Author: almakos

Enti Rregullator i Energjisë (ERE) vendosi që të shfuqizonte vendimin e janarit të këtij viti kur i dha mundësinë Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes (OSSH) dhe Furnizuesit të Shërbimit Universal (FSHU) të faturonin deri në qershor konsumatorët me vlerë referuese dhe matjet në terren të bëheshin çdo dy muaj. Kjo do të thoshte që konsumatorëve nuk mund t’ju kontrollohej fizikisht matësi për shkak të situatës së pandemisë dhe fatura e tyre mujore do të kishte të njëjtën shumë që kishte pasur në muajin e njëjtë të një viti më parë. Për shembull janari i këtij viti të faturohej njëlloj sa…

Lexo më Shumë

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga qarkullimi i masave ajrore të paqëndrueshme të cilat po mbajnë në vendin  tonë mot me rreshje shiu dhe stuhi lokale. E enjte, 10 qershor 2021 Moti do të jetë me kthjellime në pjesën e parë të ditvs, pasdite vranësirat do të shtohen duke u pasuar nga rreshje shiu me stuhi  lokale në zonën e ulët dhe Jug-lindje. Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi deri në 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë…

Lexo më Shumë

Presidenti Rumen Radev dhe Presidenti i Parlamentit Evropian David Sasoli së fundmi kanë realizuar takim përmes një video konference, transmeton Alsat. Biseda u iniciua nga Presidenti i PE-së, Sasoli. Në takim është biseduar rreth masave për të përballuar pandeminë e Covid-19, si dhe tema në axhendën e BE, me fokus në politikën e zgjerimit. – Advertisements – Siç njoftojnë nga Presidenca Bullgare, gjatë video takimit Radev theksoi se Bullgaria parimisht dhe me konsekuencë mbështet integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut. Radev gjithashtu vuri në dukje se Bullgaria pret “rezultate të qëndrueshme dhe të pakthyeshme në procesin e formimit të marrëdhënieve…

Lexo më Shumë

Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe periudha me diell. Pasdite në shumë vende do të mbizotëroje mot i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm, shtrëngata dhe erë të fortë, njoftojnë nga Instituti Hidrometeorologjik. Në nivel lokal do të ketë shi me intensitet më të madh në periudha të shkurtra kohore, do të ketë shkarkime elektrike më të shpeshta dhe breshër, transmeton Alsat. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 8 deri në 15, ndërsa maksimalja do të arrijë 22 deri në 30 gradë Celsius. Në Shkup, moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme. Në mesditës…

Lexo më Shumë

Rritja e çmimit të artikujve të caktuar ushqimorë është kalimtare dhe shkaktohet nga rritja e çmimeve të naftës, shpjegon në bisedën e saj për emisionin Magazina Ekonomike, Zëvendësguvernatorja e Bankës Popullore, Ana Mitreska. Sipas saj, rritja e çmimit të ushqimit është përqendruar në disa produkte dhe pritet të jetë kalimtare. – Advertisements – Nuk është rritje e shpërndarë midis të gjitha produkteve ushqimore, është e përqendruar te disa, siç është çmimi i vajit për gatim, pra çmimet që janë të ekspozuara ndaj këtyre ndikimeve globale. Por më lejoni të përmend që këto ndryshime në çmimet e energjisë dhe çmimet e…

Lexo më Shumë

Instituti Shqiptar i Shkencave ka bërë një kallëzim administrative në KQZ për keqpërdorim parave e aseteve dhe parave publike territorin e Bashkisë Durrës në kuadër të fushatës zgjedhore dhe zgjedhjeve të 2 prillit. Sipas Institutit, keqpërdorimi shkoi në kuadër të partisë në pushtet PS në nivelin qendror dhe lokal. ”Denoncimi administrativ ka si objekt: Keqpërdorim i Parave Publike në territorin e Bashkisë Durrës, për favorizim të subjektit elektoral forca politike në pushtet (qendror dhe vendor) Partinë Socialiste, të kryer nga Këshilli i Ministrave dhe Pushteti Vendor Durrës, përmes veprimeve zinxhir të përqendruara në datat e Fushatës Zgjedhore”- thuhet në kallëzim.…

Lexo më Shumë

Klajda Gjosha, ish-ministrja e Integrimit e cilëson vendimin e Kuvendit për të shkarkuar Presidentin e Republikës, Ilir Meta, si një nga goditjet më të rënda për demokracinë! “Përtej shëmtirës parlamentare të ditës së sotme, ajo c’ka të dhëmb më shumë është katandisja e vendit tonë në një monizëm të shartuar me padije dhe njerëz të mbushur me delir dhe vetë kënaqësi! Akti i shkarkimit të Presidentit shënon sot një nga goditjet më të rënda për demokracinë! Pavarësisht betejës ligjore e cila vazhdon, beteja më e madhe është ajo e shkuljes së një regjimi nga rrënjët!”, shprehet Gjosha.

Lexo më Shumë

Deputetja e zgjedhur e PD, Grida Duma e ftuar në rubrikën ‘’Opinion’’ në News24 ka komentuar vendimin e Kuvendit që me 104 vota pro të shkarkojë sot Presidentin Ilir Meta. Duma thotë se parlamenti është antikushtetues dhe thjesht sot i dha një tjetër goditje demokracisë shqiptare. Ajo thotë se parlamenti tregoi anën negative, teksa thekson se shkarkimi u bë me ndihmën e ‘opozitës parlamentare’ e cila nuk ekziston. ”Problemi i madh i Shqipërisë është ekzistenca e institucioneve që zotërojnë njëra-tjetrën. Cilido institucion, si Presidenti, që ruan balancën do të kishte vlerë të jashtëzakonshme. Parlamenti thjeshtësisht theksoi anën negative, duke i…

Lexo më Shumë

Edhe për kundër thirrjeve të shoqatave për referendum ndaj bllokimit të procesit për reforma në arsim, autoritetet shtetërore thonë se nga shtatori do funksionoj sistemi me digjitalizim të teksteve shkollore. Nga Ministria e Arsimit deklarojnë se koncepti i ri është sjell dhe programet mësimore për klasën e parë dhe të katërtën janë hartuar. Ministrja Milla Carovska as sot nga një shkollë në Manastiri nuk i komentoi thirrjet e palëve të treta që kërkojnë të bojkotohet mësimi në rast të aktivizimit të konceptit të ri. – Advertisements – “Tani më ecën i gjithë sistemi në fazën e autorëve dhe ilustratorve të…

Lexo më Shumë

Kuvendi ka votuar sot shkarkimin e Presidentit Ilir Meta me 104 vota pro, ndërsa 7 deputetë kanë votuar kundër. “BalkanWeb” mëson se deputetët që kanë votuar kundër shkarkimit të Metës janë Lefter Maliqi, Adriatik Alimadhi, Artur Roshi, Elda Hoti, Fatjona Dhimitri, Suzana Topi dhe Gjetan Gjetani. Ndërkohë, kanë qenë 104 deputetë, të cilët kanë votuar pro shkarkimit të Presidentit. Tashmë pritet Gjykata Kushtetuese për të marrë vendimin final mbi fatin e Presidentit të Republikës.

Lexo më Shumë

Zbardhen detaje të reja nga vrasja e biznesmenit Gramoz Mema në Ksamil, tri ditë më parë. Bëhet fjalë për një mjet tip “Ford”, e gjetur e djegur në kufirin greko-shqiptar. në vendin e quajtur “Kataeto”, të Bashkisë Konispol, që dyshohet se është përdorur nga autorët në vrasjen e 40-vjeçarit, pranë banesës së tij. Pasi kanë kryer krimin, autorët kanë kaluar Butrintin, duke përdorur Lundrën, dhe më pas kanë përshkuar aksin Vrine-Çiflik, deri në vendin e quajtur “Kataeto”, ku kanë djegur makinën. Fakti që mjeti është gjetur në këtë vend ngre dyshime se autorët kanë kaluar kufirin e gjelbër dhe kanë…

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE ka vazhduar edhe sot bllokimin e rrugëve në kryeqytet dhe në 10 qytete të tjera të vendit. Nga opozita maqedonase edhe sot akuzuan Qeverisë se vazhdon fshehurazi të negociojë me palën bullgare për identitetin dhe gjuhën maqedonase. Deputeti Antonio Milloshovski deklaroi se negocimi fshehurazi i dyshes Zoran Zaev – Vllado Buçkovski me Sofjen zyrtare, dëshmon se Marrëveshja me Bullgarinë e nënshkruar vite më parë nuk ka zgjidhur problemet mes dy vendeve, siç ka pretenduar atëherë kryeministri, por ka shkaktuar probleme të tjera. Nga VMRO-DPMNE thonë se Qeveria patjetër duhet të bëjë publike negociatat me Bullgarinë, në të kundërtën protestat…

Lexo më Shumë