Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe periudha me diell, në mesditë dhe pasdite pritet mot i paqëndrueshme me shi të rrëmbyeshëm lokal, shtrëngata dhe erë të fortë. Temperatura maksimale do të lëvizë nga 23 deri në 30 gradë Celsius. Në Shkup dhe zonën përreth do të kemi mot pjesërisht me vranësira dhe periudha me diell, ndërsa pasdite do të ketë reshje lokale shiu dhe bubullima. Temperatura maksimale do të arrijë 28 gradë Celsius. – Advertisements –
Author: almakos
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njofton qytetarët e Tiranës se ditën e nesërme do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona të kryeqytetit, për shkak të punimeve që po kryhen në nënstacionin “Traktora”. Njoftimi i OSSH: Në vijim të punimeve për investimin që po kryhet për rikonstruksionin e kabinave, nesër, 9 qershor do të punohet në dy kabina të një nga fiderat e NST Traktora gjatë segmentit kohor 09:00-16:00. Pa energji do të mbeten këto zona në Tiranë: Pjesërisht: rruga “Ilia Shyti”, rruga “Leandro Zoto”, rruga “Sterjo Spase”, rruga “Violeta Manushi”, rruga “Genci Leka”, rruga “Sali Ceka”,…
Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Arafat Shabani përmes lidhjes direkte në “Programin 200” në Alsat tha se viti shkollorë edhe përkundër sfidave nga pandemia është realizuar me sukses. Shabani tha se MASH shpreson se me përmirësimin e gjendjes epidemiologjike, viti i ri shkollor të nis me prezencë fizike. – Advertisements – “Analizat e MASH janë se viti shkollor, posaçërisht për shkollat fillore dhe të mesme përfundon sipas analizave dhe predikcioneve që kishim prej fillimit të vitit shkollor. Këtë e konfirmuan edhe analizat-hulumtimet që janë bërë nga organizatat ndërkombëtare të UNICEF. Shpresojmë që prej vitit të ardhshëm shkollor, varësisht prej gjendjes…
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nga Bullgaria nuk ngurroi t’i bëjë thirrje Serbisë të njohë pavarësinë e Kosovës. Kreu i qeverisë tha se Kosova dhe Serbia duhet të gjejnë gjuhën e përbashkët për të zgjidhur çështjet që prej vitesh i mundojnë. Sipas Ramës, këtë gjë duhet ta bëjnë vetë shtetet, pa ndërhyrjen e askujt. Megjithatë, ai ofroi ndihmën e Shqipërisë në çdo rast nevoje. “Duhet ta kishte njohur Kosovën shumë kohë më parë dhe çdo ditë që kalon është një ditë më tepër që vonon atë që është gjëja e duhur për t’u bërë. Shpresoj që nëpërmjet dialogut dhe interesave…
Aktivisti Blendi Hodai në paraqitjen e tij të sotme në “Programin 200” në Alsat kundërshtoi deklaratat e vazhdueshme të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për realizimin me sukses të mësimit online. Sipas tij hulumtimet e Unionit të Nxënësve të Shkollave të Mesme kanë shprehur mangësi të shumta. – Advertisements – “Një numër i konsiderueshëm i nxënësve kanë hyrë për së pari herë në mësim nga mesi i nëntorit. Pra viti shkollor ka filluar në tetorë, ndërkaq një numër i konsiderueshëm i nxënësve kanë hyrë në mësim diku në mesin e muajit nëntor”, tha mes tjerash Hodai. Hodai thotë se përveç…
Dy muaj më parë dy vëllezërit Altin e Mehmet Mera, nga fshati Luzni, i Dibrës ekzekutuan me armë zjarri bashkëfshatarin e tyre, Xhetan Koneshën. Ngjarja e rëndë ndodhi në mes të fshatit dhe në prani të vajzës së të ndjerit, Mirushes. Kjo e fundit ka rrëfyer për gazetarin e “News24”, Enver Doçi, pas kaq kohësh, të gjithë historinë e asaj dite, ku pësoi traumë të rëndë, pasi babi iu vra nga dy vëllezërit para syve. Mirushe Koneshi thotë se dy vëllezërit Mere nuk u mjaftuan, duke e qëlluar me plumba, por edhe pasi kishte rënë në tokë e goditën babain…
Janë konfirmuar rastet e para të gripit të shpendëve në Shqipëri. Lajmi bëhet i ditur nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, e cila njofton se po monitoron situatën. Ministria thekson se “Sëmundja është e pranishme vetëm në 3 vatra, që ndodhen respektivisht në Njësinë Administrative Fushë- Krujë, në Njësinë Admistrative Dajt dhe në Njësinë Administrative Bujan”. Njoftimi i Ministrisë: Ministria e Bujqësisë dhe e Zhvillimit Rural po ndjek me vëmendje monitorimin e situatës epidemiologjike në popullatën e shpendëve në vendin tonë. Pas njoftimit të dhënë nga Organizata Botërore e Shëndetit të Kafshëve, për praninë e virusit të Gripit të…
Autoritetet shëndetësorë në Itali kanë përditësuar të dhënat e fundit të COVID-19 atje. Sipas njoftimit zyrtar, gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 1.896 të infektuar me virusin, ndërsa nga krahu tjetër, fatkeqësisht, nuk kanë arritur të fitojnë betejën me virusin 102 qytetarë. Shtrimet në njësitë e kujdesit intensiv: Në të gjitha spitalet e Italisë, deri më tani, janë të tështruar 688 pacientë në njësitë e kujdesit intensive. Ka një rënie në krahasim me ditët e kaluara, megjithatë, autoritetet apelojnë qytetarët që të respektojnë masat e vendosura, në mënyrë që vendi të përjetojë një sezon veror të qetë dhe me…
Me rishikimin e parë të buxhetit për këtë vit, qeveria planifikon të shpenzojë edhe treqind milion euro shtesë nga sa ishte planifikuar fillimisht. Pjesa e shpenzimeve të buxhetit është rritur për 8.6 për qind ose tani do të arrijë në 4.3 miliardë euro. Me rishikimin e buxhetit, Qeveria ndau para nga thesari i shtetit për pagesën e K-15 për punonjësit në administratë. Sipas Kryeministrit Zoran Zaev, administratorët duhet të marrin regres vjetor sepse marrëveshja kolektive është nënshkruar që në 2019. – Advertisements – Regresi për pushim vjetor në përputhje me marrëveshjen kolektive për organet e administratës shtetërore, shërbimet profesionale të…
OSHEE ka njoftuar këtë të martë se për shkak të punimeve për demontimin e transformatorit në Selitë, disa zona të Tiranës do të jenë pa drita nga ora 20:00 deri në orën 21:00. Njoftimi i plotë: Pershendetje, Njoftim për abonentët Tiranë Për shkak të punimeve që do të kryhen për demontimin e transformatorit të NST Selitë, sot në orën 20:00-21:00 do të stakohet energjia në këto zona në Tiranë: rruga “Ilia Dilo Sheperi”, rruga “Gjovalin Gjadri”, rruga “Hamdi Pepa”, rruga “Bedri Karapici”, rruga ” 3 Dëshmorët” (pjeserisht) prane KMY, biznese private brenda territorit te Ish Misto Mames, rruga “Tish Daia”,Prane…
VMRO-DPMNE filloi bllokimin e rrugëve në shenjë proteste kundër siç thonë, negociatave sekrete të pushtetit me Bullgarinë. Sipas partisë së Mickoskit, në tryezën e negociatave është pranimi i deklaratës së miratuar nga kuvendi i Bullgarisë më të cilën cenohet identiteti maqedonas. Deputeti Vllado Misajllovski tha se Qeveria e Zaevit duhet të dëshmojë se nuk negocion për identitetin dhe gjuhën maqedonase. – Advertisements – “Zaev dhe Buçkovski merren vesh, negociojnë, por opinioni maqedonas nuk e dinë çka është ajo që negociojnë. Andaj jemi ne të gjithë nëpër rrugë që ta ngremë zërin, që të kërkojmë nga pushteti të na tregojë çka…
Dhimbjet e kokës mund të kurohen pa marrë qetësues. Ylli Merja, specialist i bimëve mjekësore u drejtohet praktikave natyrale dhe jo medikamenteve. Ai thotë se ilaçet e lënë aty problemin, thjesht e “mbulojnë” përkohësisht, ndërsa për të kuruar duhet zbuluar shkaku. I ftuar tek “Vila24” moderuar nga Androniki Kolka, Merja sqaron se nëse kemi dhimbje në pjesën e prapme, shpesh shkak është cervikalja, në lobin e përparëm duhet të dyshojmë për sinozit, në pulsim të anëve të kokës, problemi lidhet me ndonjë virozë. Merja thotë se në fillim duhen pirë 2 gota ujë për të vërejtur nëse dhimbja vjen nga…

