohet edhe ndalesa për grupim, por është mirë të kemi parasysh nëse ka grupime qoftë edhe jashtë edhe pse është nxehtë duhet ta përdorim. Kjo vlen edhe për mbledhjet në shtëpi”, pohoi Filipçe. “Lejohen ahengje, dasma, dhe…
Afati i mbylljes së pikës kufitare së Kapshticës shtyhet deri në 7 qershor. Pavarësisht se Shqipëria ka dalë nga zona e kuqe e Covid 19 dhe dita ditës ka shënuar raste në rënie të infektimeve, kjo nuk mjafton që shteti fqinj të hapë kufirin për shqiptarët. Në një njoftim të ambasadës greke është lajmëruar se dogana do të vijojë të jetë e mbyllur duke lënë në zbatim të njëjtat masa, pra lejimin e kuotës prej 400 personash, transmeton TCH. Punonjësit sezonalë mund të vijojnë kalimin drejt drejt shtetit helen. Ndërkohë, në Drejtorinë e Kufirit ende nuk ka një njoftim zyrtar…
Anëtarët e Komisionit për Sëmundje Infektive, në mesin e të cilëve edhe kreu i këtij komisioni, Zharko Karaxhovski sot kanë vizituar Kuvendin, transmeton Alsat. Kjo vizitë e KSI-së vjen pas paralajmërimeve të kreu të Kuvendit, Talat Xhaferri për rikthim të deputeteve në sallën e vjetër plenare që nga qershori, pasi e njëjta për shkak të Covid-19 ishte jashtë funksioni që nga gushti i vitit të kaluar. “Sot kisha takim me kryetarin dhe përfaqësuesit e Komisionit të Sëmundjeve Ngjitëse të cilët kryen kontroll të sallave dhe hapësirave ndihmëse për të konstatuar nëse janë përmbushur të gjitha kushtet që Kuvendi të fillojë…
Disa ditë më parë, qyteti i Shkodrës është tronditur nga një vrasje që ndodhi në orët e vona të mbrëmjes. 47-vjeçari Mark Kodra, ka vrarë me breshëri kallashnikovi 25-vjeçarin Emiljano Ndou. Arsyeja sipas autorit, kishte të bënte me faktin që viktima, sistematikisht i sillte probleme, duke i ngacmuar vajzat, por edhe duke i xhiruar gomat e bërë zhurmë para shtëpisë. “Nuk durova dot më, ma kishte sjellë te hunda”, ka deklaruar autori gjatë arrestimit nga policia disa ditë më parë. Sakaq, gazetarja Doriana Bezat, në një lidhje direkte për emisionin “Me Zemër të Hapur”, ka rrëfyer detaje nga krimi i…
Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 1.325 teste të kryera janë regjistruar 3 raste të reja me Covid-19. Rastet janë regjistruar vetëm në kryeqytet. Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 45 pacientë. Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 5 pacientë. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 155.272 raste, prej të cilëve 148.709 janë shëruar, kurse 5.419 kanë ndërruar jetë. Aktualisht në vendin tonë janë 1.150raste aktive me virusin korona, prej të cilëve 484 vetëm në Shkup, ndërsa 110 në Kumanovë.

