Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në konferencën e sotme për shtyp u shpreh i zhgënjyer pasi nuk është realizuar takimi i premtuar nga Zoran Zaev në lidhje me Ligjin për Shtetësinë, transmeton Alsat. Mickoski tha se VMRO-ja do të tashmë ka marrë propozim ligjin dhe se do të propozojë amendamente shtesë. – Advertisements – “Deri më sot, deri në këtë 1 qershor një bisedë e tillë nuk është realizuar. Askush nuk na ka informuar çfarë përmban marrëveshja. Deputetët i kanë marrë amendamentet në mënyrë zyrtare nën suaza të procedurave parlamentare, i kemi parë, dhe në bazë të marrëveshjes mes Zoran…
Author: almakos
Kryeqyteti i Greqisë, Athina për të tretën ditë radhazi nuk po gjen qetësi nga ngjarjet kriminale. Mëngjesin e sotëm disa të shtëna ka pasur në drejtim të një ndërtese në lagjen Alimos. Mësohet se nuk ka pasur të lënduar, por ngjarja nuk është zbardhur ende. Ditën e djeshme u vra boksieri Tassos Berdesisi , i arrestuar vite më parë në Patra dhe i njohur për lidhjet me personat me precedent kriminal.Ndërkohë dy ditë më parë u ekzekutua Aristidh Papa, shqiptar me precedent të theksuar kriminal dhe dyshohet se ai u vra për shkak të përplasjes së dy bandave shqiptare në…
Policia dhe prokuroria e Shkodrës kanë nisur hetimet lidhur me humbjen që me 27 maj të këtij viti të shtetasit Rudolf Elezoviç, shefi i antidrogës për Ulqinin dhe Tivarin në Malin e Zi. Elezoviç ka humbur kontaktet që me 27 maj me familjarët e tij në mes të kufirit të ujor të Shqipërisë me Malin e Zi në afërsi të Pentarit dhe Reçit në lumin Buna. Autoritetet malazeze pas denoncimit të familjarëve për humbjen e 54 vjeçarit kanë nisur hetimet ndërsa kanë sjellë materialet edhe në policinë e Shkodrës duke kërkuar kështu bashkëpunim dhje mbështetjen e autoriteteve shqiptare për gjetjen…
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe përmes rrjeteve sociale ka njoftuar se është takuar me familjen e gruas së ndjerë, organet e së cilës mundësuan transplantimin e dy veshkave dhe të zemrës. “Këtë mëngjes takova familjen e 40-vjeçares Jasmina, gruas që dhuroi zemër dhe veshka, e cila shpëtoi tre jetë. Nuk kam fjalë për të përshkruar madhështinë dhe njerëzimin e familjes Vasilkovski, e cila të shtunën, në momentet e dhimbjes më të madhe, vendosi të dhurojë organet e saj. Jasmina ishte nënë e një foshnje 10 muajshe, një grua e përkushtuar, një motër e mirë. Vasilkovskit janë njerëz modestë, ne kurrë…
Publikohet dukja e iPho e 13 – Çfa ë ja ë veço itë e tij që u zbulua . La cimi uk p itej të bëhej de i ë shtato . Edhe pse kohët e fu dit ka pasu shumë thashetheme eth dukjes së iPho e 13 P o, p oduktit që uk është la cua akoma ga Apple, ta i gjë at ja ë bë ë plotësisht të qa ta, shk ua lajmi et. iPho e 13 P o uk do të bëhet i johu pë publiku ga Apple de i me 7 qe sho , ku do të…
Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa, denoncon në faqen e saj të “Facebook” se ka rënë tavani në një dhomë të Pediatrisë së Tiranës, duke plagosur një fëmijë.Zhupa publikon foto, ku shihet suvaja e rënë, ndërsa thekson se duhet hetim dhe vënia para drejtësisë e përgjegjësve. Denoncimi i Ina Zhupës: Denoncimi me foto, Ina Zhupa: Bie tavani i pediatrise, plagoset nje femije. 1 qershori ne Pediatrine Tirane! Kushtet e spitaleve skandaloze te shendetesise rrezikuan edhe jeten e femijeve. Tani ne spitalin e pediatrise sapo u plagos nje femije nga renia e tavanit. Duhet hetim dhe venia para drejtesise te atyre qe…
Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 3.108 teste të kryera janë regjistruar 37 raste të reja me Covid-19, prej të cilëve 15 vetëm në Shkup. Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 90 pacientë, transmeton Alsat. Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 10 pacientë. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 155.304 raste, prej të cilëve 148.798 janë shëruar, kurse 5.423 kanë ndërruar jetë. Aktualisht në vendin tonë janë 1.083 raste aktive me virusin korona, 441 prej të cilave vetëm në Shkup, që ndiqet nga Kumanova me 105…
Policia e Korçës ka ndaluar dy shtetas të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale. Në pranga ka rënë një 35-vjeçar, i dënuar për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, si dhe një 20-vjeçar, i shpallur në kërkim për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”. Njoftimi i policisë: Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, bënë ndalimin e shtetasit në kërkim G. H., 35 vjeç, banues në fshatin Sovjan, Maliq. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, me vendimin e datës 30.07.2019, e…
Gjykata e Apelit ka vendosur masën arrest me burg për Denis Xholin e Albjon Çekun. Dy personat në fjalë u kapën në Maqellarë me 5 milion lekë dhe fletë votimi në makinë. Ata akuzohen për krim zgjedhor në Dibër gjatë fushatës zgjedhore. Më 22 prill makina e dy personave u ndalua nga simpatizantë të PD pasi dyshonin se shpërndanin lekë për fushatë.Automjeti mbeti i bllokuar për 1 orë teksa në automjet u gjetën kartmonedha 5 mijë lekëshe.
Oda e Pavarur Hotelierike (OPH) konsideron se protokollet e reja të Komisionit për Sëmundje Infektive në lidhje me organizimin e ahengjeve, festave dhe dasmave, në vend që të kenë një ndikim pozitiv, do të shkaktojnë kaos në punën e objekteve hotelierike.Nga atje reagojnë se nuk janë këshilluar përfaqësuesit e kësaj fushe gjatë miratimit të këtyre protokolleve. – Advertisements – “Nëse njoftimet e mediave për rekomandime të reja janë të sakta dhe e admirojmë aftësinë e Komisionit për Sëmundjet Infektive, i cili nga njëra anë me masat e propozuara lejon organizimin e dasmave, festave, festimeve në natyrë, ndërsa nga ana tjetër…
Viktima e 13-të e mafies shqiptare, kush është banda që fshihet pas vrasjes së Aristidh Papës, media greke i zbulon me pseudonime Media greke pretendon se pas vrasjes së Aristidh Papës në Athinë fshihet ‘mafia’ shqiptare. Dyshohet se 32-vjeçari ishte viktima e 13-të e bandës shqiptare që shkatërroi qendrën e Athinës që nga viti 2007 duke u marrë me grabitje, vjedhje , trafik droge dhe vrasje. Anëtarët e bandës janë identifikuar me pseudonime nga media, ku pretendohet se kryetar është një 38-vjeçar që e thërrasin ‘’Mili’’, kurse nënkryetarë ‘’Doriani’’, ‘’Landi’’dhe ‘’Fredi’’. Po ashtu hidhet dritë se si ka ndodhur atentati…
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sot ka njoftuar për gjendjen shëndetësore të pacientes 39-vjeçare, të cilës gjatë ditës së diel iu transplantua zemra, transmeton Alsat. Filipçe tha se pacientja është në gjendje të qëndrueshme shëndetësore dhe se pritet që së shpejti të lirohet nga respiratorët. – Advertisements – Në lidhje me: Transplantimi i tretë i zemrës në vend është kryer me sukses, njofton Filipçe “Pacientja është në gjendje të mirë dhe të qëndrueshme shëndetësore. Të gjitha parametrat që dalin nga analizat që janë bërë, përfshi me ato të ditës së sotme janë të mira. Të gjitha janë në fazë të…

