Alsat mëson se pasditen e sotme në një banesë në “Rrugën e Ilindenit” në Tetovë është gjetur trupi i pajetë i një 43-vjeçari nga Tetova. Rasti është lajmëruar nga fqinjët të cilët kanë dyshuar se një kohë të gjatë nuk është parë personi ne fjalë. Derën e cila ka qene e blinduar, e ka hapur Njësiti i Zjarrfikësve të Tetovës te cilët bashkë me policinë, me pastaj kane gjetur edhe trupin e pajetë të 43-vjeçarit. Në banesën e viktimës policia dhe prokurori kujdestar janë duke kryer hetimet. Ende nuk dihen shkaqet e vdekjes, ndërsa ditëve në vijim policia e rajonit…
Author: almakos
Policia Kufitare ka ndaluar një 21-vjeçar pasi ka tentuar të kalojë drejt Greqisë me një sasi kanabisi. Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare në Kapshticë, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në DVP Korçë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e aktivitetit kriminal të trafikimit të lëndëve narkotike, në dalje të Republikës së Shqipërisë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Andrea Xhemollari, 21 vjeç, banues në fshatin Podgorie, Maliq. Gjatë kontrollit fizik që shërbimet e policisë, kanë ushtruar ndaj këtij shtetasi, në xhup, iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi…
Një i vdekur dhe 28 raste të reja me koronavirus janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë. Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar gjithsej 3.025 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. IKSHPK njofton se brenda 24 orëve është raportuar 1 rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rasti i vdekjes është nga komuna: Prizren 1 rast (76 vjeç). Numri total i rasteve pozitive është 107.382 raste nga 607.230 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.243 raste të vdekjes. Gjatë 24…
Dy fakultetet që ndërtohen në kampusin e Universitetit Shën Kirili dhe Metodi me vite qëndrojnë të pambaruara. Kontrata me kompaninë realizuese të punëve prej kohësh është prishur, ndërsa nuk ka kontratë të re. Ministria e Arsimit kërkon opsion më të lirë. – Advertisements – “Hyrja kryesore e Universitetit më të madh në vend Shën Kirili dhe Metodi tanimë 6 vjet është e mbyllur. Duhej të ndërtoheshin dy fakultete- për shkenca informatike dhe për edukatë fizike. Edhe pse këtu shkruan se realizues i punëve është kompania Beton nga Shtipi e cila tashmë është në falimentim, tash dy vjet askush nuk punon…
Erjola Jata Instituti i Statistikave raporton për një rritje të lejeve të ndërtimit dhe sipërfaqeve të reja për ndërtim në tremujorin e parë të vitit 2021. Sipas të dhënave zyrtare në 3-mujorin e parë të 2021 janë miratuar gjithsej nga bashkitë 251 leje ndërtimi për ndërtesa të reja , me rritje 36,4% me shume krahasuar me tremujorin e mëparshëm ku u dhanë 184 leje ndërtimi. Bashkia Tiranë ka lëshuar 72 leje të cilat përbëjnë 28.6% të totalit. Krahas numrit të lejeve, rritje të ndjeshme ka pësuar edhe sipërfaqja e re e ndërtimit. INSTAT vlerëson se në tremujorin e parë të…
Një trup i pajetë është gjetur mëngjesin e sotëm në Liqenin e Ohrit, transmeton Alsat. Bëhet fjalë për një person të ri, trupi i të cilit u gjet në ujërat e liqenit pranë vendbanimit turistik Lagadin. Sipas informacioneve fillestar, nuk ka gjurmë të dhunës në trupin e ndjerë, ndërsa identiteti i personit dhe arsyet e vdekjes do të përcaktohen pas realizimit të hetimit.
Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 3.777 teste të kryera janë regjistruar 33 raste të reja me Covid-19, prej të cilëve 13 vetëm në Shkup. Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 92 pacientë, transmeton Alsat. Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 11 pacientë. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 155.246 raste, prej të cilëve 147.473 janë shëruar, kurse 5.398 kanë ndërruar jetë. Aktualisht në vendin tonë janë 2.375 raste aktive me virusin korona.
Një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë paraditen e sotme një furrë buke në lagjen “Vullnetari” në qytetin e Elbasanit. Fatmirësisht punonjësit e furrës kanë përdorur menjëherë sistemin e mbrojtjes nga zjarri dhe më pas në ndihmë të tyre ka shkuar shërbimi zjarrfikës. Si pasojë e zjarrit janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Zjarri sipas burimeve zyrtare ka rrezikuar edhe objektet ngjitur me të por falë ndërhyrjes në kohë është evituar përhapja e flakëve përreth furrës e cila rezulton në pronësi të shtetasit Daniel Serica
Një sherr pak minuta para ngjarjes dhe një konflikt banal që vijonte prej një viti ka sjellë më pas agravimin e situatës dhe vrasjen e 25-vjeçarit Emiljano Ndou në fshatin Bardhaj të Shkodrës. Ka qenë gruaja e autorit Mark Kodrës, ajo që ka zbardhur detaje nga konflikti i ndodhur dje mes viktimës dhe djalit të saj. Gruaja ka rrëfyer se viktima, vazhdimisht kalonte me motor para shtëpisë dhe xhironte gomat, teksa i biri i kishte kërkuar të ulte shpejtësinë pasi kishin fëmijë të vegjël dhe mund t’i rrezikonte. Ajo deklaron se 25-vjeçari i përulte vazhdimisht dhe i kishte goditur dhe…
Policia e Tiranës ka goditur dy raste të veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza, ndërsa ka vënë në pranga 2 persona. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponjat” kanë arrestuar në flagrancë shtetasin me inicialet R. D., 29 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi dozash me lëndë narkotike kokainë, 2 aparate celular, dhe 87 qese farmaceutike që përdoreshin për paketimin e lëndës narkotike. Po ashtu në pranga ra…
Në mbledhjen e sotme të 74-të, Qeveria bazuar në njoftimin për aktivitetet e zbatuara të paraqitura nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve miratoi vendimin për tërheqjen e Propozim-ligjit për përcaktimin e statusit ligjor të ndërtesave të dërtuara në mënyrë të paligjshme, që ishte në procedurë parlamentare. – Advertisements –
Nuk e linte rehat prej kohësh duke u kthyer në shqetësim të vazhdueshëm për mjë vajzë të mitur, e cila ka marrë guximin dhe e ka denoncuar. Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 21-vjeçar pas denoncimit nga familjarët e vajzës . Sipas të dhënave zyrtare, nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Vlorë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. K, 21 vjeç, banues në Selenic, pasi dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur një shtetase të mitur 13 vjeçare. Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

