Një 48-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga policia në Mallakastër, pasi u konstatua duke ndërtuar një objekt pa leje në tokë shtetërore.
”Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër arrestuan në flagrancë shtetasin B. H., 48 vjeç, banues në Mallakastër.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”, thuhet në njoftimin e policisë.



