Prokurori i Krimeve të Rënda, Anton Martini ka reaguar për shkarkimin nga detyra të tij nga KPA për problemet me pasurinë. Martini thotë se ishte i përgatitur pasi kishte informacione se po punohej në mënyrë të kamufluar kundër tij. Mes të tjerash, Martini paralajmëron se pavarësisht se shteti i tij e ‘pushkatoi’, beteja e tij ligjore pas këtij shkarkimi do të vijojë për të vendosur të drejtën në vend. REAGIMI NGA ANTON MARTINI Të dashur miq dhe bashkëpunëtorë të mi! Dje nuk ishte një ditë e mirë për mua dhe familjen time. Padyshim, që isha i përgatitur edhe për këtë vendim,…
Author: almakos
Është kërcënuar në krye të detyrës prokurori i Përmetit, Asllan Bajrami. Gazetarja Klodiana Lala raporton për “BalkanWeb” se prokurorit Bajrami i është vendosur një fishekë në dritaren e zyrës së tij. Burime të sigurta bëjnë me dije se në dritaren e zyrës prokurori ka gjetur një fishek, i cili mesa duket është vendosur në shenjë mesazhi. Prokurori ka depozituar kallëzim, ndërsa policia ka nisur hetim për ngjarjen. Gjate ditëve të fundit, prokurori ka marrë edhe thirrje në celular nga numra privat, për të cilat po ashtu po zhvillohen hetime.
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara voton sot për të zgjedhur 5 anëtarë jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit. Këshilli i Sigurimit, një organ i OKB-së me kompetenca të fuqishme, përbëhet nga 15 anëtarë, 5 prej të cilëve të përhershëm, ShBA, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Rusia dhe Kina, si dhe 10 anëtarë jo të përhershëm, me një mandat dy vjeçar. Shqipëria, Brazili, Gaboni, Gana dhe Emiratet e Bashkuara Arabe janë në garë, pa konkurentë nga rajonet përkatëse, për 5 vendet. Por për t’u zgjedhur, secila prej tyre duhet të sigurojë dy të tretat e votave të vendeve anëtare…
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe përmes një shkrimi në Facbook ka njoftuar se ekipet mjekësore në vendin tonë kanë arritur sërish të realizojnë me sukses transplantimin e zemrës. Ky paraqet transplantimin e katërt të zemrës në vendin tonë. – Advertisements – “Mëngjesin e sotëm, zemra e një paciente 44-vjeçare, familja e së cilës dhuroi organet, filloi të rrah përsëri. Ditët në vijim janë kritike, të shpresojmë se trupi do ta pranojë organin e ri. Një pacient që vuan nga sëmundja e rëndë kardiovaskulare për disa vjet, ka shans për një jetë të re. Në 24 orët e fundit, rreth 100…
Ne jemi të hapur për bashkëpunim me të gjithë dhe është i mundur një koalicion parazgjedhor me parti maqedonase dhe shqiptare, tha në pjesëmarrjen e sotme në emisionin “Rruga drejt” përfaqësuesja e VMRO-DPMNE-së, Zhaklina Peshevska. Siç shtoi ajo, do të jetë e rëndësishme radhitja e programeve dhe kërkesave të të dyja palëve. – Advertisements – Është i mundur një koaalicion si me partitë maqedonase ashtu edhe me ato shqiptare, ku ne do të harmonizohemi për sa i përket programeve, dhe kërkesave nga të dyja palët. Do ta lëmë që koha të tregojë, mendoj se është ende herët për të njoftuar…
Duke komentuar urdhrin ekzekutiv të presidentit amerikan, Joe Biden për bllokimin e pasurive dhe ndalimin e hyrjes në SHBA të personave që destabilizojnë Ballkanin Perëndimor, deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Remzi Memedi në “Rruga Drejt” në Alsat tha se BDI, VMRO-DPMNE dhe LSDM janë të zhytura në korrupsion dhe se kjo paraqet bazë për pastrim të skenës politike në vend. Më shumë dhe më pak korrupsion nuk ka, nuk ekziston në terminologji. Ka krim ose nuk ka krim. bashjkarisht të tri subjektet, VMRO-LSDM-BDI janë të zhytura në krim dhe korrupsion. Mendoj se pikërisht ky është momenti kur duhet të fillojë…
Detaje të reja për operacionin e policisë në Gjirokastër që çoi në arrestimin e tre personave për pengmarrje. Mësohet se 34-vjeçari Julian Gjonçaj i cili u mor peng për disa orë dhe u mbajt nën kërcënimin e armës në shtëpinë e 35-vjeçares së arrestuar me inicialet D. K.. Gjonçaj, njihej si përdorues dhe shpërndarës droge dhe autorët e pengmarrjes ishin pikërisht shokë të tij, të gjithë banorë të së njëjtës lagje. Për disa orë 34-vjeçari është dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht. Ende nuk dihen shkaqet e rrëmbimit, por dyshohet se ka të bëjë me aktivitetin kriminal që ushtronte 34-vjeçari. Asnjë prej…
Protestat e organizuara nga VMRO-DPMNE në mënyrë që të fitojnë depërtim në negociatat me Bullgarinë është strategji e gabuar, është shprehur përfaqësuesja e LSDM, Slavjanka Petrovska, në emisionin “Rruga Drejt” në Alsat. Siç shtoi ajo, protestat ishin më shumë si përpjekje e partisë për të kontrolluar vlerësimin e saj midis qytetarëve. – Advertisements – Pyetja është cili është qëllimi përfundimtar i këtyre protestave. A duan thjesht të numërohen? Nëse do ta dëshironin këtë, atëherë e panë forcën e tyre gjegjësisht sa njerëz morën pjesë në ato protesta, ose thjesht duan të shpërqendrojnë vëmendjen e tyre nga ajo që po ndodh…
Një aksident i rëndë është regjistruar sot në rrugën ‘’Xhanfize Keko’’ në Tiranë, ku një makinë i ka rënë një pemë dhe kjo e fundit është rrëzuar duke e zënë poshtë mjetin. Gazetarja Dorjana Bezat raporton se brenda makinës ka qenë një vajzë, e cila ka mbetur e plagosur. Kjo e fundit është transportuar me urgjencë në spital, ndërsa nuk dihet ende gjendja e saj shëndetësore. Mësohet se pema ka qenë në anë të rrugës. Nga të dhënat paraprake mësohet se mjeti ecte me shpejtësi, ndërsa nga rënia e pemës është ndarë në dysh.
Policia e Gjirokastrës ka arrestuar tre persona të akuzuar për pengmarrje, teksa ka proceduar dhe një 14-vjeçar. Sekuestrohen 1 armë zjarri kallashnikov, municion luftarak, një sasi dozash me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sattiva dhe një mjet mprehës (thikë) Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Gjirokastër në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Gjirokastër, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se shtetasit J. Gj., 34 vjeç, banues në Gjirokastër, i kanë hequr lirinë nën kërcënimin e armës 4 shtetas, organizuan punën dhe falë veprimeve të shpejta dhe profesionale bënë të mundur…
Në Kosovë arritën të enjten 10,000 vaksina kundër koronavirusit, të bëra donacion nga Kroacia. Donacioni u pranua gjatë një takimi të ministrit të Shëndetësisë së Kosovës, Arben Vitia, dhe drejtorit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Naser Ramadani, me ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Danijella Barishiq. Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë nuk bëhet e ditur se të cilit prodhues janë vaksinat. Marrëveshja për këtë donacion është nënshkruar më 24 maj nga Barishiq dhe zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës. Kosova ka nisur fushatën e vaksinimit kundër koronavirusit në fund të marsit. Deri të enjten janë dhënë…
Qershori do të jetë muaji kritik për Ballkanin Perëndimorë. Kështu tha komisioneri evropian për zgjerim, Oliver Varhelyi nga samiti i vendeve të Ballkanit Perëndimorë që u mbajt në Tiranë. Ai u shpreh optimist për çeljen e negociatave me Shkupin dhe Tiranën këtë muaj. Varhelyi shtoi ky vit mund të jetë viti i Ballkanit Perëndimor por për këtë duhet rezultate konkrete.“Qershori është muaj kritik për Ballkanin Perëndimor. Kemi shumë çështje në tryezë. Duam të organizohen konferencat ndërqeveritare me Serbinë e Malin e Zi, të vazhdojnë negociatat e tyre të anëtarësimit. Duam që të organizohen dy konferencat e para ndërqeveritare me Shqipërinë…

