Forca Vëzhguese e Shkëputjes së OKB-së (UNDOF) kreu sot operacione në terren për të hequr mbetjet e luftës dhe municionet e pashpërthyera në disa zona të provincës Quneitra në Sirinë jugperëndimore, njoftoi Al-Ikhbariya TV, transmeton Anadolu.
UNDOF u krijua sipas një rezolute të Këshillit të Sigurimit të OKB-së në 1974 për të monitoruar marrëveshjen e shkëputjes në Lartësitë e Golanit të Sirisë, të cilat Izraeli i ka pushtuar që nga viti 1967.
“Forcat e UNDOF-it po kryejnë operacione për të hequr mbetjet e luftës dhe municionet e pashpërthyera në disa zona të fshatit të Quneitrës për të reduktuar rreziqet që kërcënojnë civilët”, tha transmetuesi.
Autoritetet siriane raportojnë periodikisht vdekje dhe lëndime të shkaktuara nga shpërthimi i mbetjeve të luftës të lënë pas gjatë luftës së zhvilluar nga ish-regjimi i Bashar al-Asadit kundër kundërshtarëve gjatë revolucionit të vendit midis 2011 dhe 2024.
Sipas të dhënave të “Landmine Monitor”, municionet e pashpërthyera në Siri kanë vrarë ose plagosur më shumë se 13 mijë njerëz që nga viti 2011.
Assadi, i cili sundoi Sirinë për gati 25 vjet, u arratis në Rusi më 8 dhjetor 2024, duke i dhënë fund sundimit dhjetëvjeçar të Partisë Baath që filloi në vitin 1963. Një administratë kalimtare e udhëhequr nga presidenti Ahmad al-Sharaa u formua në janar 2025.
MARKETING


