Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani sot sërish ka komentuar mbajtjen eventuale të konferencës së parë ndërqeveritare me BE-në, transmeton Alsat. Sipas tij, Maqedonia e Veriut ka kryer të gjitha obligimet dhe se mbetet që Bashkimi Evropian të përmbush premtimet në procesin e zgjërimit. – Advertisements – “Maqedonia e Veriut jo që ka plotësuar kushtet minimale, ka tejkaluar nivelin minimal të plotësimit të kushteve dhe është renditur në vend të parë në rajon , qoftë në kritere politike, qoftë në kritere ekonomike…thjesht është një dosje perfekte dhe prandaj them se është shndërruar në test për kredibilitetin e procesit të…
Author: almakos
Mjeku infeksionist Tritan Kalo ka reaguar për situatën epidemiologjike në vend. Ndërsa ka publikuar një foto në ‘Facebook’ nga korridori i Urgjencë së Shërbimit të Sëmundjeve Infektive, Kalo thekson se ndërgjegjësimi i qytetarëve, përkujdesja e stafit mjekësor si edhe vaksinimi në vijimësi i grupeve të rriskuara po jep rezultate pozitive. Statusi i plotë: Kohë kovidiane….30.05.2021….Një foto sot herët në mëngjes nga koridori i Urgjencës së Shërbimit të Sëmundjeve Infektive/Covid-1 në QSUNT….Vetndërgjegësimi i popullatës, Puna, Përkushtimi, Profesionalizmi dhe Përkujdesja e staffit mjeksor si dhe Vaksinimi në vijëmësi jo vetëm i grupeve të riskuara, pak nga pak PO sjellin frutet e duhura…
Një aksident me vdekje ka ndodhur këtë mëngjes në aksin e vjetër Laç-Mamurras, në Kurbin. Gazetari Elidon Ndreka raporton për “BalkanWeb” se një makinë ka përplasur për vdekje 45-vjeçarin Besim Seli nga fshati Gjorm i Kurbinit.Drejtues i mjetit ka qenë shtetasi Agis Vathi, i cili pas aksidentit është larguar nga vendi i ngjarjes. Më datë 30.05.2021, rreth orës 08:30 në rrugën dytësore Laç-Mamurras, në fshatin Gjormë, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin A.V.,ka aksidentuar një motoçikletë me drejtues shtetasin B.S.,rreth 45 vjeç, banues në Gjormë, Kurbin, i cili për pasojë ka gjetur vdekjen. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po…
Gjatë ditës paraprake, (30.05.2021) policia e Maqedonisë së Veriut ka kapur 188 qytetarë të cilët nuk kanë qenë duke mbajtur maskë, ndërsa 16 persona gjatë natës së kaluar nuk kanë respektuar orën policore, transmeton Alsat. Nga Ministria e Punëve të Brendshme, vazhdojnë të apelojnë që qytetarët të respektojnë masat e miratuara nga Qeveria për mbrojtje nga Covid-19. – Advertisements – Autoritetet shëndetësore kanë njoftuar se ekspertët kanë rekomanduar heqjen e maskave në ambient të hapur, Komisioni i Sëmundjeve Infektive tashmë ka dorëzuar këtë propozim në Qeveri, ndërsa masa për kufizim të lëvizjes nga ora 24:00 deri në ora 04:00, mbetet…
Mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Maqedonisë së Veriut pritet të mbahet këtë verë. Për këtë mbledhje po kërkohet që të ketë përgatitje të mirë dhe agjendë të qartë nga ana e dy qeverive. – Advertisements – Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Fatmir Bytyqi thotë se përmes kësaj mbledhjeje duhet të dëshmohet bashkëpunimi rajonal. Bytyqi në një intervistë për KosovaPress, thekson përkrahjen e Maqedonisë së Veriut për dialogun Kosovë-Serbi, duke respektuar interesat e të dy palëve. Duke folur për ballafaqimin me pandeminë, ai thotë se bashkëpunimi rajonal është kyç për rimëkëmbjen ekonomike. “Është e rëndësishme që…
Zbardhen detaje të reja nga plagosja e 38-vjeçarit Edison Begaj, në fshatin Kaninë të Vlorës, rreth mesnatës së kaluar. Gazetari Enrik Mehmet raporton për “BalkanWeb” se pista kryesore e hetimit është ndonjë konflikt i kohëve të fundit i shënjestrës, ose ndonjë konflikt i tij i vjetër. Gazetari Mehmeti ka siguruar edhe dëshminë e parë të të plagosurit, i cili ka thënë se nuk ka asnjë lloj dyshimi mbi autorin apo autorët e kësaj ngjarjeje. Mendohet se ngjarja ka qenë një atentat i mirëorganizuar, pasi gjithçka ka ndodhur në errësirë, por që është mbyllur me plagosjen e tij jo të rëndë.…
Zbardhen detaje të reja nga plagosja e ndodhur rreth mesnatës së kaluar në Kaninë të Vlorës. Gazetari Enrik Mehmet raporton për“BalkanWeb” se i është bërë atentat 38-vjeçarit Edison Begaj. Siç raporton gazetari Mehmeti autorët e kanë pritur 38-vjeçarin në hyrje të banesës dhe e kanë qëlluar me katër plumba në këmbë, duke e lënë të plagosur. Edison Begaj rezulton një emër i njohur për drejtësinë shqiptare, pasi është subjekt i OFL. 38-vjeçari rezulton të jetë dënuar më herët për trafik droge dhe armësh.
Moti sot në Maqedoninë Veriore, pritet të jetë kryesisht i vranët. – Advertisements – Nga mesdita me reshje shiu në disa vende më intensive të cilat do të qëndrojnë deri në fund të ditës. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare përgjatë Vardarit nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 8 deri 16, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 17 deri 26 gradë. UV = 5.
Një sherr me thika ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin bregdetar të Durrësit. Si pasojë e sherrit, dy vëllezër në këtë qytet janë konfliktuar me thika. Ngjarja në fjalë ka ndodhur në lagjen 13 të Durrësit, pas konfliktit që vëllezërit kishin me persona të tjerë. Gazetarja Dorjana Bezat raporton se vëllezërit e plagosur janë 19 dhe 23 vjeç. Sherri ka ndodhur pranë një hoteli. Një nga të plagosurit është me inicialet A.H. Ngjarja ndodhi në lagjen 13 të qytetit.
Nën moton “Drejtësi për mbrojtësit e Kushtetutës”, sot u protestua për lirimin e të dënuarve për dhunën në Kuvend me 27 prill të vitit 2017, transmeton Alsat,. Para Qeverisë u lexua një deklaratë ku u kërkua lirimi i të dënuarve. Sipas organizatorëve të protestës, akuzat për terrorizëm ndaj të dënuarve janë të montuara politikisht. Protestuesit kërkojnë nga Gjykata Supreme anulimin e aktgjykimin, dhe rigjykim. Protesta është organizuar nga komunitetet maqedonase dhe organizatat nga diaspora ndërsa kishte mbështetjen e disa partive opozitare, përfshi këtu edhe VMRO-DPMNE-në. – Advertisements –
Policia e Pogradecit njofton se dy nxënëse nga Tirana, pjesë e një ekspedite të mësimore nga Tirana, janë paraqitur në spital. Kjo, pasi dyshohet se janë helmuar nga dreka që kanë ngrënë në një lokal në Pogradec. Nxënëset janë jashtë rrezikut për jetën. Njoftimi i policisë: Pogradec/Informacion paraprak Më datë 29.05.2021, rreth orës 16:55, në Spitalin e Pogradecit, janë paraqitur për ndihmë mjekësore shtetaset K. Sh. dhe Xh. S., 13 vjeçe, pjesëtare të një ekspedite mësimore nga Tirana, që dyshohet se mund të jenë helmuar duke drekuar në një lokal në fshatin Tushemisht, Pogradec, të cilat aktualisht ndodhen jashtë rrezikut…
Valentina Leskaj, ish-nënkryetare e Kuvendit të Shqipërisë, deputete e disa legjislaturave, në një intervistë për emisionin ‘Kjo javë’ në ‘News24’ foli për librin e saj “Politika si ide”, i cili është ndërtuar në formën e një interviste me studiuesen Alda Bardhyli.Leskaj tregoi se si lindi ideja e realizimit të këtij libri pas shkëputjes së saj nga politika. Mes të tjerash Leskaj ndau disa momente të pathëna, ku foli për pengjet për ndarje nga jeta të bashkëshortit të saj, i cili u prek nga koronavirusi. PJESË NGA INTERVISTA Një libër ndryshe që ka një vizion për të ardhmen, bën një analizë…

