Author: almakos

Opozita shqiptare akuzon pushtetin se për shkak të neglizhencës së Institucioneve nëpërmjet termocentralit në Osllome po i helmon banorët e Kërçovës me rrethinë. Aleanca për Shqiptarët vlerëson se kërçovarët sot janë në një gjendje që ju rrezikohen edhe kushtet elementare për jetë. – Advertisements – “E gjithë bota po përcjellë një pandemi, ndërsa Kërçova si edhe në të kaluarën, por edhe sot po rrezikohet për çdo ditë nga mundësia për epidemi të reja vdekjeprurëse nga politikat e gabuara të pushteteve të njëpasnjëshme të BDI herë në bashkëqeverisje me VMRO e herë me LSDM. Termocentrali në Osllome vazhdon të helmojë banorët…

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe njoftoi se sot në vend kanë mbërritur 30 mijë vaksina “Sinovac”, donacion nga Republika e Turqisë. Filipçe tha se për një kohë të shkurtër vaksinat do të shpërndahen në pikat e vaksinimit në të gjithë vendin. – Advertisements – “Edhe një herë dua të shpreh mirënjohjen time për Republikën e Turqisë dhe Presidentin Rexhep Tajip Erdogan për mbështetjen e tyre, por mbi të gjitha, për shpërndarjen e shpejtë të sasisë së premtuar, e cila është shumë e rëndësishme për ne”, ka shkruar mes tjerash ministri Filipçe.

Lexo më Shumë

Etiketimet nëpër fotot që postohen në Instagram janë mjaft të zakonshme por shpeshherë, e gjejmë veten të etiketuar në një foto që nuk do të donim ta hidhnim në rrjet, dhe aq më tepër të shfaqej në profil. Por si t’ja bëni që fotot, në të cilat jeni etiketuar, të mos shfaqen në profilin tuaj? Fatmirësisht mund ta bëni këtë gjë pa e vënë re askush. Aplikacioni iu jep mundësinë ta fshihni foton, pa qenë nevoja ta hiqni tag-un. Në këndin e sipërm të fotos që doni të fshihni, klikoni mbi tre pikat e vogla horizontale. Klikoni mbi “Tag Options”…

Lexo më Shumë

Një rast i mosdeklarimit të të hollave në kufi është goditur në Kakavijë, ku është proceduar penalisht poseduesi i shumës dhe janë sekuestruar 41.045 euro. Gjatë kontrollit të ushtruar nga policia kufitare e Kakavijës në kamionin, me drejtues shtetasin F.S., u gjendën të fshehura në një çantë dore 41 mijë euro të padeklaruara. Njoftimi i plotë: Vijojnë kontrollet intensive për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Goditet një rast i mosdeklarimit të të hollave në kufi. Sekuestrohen 41.045 euro. Procedohet penalisht poseduesi i shumës monetare. Shërbimet e Policisë Kufitare në Kakavijë, si rezultat i shtimit të kontrolleve me qëllim parandalimin…

Lexo më Shumë

Nëntë komunat e Pollogut edhe më tej vazhdojnë të mos realizojnë obligimin e tyre pagesor ndaj Ndërmarrjes së përbashkët për menaxhim me Rusinon, me qëllim që e njëjta të nis të funksionojë. Nuk kanë filluar as investimet e premtuara kohë më parë, siç është shtrimi me asfalt i rrugës deri në Rusino dhe rrethimi i deponisë. Krerët e komunave të Pollogut javë më parë kanë mbajtur një takim koordinues me ç`rast, është vendosur që, deri më 15 qershor, që të gjitha komunat të shlyejnë obligimet që kanë ndaj Ndërmarrjes së përbashkët për menaxhim me Rusinon, për nisjen me punë të…

Lexo më Shumë

Një sasi lënde eksplozivi është vendosur në një objekt biznesi në Durrës. Policia ka arrestuar një 44- vjeçar dhe menaxherin e lokalit në pronësi të autorit të dyshuar, pasi nga kontrolli në mjetin e tij Policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri pistoletë. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, menjëherë pas njoftimit të marrë për shpërthimin e një sasie të vogël lënde eksplozive të hedhur mbi tarracën e një godine trekatëshe, objekt biznesi, në pronësi të shtetasit J. D., në lagjen nr. 14 Durrës, kanë organizuar punën dhe falë veprimeve të shpejta hetimore dhe profesionale, bënë të mundur identifikimin, kapjen…

Lexo më Shumë

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në vendin tonë gjithsej 250,813 qytetarë janë vaksinuar kundër Covid-19.Gjatë ditës së djeshme dozën e parë të vaksinës kundër koronavirusit e kanë marrë 1,455 qytetarë, ndërsa gjithsej janë aplikuar 10,556 vaksina. Në vendin tonë që nga fillimi i imunizimit masiv, gjithsej janë aplikuar 410,711 doza vaksinash, 159,898 prej të cilëve paraqesin dozën e dytë të kësaj vaksine. – Advertisements –

Lexo më Shumë

Pak para nisjes së seancës së sotme plenare, gazetarët e që mbulojnë zhvillimet në Kuvend kanë protestuar në lidhje me një vendim për rregulloren e re të këtij institucioni. Katër ditë më parë Kuvendi publikoi vendimin që përjashton gazetarët nga transmetimi i pavarur i punimeve të Kuvendit dhe Komisioneve Parlamentare. Gazetarja Esiona Ikonomi i bëri thirrje Kuvendit, maxhoracës që të tërhiqet nga ky vendim, ndërsa theksoi se me këtë vendim cënohet puna e tyre. “Në mënyrë të vazhdueshme mbuloj prej vitesh kuvendin. Unë nuk nënkuptoj që ky akreditim që të izolohem në bodrum, në katin e parë. Iu jepet akses…

Lexo më Shumë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, përmes një Urdhëri Ekzekutiv ka paraparë bllokimin e pronës dhe pezullimin e hyrjes në Shtetet e Bashkuara të personave të caktuar që kontribuojnë në situatën destabilizuese në Ballkanin Perëndimor. – Advertisements – Urdhëri është vazhdim i atij fillestar të vitit 2001, që parashikon sanksione për individë të Ballkanit Perëndimor që shihen si rrezik për sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara, mirëpo tani janë paraparë edhe sanksione ndaj personave që kryejnë korrupsion dhe minojnë institucionet demokratike. “Urdhri zgjeron hapësirën gjeografike të regjimit ekzistues të sanksioneve, duke përfshirë edhe Shqipërinë dhe zgjeron kriteret për kërcënimet…

Lexo më Shumë

Gjendet një trup i pajetë në Shëngjergj nga policia e Ulqinit. Gazetari Senad Nikshiqi raportoi për “BalkanWeb” se trupi i pajetë është gjetur afër Reçit e Pentarit, vend ku humbi ish-shefi i antidrogës së policisë së Ulqinit Rudolf Elezoviç. Dyshohet se trupi i pajetë i përket Elezoviç, i cili u raportua i zhdukur nga gruaja e tij që më 27 maj.

Lexo më Shumë

Një 48-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga policia në Mallakastër, pasi u konstatua duke ndërtuar një objekt pa leje në tokë shtetërore. ”Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër arrestuan në flagrancë shtetasin B. H., 48 vjeç, banues në Mallakastër. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lexo më Shumë