Author: almakos

Komunikacioni i automjeteve në rrugën Tetovë-Kodra e Diellit do të jetë në ndërprerje, përveç të dielave dhe festave, transmeton Alsat. Siç informojnë nga “Rrugët e Maqedonisë” në rrugën rajonale R – 29275 dega Tetovë – Kodra e Diellit dhe dega Shipkovicë – Brodec – Vesalë, për shkak të punëve ndërtimore (asfaltim) në 30 ditët e ardhshme trafiku do të ndërpritet nga ora 08.30 deri në ora 16.30 çdo ditë, përveç të dielave dhe festave. Sipas autoriteteve tashmë është vendosur sinjalizimi i duhur i trafikut në vendin e punës. – Advertisements –

Lexo më Shumë

Ka ndërruar jetë në spital 57-vjeçari që mbeti i plagosur dje gjatë shpërthimit të një zjarri në fabrikën e re të tullave në Maminas. Mësohet se 57-vjeçari ishte shtruar në Spitalin Francez në Tiranë, por pë shkak të dëmtimeve nuk ka mundur të mbijetojë. Ndërkaq policia ka arrestuar një 67-vjeçar, me detyrë përgjegjës teknik në fabrikën e tullave. “Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Shijak kanë arrestuar në flagrancë shtetasin B.Z., 67 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë përgjegjës teknik në fabrikën e tullave në Maminas, pasi nga zjarri i rënë ditën e djeshme në këtë fabrikë, si pasojë…

Lexo më Shumë

Senad Nikshiqi Zbardhen detaje nga ngjarja e rëndë ndodhur dje në Shkodër, ku u vra 25-vjeçari Emiljano Ndou në fshatin Bardhaj të Shkodrës.Autori i dyshuar Mark Kodra sipas burimeve e ka qëlluar viktimën me automatik kallashnikov pasi pretendon se 25-vjeçari kishte kohë që e mundonte duke i sjellë probleme. “Nuk e durova më. Ma kishte sjellë te hunda”, ka deklaruar autori në momentin e arrestimit nga policia e Shkodrës. Në fjalët e para autori ka deklaruar se viktima para se ta vriste i ka kaluar me një motor përpara shtëpisë duke bërë shumë zhurmë. 47-vjeçari ka treguar se në atë…

Lexo më Shumë

Dasmat dhe ahengjet e tjera familjare do mund të organizohen në ambiente të hapura nga 1 qershori. Kjo është një nga masat lehtësuese që Komisioni i Sëmundjeve Infektive propozoi tek Shtabi Krizës. Por nga Ministria e Shëndetësisë njoftojnë se kufizimet do të jenë në numrin e mysafirëve, maksimum 100 dasmorë ose 50% e kapaciteteve të tarracave dhe oborreve të restoranteve. – Advertisements – “Kjo nënkupton që dasmat mund të organizohen me muzikë. Numri i mysafirëve nëpër tavolina si në gjitha objektet gastronomike dhe jo vetëm për manifestime, rritet në 6. Ajo që do të punojmë këtë javë dhe pastaj do…

Lexo më Shumë

Moti do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare,  përgjatë Vardarit do të fryj erë mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 5 deri në 14 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale do të arrijë prej 23 deri në 29 gradë Celsius, UV=8. – Advertisements – Edhe në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë i ngjashëm, me vranësira  dhe me erë mesatare nga drejtimi veriperëndimore. Temperatura minimale do të ulet në 9 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrij deri në 26 gradë Celsiusë.

Lexo më Shumë

Nëse zgjedhjet do të mbaheshin nesër, VMRO-DPMNE do të kishte avantazh të qëndrueshëm dhe serioz para LSDM-së, tha në emisionin “360 gradë” në Alsat, lideri i partisë opozitare, Hristijan Mickoski. Siç tha ai, fitorja do të konsiderohej në numrin e kryetarëve të komunave ose të këshilltarëve. – Advertisements – “Dihet se çfarë është fitorja, fitorja do të thotë më shumë vota sesa LSDM. Të kesh më shumë kryetarë të komunave, të kesh më shumë vota në listat e këshilltarëve. Dihet se çfarë është fitore, nuk mund ta relativizojmë këtë”, deklaroi Mickoski duke shtuar se nuk do të habitej nëse qeveria…

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë se deri në fund të vitit pritet që në Kosovë të arrijnë mbi 1 milionë vaksina Pfizer. Kështu u shpreh ministri Vitia, pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, ku u konfirmua përfundimi i negociatave me Pfizer. “Kemi nënshkruar shumë terme të konfidencialitetit, nuk mund të japim shumë informacione por në lidhje me këtë, mund të ju konfirmoj se deri në fund të vitit pritet të vijnë 1 milion e 200 mijë vaksina kundër COVID-19”, tha Vitia. Gjatë mbledhjes së sotme të Qeverisë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se janë blerë vaksina…

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe përmes profilit të tij në Facebook njoftoi se sot ka marrë dozën e dytë të vaksinës kundër Covid-19, gjegjësisht dozën e dytë të vaksinës nga kompania kineze “Sinofarm”. “Sot mora dozën e dytë të vaksinës nga prodhuesi kinez “Sinofarm”. Vaksina është mënyra e vetme për të parandaluar ndërlikimet dhe format e rënda të Covid-19. Të gjitha vaksinat që kemi në vendin tonë janë të sigurta dhe efektive, ju bëj apel të gjithë qytetarëve që të aplikojnë për vaksinim, vetëm atëherë do ta mposhtim virusin”,ka shkruar Filipçe.

Lexo më Shumë

Qeveria e Republikës së Kosovës sot në mbledhje e radhës ka miratuar propozimin e Ministrisë së Shëndetësisë për lehtësimin e masave anti-COVID-19. Sipas këtij vendimi që u mor sot, e i cili hyn në fuqi nga e hëna, nuk do të ketë më orë policore e po ashtu lejohet lëvizja pa maska gjatë ecjes kur qytetarët janë vetëm dhe në ambient të jashtëm. Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia bëri të ditur propozimin e tij para kryeministrit, Albin Kurti dhe kolegëve ministra. “Kufizimi i orarit të qarkullimit do të hiqet, megjithatë nga ora 00:00, e deri në ora 05:00 nuk lejohet…

Lexo më Shumë

OSHEE ka njoftuar se nesër, nga ora 09:00 deri në orën 16:00 do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në disa zonë të Tiranës. Të gjitha bizneset në Rrugën e Elbasanit, nga Shkolla e Policisë deri te zona e quajtur Karburanti i vjetër do të jenë pa energji elektrike për 7 orë. Njoftimi i OSHEE: Për shkak të investimit për rikonstruksionin e kabinave, nesër do të punohet në një nga kabinat e NST Farkë gjatë intervalit kohor 09:00-16:00 do të stakohet energjia në këto zona në Tiranë: Pjesërisht Sauk i Ri dhe të gjithë bizneset në segmentin e rrugës së…

Lexo më Shumë

Një 28-vjeçar shqiptar është dënuar me tre vjet burg, pasi u kap në Britaninë e Madhe me kokainë dhe para cash. Lirim Hoxha, u ndalua të mërkurën pranë shtëpisë ku banonte, në Ispuiç, ndërsa iu gjetën edhe qese me kokainë brenda, shkruajnë mediat angleze. Po ashtu, edhe në një banesë tjetër që ai kishte marrë me qira, Hoxhës iu gjet kokainë, që nëse shitej në treg, do të arrinte vlerën prej 20 mijë deri 30 mijë paund. Po ashtu, u zbulua edhe një fletore, ku ishin shënuar orare dhe adresa. Në seancën gjyqësore, prokurori Hugh Vass tha se 28-vjeçari nuk…

Lexo më Shumë

Është mbajtur konkursi për hetues në BKH dhe janë kualifikuar gjithsej 338 kandidatë. Këta kandidatë kaluan testin e arsyetimit logjik. Kandidatët e kualifikuar në këtë fazë do i nënshtrohen testit fizik. Testimi fizik do të zhvillohet në datat 1-4 qershor. Njoftimi i BKH: Në datë 27.05.2021, u zhvillua Testi i Arsyetimit Logjik për përzgjedhjen e kandidatëve, për fazat e mëtejshme të konkurrimit. Në Testin e Arsyetimit Logjik morën pjesë 363 kandidatë, ku u kualifikuan 338 kandidatë dhe 25 kandidatë nuk kaluan në fazën tjetër. Për të parë rezultatet për secilin kandidatët klikoni në LINK 1. Kandidatët e kualifikuar në Testin…

Lexo më Shumë