Një aksident i rëndë është regjistruar sot në rrugën ‘’Xhanfize Keko’’ në Tiranë, ku një makinë i ka rënë një pemë dhe kjo e fundit është rrëzuar duke e zënë poshtë mjetin.
Gazetarja Dorjana Bezat raporton se brenda makinës ka qenë një vajzë, e cila ka mbetur e plagosur. Kjo e fundit është transportuar me urgjencë në spital, ndërsa nuk dihet ende gjendja e saj shëndetësore.
Mësohet se pema ka qenë në anë të rrugës. Nga të dhënat paraprake mësohet se mjeti ecte me shpejtësi, ndërsa nga rënia e pemës është ndarë në dysh.