Policia e Elbasanit ka goditur një rast të shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla. Gjatë aksionit, policia ka arrestuar dy trafikantët, si dhe ka sekuestruar Arrestohen në flagrancë dy shtetas që posedonin dhe shpërndanin lëndë narkotike, doza me lëndë narkotike kokainë, 2 aparate celular, një peshore e vogël elektronike dhe para të përfituara nga shitja e lëndës narkotike. Njoftimi i policisë: Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla, gjatë kontrolleve të shtuara për rritjen e parametrave të sigurisë, specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të…
Author: almakos
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencën e sotme për shtyp para Klinikës së Fëmijëve në Shkup njoftoi se ilaçi kundër fibrozës cistike tek fëmijët po japin rezultate, transmeton Alsat. Filipçe tha se kjo sëmundje është trajtuar edhe me anë të transplantimit, tashmë tek tre pacientë. – Advertisements – “Ilaçi Kalideko po jep rezultate të shkëlqyera. Një pjesë e fëmijëve që e marrin tashmë për shumë javë nuk paraqiten në spital, pasi ky ilaç me të vërtetë reagon shkëlqyeshëm. Përparon edhe procesi i transplantimit, në dy vitet e fundit janë kryer tre transplantime përmes metodës augene tek fëmijët mbi 16…
Shqiptaro-amerikani Ardian Zika u largua nga Kosova në moshën 17 vjeçare në kërkim të një jete më të mirë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 21 vite më vonë, më 2018, ai fitoi mandatin e tij të parë si anëtar i Dhomës së Përfaqësuesve në shtetin e Floridës, ndërsa tani gëzon mandatin e tij të dytë në këtë detyrë. Në një intervistë për Zërin e Amerikës zoti Zika thotë se arsyeja që e nxiti të futet në politikë është që të sigurohet se edhe gjeneratat e reja gëzojnë mundësitë që ai i gjeti në ShBA. Nëntorin e vitit të kaluar…
Sot hyjnë në fuqi vendimet për zbutjen e masave anti kovid, përkatësisht heqja e maskave në ambientet e hapura, grupimi i njerëzve, lejimi i dasmave e të tjera. Por, orë policore do të ketë edhe dy javët e ardhshme. Shtabi Qendror i Krizës në mbledhjen e djeshme ka pranuar të gjitha rekomandimet e Komisionit për Sëmundje Infektive (KSI) dhe të njëjtat i propozon për miratim në seancë e Qeverisë e cila do të mbahet gjatë ditës së sotme. Në mbledhjen e Shtabit të Krizës duke marrë parasysh uljen drastike të shifrave dhe të rasteve aktive, lejohet publiku edhe në ngjarjet…
Ambasada e BE-së në Shqipëri deklaron se paketa e vaksinave të BioNTech/ Pfizer të mbërritura sot në Rinas, janë financuar nga BE dhe janë mundësuar nga Austria. Sipas ambasadës së BE, një total prej rreth 20,000 vaksinash Pfizer janë dorëzuar brenda muajit maj duke e ndihmuar Shqipërinë të luftojë COVID-19. “Paketa e pestë e vaksinave të financuara nga BE BioNTech/ Pfizer dhe të mundësuara nga Austria sapo mbërritën! Një total prej rreth 20,000 vaksinash Pfizer janë dorëzuar brenda muajit maj duke e ndihmuar Shqipërinë të luftojë COVID-19. Vaksinat e financuara nga BE do të vijnë çdo javë deri në fund…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se në procesin e dialogut me Serbinë, për Kosovën është thelbësore që të respektohet integriteti territorial, rregullimi i brendshëm kushtetues dhe shtetëror, si dhe funksionaliteti i vendit. “Ne presim që procesi të përfundojë me njohjen reciproke, duke i respektuar këto parime, dhe që marrëveshja të jetë plotësisht e zbatueshme”, tha Osmani, duke shtuar se çështja e personave të zhdukur dhunshëm gjatë luftës së fundit në Kosovë, duhet të jetë prioritet në dialog. Osmani i bëri këto komente në një takim që zhvilloi të hënën me përfaqësuesin e posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav…
Sekretari i PD-së për Çështjet Ndërkombëtare, Arben Kashahu, i ftuar në emisionin “Front line” të gazetares Marsela Karapanço në “News 24” ka komentuar ndër të tjera edhe shpalljen e ish-kryeministrit Sali Berisha “non grata”. Kashahu theksoi se shpallja e Berishës non grata nuk është mesazh për ndonjë parti politike në vendin tonë, kurse shtoi se elektorati i PD-së është më pro perëndimori në Shqipëri. “Amerika po përdor instrumentet e saj, një nga instrumentet që përdor është edhe shpallja non grata e disa individëve. Jam i sigurt që nuk është mesazh drejtuar një force politike. Në rast se dikush shpallet non…
Nga ora 9 e ditës së martë pritet të nisë vaksinimi i drejtuesve të taksive 4 plus një që operojnë në qarkun tiranë me vaksinën Sputnik 5. Vaksinimi me vaksinën ruse është planifikuar të kryhet brenda 48 orëve të ardhshme në ambientet e Stadiumit Kombëtar ‘Air Albania’, siç deklarojnë përfaqësues të sindikatës. Por sindikata e taksive e quan të pamundur vaksinimin e 1500 drejtuesve të automjeteve taksi në vetëm 48 orë duke i bëri thirrje ministrisë së shëndetësisë që të shtyjë afatin e vaksinimit përtej ditës së mërkurë. Përfaqësues të sindikatës thanë se i kishin kërkuar që prej dy muajsh…
Pas përleshjes së vjehrrit dhe dhëndrrit që ndodhi në avion dy ditë më parë në një aeroplan të linjës, Prishtinë -Basel ka reaguar një pasagjere e cila bëri edhe videon e konfliktit. Ajo ka pranuar të rrëfejë të gjithë sherrin në kushte anonime për Klan Kosova. Ajo tha se direkt pasi u ul avioni në Zvicërr 65-vjeçari kishte çelësat në dorë dhe me to e sulmoi dhëndrrin e tij. Sipas pasagjeres debatin e filloi 65-vjeçari duke e fyer dhëndrrin me të cilin edhe para nisjes nga prishtina kishin patur debate. Ai sipas vajzës e ka sulmuar dhëndrrin sepse ai i…
Në Shqipëri, Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani, njoftoi sot se ka urdhëruar nisjen e një hetimi disiplinor ndaj drejtueses së Gjykatës së Elbasanit, Enkeleda Kapedani, pas publikimit të disa videove të saj në platformën Tik-Tok. Në këto video gjyqtarja Kapedani shfaqet ndërsa ecën me ritëm sfilate nëpër korridoret e Gjykatës si dhe në mjediset e zyrës së saj. Madje në sfond të njërës prej videove dëgjohet melodia e një kënge shqiptare të titulluar “Mafia”. Videot, të cilat bënë xhiron e rrjeteve sociale, nxitën Inspektorin e Lartë që të nis menjëherë hetimin, për “shkelje të kodit të etikës së…
Kryeministri Edi Rama ishte sot për inspektim në spitalin Rajonal Memorial të Fierit, ndërsa nuk i kurseu batutat. Në këtë spital janë kryer 100 konsultat deri më tani si dhe dy operacione, ndërsa 18 pacientë janë të shtruar. Kreu i qeverisë u ndal në një dhomë ku vizitoi një pacient, ndërsa ky i fundit nuk i kurseu lëvdatat për stafin mjekësor dhe kushtet e spitalit të ri. Rama nuk e kurseu humorin, ndërsa tha; “po këtë pse e mbani se ky qenka në super formë”. “Unë jam i sëmurë o kryeministër po do shërohem po ti të na rrosh, e…
Inspektorati i Lartë i Drejtësisë ka dërguar një ekip të posaçëm në Gjykatën e Elbasanit në lidhje me rastin e kryegjyqtarës në detyrë, Enkeleda Kapedani. Kjo e fundit është nën hetim pas publikimit të videove në rrjetin social “Tik-Tok”, të cilat magjistratja i bënte brenda ambienteve të Gjykatës. Gazetarja Klodiana Lala raporton për ‘BalkanWeb’ se grupi i ILD do të fotografojë zyrën dhe ambientet e Gjykatës, për të verifikuar kështu nëse videot e gjyqtares janë bërë në këto ambiente. HETIMI Lidhur me videot e publikuara në “Tik-Tok”, Inspektorati i Lartë i Drejtësisë urdhëroi nisjen e hetimit disiplinor për kryegjyqtaren, e…

