Author: almakos

Pas vitit të vështirë të pandemisë, 1 Qershori i ka gjetur këtë vit fëmijët më të gëzuar dhe në atmosferë festive si rezultat i aktiviteteve të shumëllojshme të organizuara në ditën e tyre. Parku i madh i Liqenit të Farkës në Tiranë gumëzhinte ditën e sotme nga vogëlushët, për të cilët është kujdesur Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve t’i surprizojë me një festë gjigande me animatorë muzikë, kërcim, sport dhe lojëra të shumta. Festës së 1 Qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, iu bashkua edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Një ditë plot me ngjyra për fëmijë, animim, muzikë, kanotazh,…

Lexo më Shumë

Pasi Gjykata e Posaçme mori në dorë çështjen e ish-ministrit e Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i cili akuzohet si një nga përgjegjësit e tragjedisë së Gërdecit më 2008-ën, “BalkanWeb” zbardh të tjera detaje. Në një lidhje live për ‘News24’ gazetarja Klodiana Lala raportoi se ditën e sotme Kolegji i Gjykatës së Lartë vendosi që të shpallë moskompetencë dhe ta përcjellë këtë dosje në Gjykatën Speciale me pretendimin se me ndryshimet ligjore të vitit 2016-2017, nuk është ky kolegj kompetencë, por është GJKKO. Prokuroria e Posaçme Kundër Korrusionit dhe Krimit të Organizuar pak javë më parë vendosi që t’i drejtohej Gjykatës së…

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë deklaroi se janë shënuar 22 raste të reja me Covid-19në vend, ndërsa nuk është regjistruar asnjë viktimë. Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 37 pacientë, nga të cilët 7 pacientë janë në terapi intensive Njoftimi i plotë: Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale iu bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient të mbyllur dhe kudo ku nuk mund të ruhet distancimi fizik, kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19. Situata e COVID19 në 24 orët e fundit…

Lexo më Shumë

Ka qenë një festë ndryshe kjo e 1 Qershorit, në institucionin e Riedukimit të të miturve në Kavajë. Prindërit janë takuar e kanë kaluar kohë fizike pas më shumë se 12 muaj me fëmijët e tyre që vuajnë dënimin për vepra të ndryshme penale. Ka pasur lot e përqafime të gjata midis prindërve dhe fëmijëve të tyre në takim, për shkak se Drejtoria e Burgjeve kishte pezulluar çdo takim me të afërmit si rezultat i pandemisë. Ministria e Drejtësisë organizoi një aktivitet kulturor e artistik, ku vetë të miturit që vuajnë dënimin në këtë institucion, apo janë në hetim e…

Lexo më Shumë

Në Kosovë po vazhdon trendi i përmirësimit të situatës epidemiologjike, bazuar në të dhënat zyrtare. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë në Kosovë (IKSHPK) njoftoi se të martën janë konfirmuar edhe 19 raste me koronavirusin e ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19. Shifra bazohet në 2.733 testime të kryera në laboratorët publikë dhe privatë. Pra 0.9 për qind e të testuarve kanë dalë pozitivë në koronavirus. – Advertisements – Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sipas IKSHPK-së nga sëmundja janë shëruar edhe 177 persona ndërsa raste aktive janë 2.043 . Prej 13 marsit 2020, kur janë…

Lexo më Shumë

Dy persona kanë mbetur të plagosur në Sarandë, pasi teksa po punonin në një çati në fshatin Shelegar era e fortë ka shtyrë llamarinën ku po punonin dhe i ka hedhur në tokë të dy. Dy punëtorët Mehmet Metali, 35 vjeç dhe Sokol Cukari, 31 vjeç menjëherë u transportuan në urgjencën “Stefan Mekshi” në Sarandë. Njëri prej tyre, Sokol Cukari i është nënshtruar operacionit në këmbë, ndërkohë që 35-vjeçari Metali, për shkak të dëmtimeve në shtyllën kurrizore u transportua me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë. Informacion paraprak Në orën 14:30, në spitalin e Sarandës janë paraqitur për të…

Lexo më Shumë

Për disa fëmijë, “1 qershori” Dita ndërkombëtare e fëmijëve është festë. Mirëpo, për shumë të tjerë, kjo ditë është e zakonshme me mungesë të kushteve më elementare për fëmijën, që në këtë rast është arsimimi. Dhjetëra fëmijë të fshatit Bërnjarcë të Komunës së Gazi Babës kanë mbetur thuajse pa asnjë ditë mësim për shkak të mungesës së mjeteve për realizim të mësimit nga distanca. Shpesh herë orari i mësimit online është zëvendësuar me improvizim klasash ose lojëra të ndryshme fëmijësh. – Advertisements – “Përditë nuk e kam ndjek mësimin Pse? Se nuk kam pas internet. A ki telefon ose tablet?…

Lexo më Shumë

Autoritetet shëndetësore në Kosovë nuk raportuan asnjë viktimë si pasojë e virusit SARS-COV-2 në 24 orët e fundit. Ndërsa bëhet e ditur se janë regjistruar edhe 19 raste të reja. Në 24 orët e fundit janë dhënë 2318 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 67.094 doza të vaksinës. “Nga 2733 testime, 19 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes”, raportoi ministria e shëndetësisë. Sot janë shëruar 177 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 103.143.…

Lexo më Shumë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Binomi”. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Durrës, në bashkëpunim me strukturat e tjera policore të DVP Durrës, me mbështetjen e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Binomi”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve: F., 42 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Vjedhja”; Gj., 33 vjeç dhe J. F., 33 vjeç, banues në…

Lexo më Shumë

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka takuar zv/sekretarin amerikan të Shtetit, Matteë Palmer. Në një postim në FB, Haradinaj thotë se mbetet i vendosur në qëndrimin se roli amerikan është i domosdoshëm dhe i pashmangshëm për arritjen e marrëveshjes gjithëpërfshirëse Kosovë-Serbi që do të çojë në njohje reciproke. Për Haradinajn, Kosova është me fat që ka Amerikën përkrah si aleat strategjik dhe partneri më i besueshëm. STATUSI NGA RAMUSH HARADINAJ Sot, në selinë e Aleancës zhvillova një takim me përfaqësues të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z.Mattheë A. Palmer Zëvendës-Ndihmës Sekretar i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, përgjegjës për Ballkanin…

Lexo më Shumë

13 vite pa parë fëmijët dhe i kërcënuar me jetë për të mos u kthyer në shtëpi. Kjo është historia e 57-vjeçarit nga Vlora, Ferdinant Cani, i cili ishte pjesë e emisionit “Me zemër të hapur”, ku tregoi historinë e jetës së tij dhe bëri një apel drejtuar fëmijëve, të cilët ka vite pa i parë. I përndjekur, arrestuar e dënuar pa faj, por edhe paragjykuar, ai u braktis nga e shoqja për 11 vite dhe vetëm një vit më parë u divorcua edhe ligjërisht nga një martesë më shumë se 2 dekada, që kurrë nuk pati dashuri. Nga ky…

Lexo më Shumë

Kufizimi I lëvizjes, mësimi online, karantina si dhe mungesa e socializmit ka ndikuar negativisht në gjendjen mendore të fëmijëve. 25% e profesorëve në shkollat e mesme si dhe 18% e mësuesve nëpër shkollat fillore kanë vërejtur shqetësim dhe stres tek nxënësit pas fillimit të mësimit në distancë. Studimi i realizuar nga Finance Think dhe UNICEF tregon se ndër të tjera pandemia si dhe mësimi në distancë ka rritur dukshëm depresionin dhe ankthin tek fëmijët. Më e ndjeshme situate paraqitet tek fëmijët e kategorive të rrezikuara financiarisht si dhe tek ata me nevoja të posaçme derisa prindërit dhe mësimdhënësit të ndarë…

Lexo më Shumë