Ministria e Shëndetësisë ka raportuar 11 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit dhe asnjë humbje jete në 24 orët e fundit. Aktualisht po marrin trajtim spitalor 20 pacientë, nga të cilët 6 pacientë janë në terapi intensive. Njoftimi: Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale iu bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient të mbyllur dhe kudo ku nuk mund të ruhet distancimi fizik, kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19. Situata e COVID19 në 24 orët…
Author: almakos
Rusia ka dëbuar një atashe të misionit të Maqedonisë së Veriut në Moskë pak javë pasi Shkupi zyrtar dëboi një anëtar të misionit diplomatik të Rusisë në vend. Informacionin e konfirmoi Ministria e Punëve të Jashtme. – Advertisements – Ministria e Punëve të Jashtme “Ushtruesi i detyrës në Ambasadën e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Moskë, Olivera Çaushevska Dimovska është ftuar në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Federatës ruse gjatë së cilës i është dhënë nota e shpalljes “persona non grata” të diplomatit tonë-atashe në Ambasadën e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Moskë.” Ministria e Jashtme dhe…
Ai donte të sigurohej që isha e virgjër, sepse kështu donin prindërit e tij…. i betohesha se nuk kisha patur asnjë tjetër para tij…më kërkoi të vishja një fustan të nënës së tij. Pranova nga frika. mi hoqi rrobat me forcë, kreu marrëdhënie pa dëshirën time. Pastaj më tha: “nuk je e ndershme”. Prindërit e tij me thanë “k….”. Më nxorën jashtë. Kjo ndodhi ditën e fejesës tonë. Erdhën prindërit e tij dhe më morën….”. Kështu nis e rrëfen historinë e saj tronditëse, E., e cila sot është studente. Në 2019, në moshën 17-vjecare ajo u fejua me shkuesi me…
Çmimi i naftës do të rritet për katër denarë shtesë për një litër. Kjo informatë vjen nga VMRO-DPMNE prej ku thonë se në rebalancin e buxhetit ka taksë të re për qytetarët. Sipas opozitës, bëhet fjalë për tatim të ri, respektivisht kompensim për importin dhe prodhimin e dizelit prej 4 denarëve për litër. – Advertisements – VMRO – DPMNE “Me këtë tatim të ri, nafta do të shtrenjtohet përgjithmonë për 4 denarë. Zaev me këtë masë për gjysmë viti planifikon të mbledhë rreth 27 milion euro, gjegjësisht rreth 54 milion euro për një vit. Qytetarët janë ata që preken më…
Ministria e Shëndetësisë në Kosovë bëri me dije se nga 2, 660 teste të realizuara , 11 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me koronavirus, ndërsa një person ka humbur betejën me virusin. Autoritetet shëndetësore njoftojnë gjithashtu se në 24 orë janë kryer 3, 730 doza të vaksinës, ndërsa që nga fillimi i fushatës së vaksinimit janë aplikuar 90, 217 doza të vaksinës. Njoftimi: 10 Qershor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.730 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha…
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar nga detyra prokurorin e Krimeve të Rënda Anton Martini, njëherësh kandidat për SPAK. Lajmi u bë i ditur për ‘’BalkanWeb’’ nga gazetarja Klodiana Lala. Mësohet se Martini kishte probleme me pasurinë. Kujtojmë se Anton Martini doli për herë të dytë para KPK-së, pasi hetimi ndaj tij u rihap pas një denoncimi për punën e kryer si drejtues i prokurorisë në Shkodër. Në padinë e tij, denoncuesi ngrinte dyshime se subjekti i ka hequr dosjet hetimore disa prokurorëve, duke ia kaluar disa të tjerëve, ndërkohë që të parët nuk ishin dorëhequr. Por pavarësisht kësaj…
Një 45-vjeçar është arrestuar në Kapshticë, pasi paraqiti një pasaportë të falsifikuar për të kaluar kufirin. Policia njofton se i arrestuari është Besnik Çodari, nga Tirana, i dënuar më parë për veprën penale “Vrasje me paramendim”. Raportohet, se 45-vjeçari është paraqitur në hyre të Pikës së Kalimit Kufitar të Kapshticës, me një pasaportë në emrin e një shtetasi tjetër. Njoftohet se pasaporta është sekuestruar në cilësinë e provës materialen, ndërsa materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”. Njoftimi i plotë i Policisë: Kapshticë Paraqiti pasaportë të dyshuar si të falsifikuar…
Sot përfundoi viti shkollorë 2020/2021 por, mbetet dilema nëse i njëjti ishte i suksesshëm apo jo. Prindërit dhe ministria kanë vlerësime krejtësisht të ndryshme. Për prindërit ky vit, që kur u mor vendim që fëmijët e tyre mësimin ta ndjekin në distancë, mund të llogaritet i dështuar. Në shtator, sipas tyre, fëmijët duhet të kthehen patjetër në bankat e shkollës. – Advertisements – “Sigurisht se fëmijët nuk mund të mësojnë nëse nuk shkojnë në shkollë. Kur janë online nuk kanë kohë ata të merren me mësime, me veprat apo me detyrat që i kanë. Dalin e shëtisin, nuk merren me…
Drogë me vlerë 200 mijë euro është kapur në një kamion ‘’MAN’’ me targa shqiptare në Prilep të Maqedonisë së Veriut. Policia maqedonase ka arrestuar një 40-vjeçar shqiptar për 50 kg marijuanë të sekuestruara teksa zbulohet se destinacion kishte Greqinë. Për më tepër shoferi shqiptari tentoi të korruptonte policët para për të mos kryer kontroll, por më pas iu gjetën 2 qeset me sasinë e drogës. “Është ndaluar një makinë mallrash “MAN” me targa të Shqipërisë, e që drejtohej nga B.J. (40) nga Republika e Shqipërisë. Shtetasi shqiptar i ka ofruar para policëve për të mos kryer kontrolle. Policia ka…
“Plani ekonomik dhe investues i BE-së për Ballkanin Perëndimor e mbështet rimëkëmbjen afatgjate ekonomike të rajonit, njëkohësisht duke nxitur integrimin rajonal. Zbatimi i Planit do të stimulojë aktivitetin ekonomik, do të rris investimet në sektorin privat dhe publik, do të përforcojë konkurrencën dhe inovacionet, veçanërisht në kompanitë e vogla dhe të mesme”, theksoi Kryeministri Zaev në fjalimin e tij në Samitin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Tiranë. – Advertisements – Zaev, tha se Plani ekonomik dhe investues për Ballkanin Perëndimor ka potencial të fuqishëm për mbështetjen e lidhjeve kryesore rrugore dhe hekurudhore. “Vullneti ynë është nxitja e zhvillimit të…
Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur gjatë natës së kaluar në Vlorë. Policia njofton se ka shpërthyer një objekt në ndërtim, në tëcilin ishin ndërprerë punimet prej vitesh, ku si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale. Vlorë/Informacion paraprak Në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë, në një objekt në ndërtim por që prej vitesh janë ndërprerë punimet, në pronësi të shtetasit D. K., dyshohet se gjatë natës ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse, ku si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor ku vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin…
Ministria e Shëndetësisë njofton se gjithsej në vendin tonë janë aplikuar 420.821 doza të vaksinave kundër Covid-19, prej të cilëve 168.284 paraqesin doza të rivaksinimit. Brenda 24 orëve janë aplikuar 9.631 vaksina, 1.391 pres të cilëve paraqesin dozën e parë. Nga MSh njoftojnë se numri i personave që kanë shprehur interes për vaksinim përmes ueb-platformës vakcinacija.mk është 446.195.

