Operacioni antidrogë i nisur dy ditë më parë në zonën e Krujës vazhdon ende.
Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “BalkanWeb” se policia, RENEA dhe FNSH janë duke zhvilluar kontrolle të shumta në banesa dhe pyje, me qëllim zbulimin e parcelave me kanabis.
Ndërkohë në dy ditët e para u arrestuan 16 persona.
Në pranga janë vënë: Asllan Deliu, Marsel Loci, Eldi Kaceli, Indrit Kullaj, Dashamire Deliu, Musait Vathi, Xhavit Kullaj, Dashamir Kullaj, Ferit Kullaj, Erlind Almeta, Fetije Kullaj, Refik Deliu , Erjon Deliu , Flamur Halili, Ervin Perlica dhe Sokol Kullaj.
Në operacionin ku u përfshinë edhe Forcat RENEA, u kryenë kontrolle në sera, magazine, banesa në zona të pyllëzuara, ku në përfundim u sekuestruan afro 20 mijë rrënjë kanabis.
Në përfundim të operacionit të koduar “Agimi” blutë shpallën gjithashtu në kërkim 24 persona dhe proceduan në gjendje të lire tre të tjerë.



