Author: almakos

Moti në vend do të jetë me vranësira të ndryshueshme, nga orët e mesditës do të mbajë mot i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të fortë. Në nivel lokal, proceset do të jenë më intensive me më shumë reshje për një kohë të shkurtër, shkarkime elektrike dhe kushte për paraqitje të breshërit. – Advertisements – Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej 8 deri në 16, ndërsa ajo maksimalja do të arrijë prej 21 deri në 30 gradë. UV indeksi do të jetë 7. Në Shkup moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme, rreth mesditës dhe…

Lexo më Shumë

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm por që pritet edhe reshje të izoluara në fragmente të shkurtra kohore. Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të kenë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 09°C në 21°C, në zonat e ulëta nga 16ºC në 28°C dhe në zonat bregdetare nga 18°C në 29°C. Era do të jetë në drejtim Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3-4 ballë.

Lexo më Shumë

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Elbasan-Peqin, ku ka humbur jetën një persona dhe kanë mbetur të plagosur katër të tjerë. Aksidenti sipas informacioneve të para ka ndodhur në fshatin në fshatin Lazaren, Peqin rreth orës 21:20 ku janë përplasur një kamionçinë dhe një mjeti tip “Ford”. Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë pasagjeri në mjetin tip “Ford”, ndërkohë në spital kanë mbërritur 6 persona të plagosur të moshave 33-55 vjeç. Mes të plagosurve janë edhe drejtuesit e automjeteve të cilët po i nënshtrohen testit të alkoolit. Paraprakisht dyshohet se aksidenti të jetë shkaktuar…

Lexo më Shumë

Ministrja e Mbrojtjes, Radmila Shqerinska e ftuar në emisionin “360 në Alsat” tha se anëtarësimi në NATO i dha një rezistencë të madhe politike vendit tonë, prandaj nuk duhet të merret si një ulëse me vendet e tjera anëtare të NATO-s. Anëtarësimi në NATO do të thotë edhe lufta ndaj kërcënimeve hibride, kërcënime kibernetike, dezinformatave, ndikimi ndaj cikleve zgjedhore ndikimi ndaj mediumeve…etj. – Advertisements – Mendoj se anëtarësimi në NATO na dha rezistencë më të madhe, forcë pak më të madhe politike që të ndjehemi të sigurt, por vendet e NATO-s nuk janë ulur në karrige dhe të relaksohen, tash…

Lexo më Shumë

Kryegjyshi Haxhi Dede Edmond Brahimaj është kryegjyshi i 39-të i zgjedhur për të udhëhequr në udhën e bektashizmës duke mbartur mbi vete një periudhë 800 vjeçare. Në mjediset e Selisë së Shenjtë Bektashiane mbasditën e së premtes u promovua libri “Dede Edmond Brahimaj, 10 vite Kryegjysh Botëror i Bektashizmit”, i autorëve Kujtim Boriçi dhe Nuri Çuni. Me zgjedhjen e tij në këtë detyrë të lartë shpirtërore Baba Mondi ka mishëruar vlerat më të larta të besimit bektashian duke rimarrë, nxjerrë në dritë e pasuruar traditat më të mira bektashiane tha nje nder autoret e librit. Libri është një libër udhëtim…

Lexo më Shumë

Shqipëria është zgjedhur anëtare e përkohshme e KS të OKB-së. Deputeti i zgjedhur i PD-së Tritan Shehu, përmes një postimi në rrjetet sociale, shkruan se duket pozitive kjo hapësirë për vendin tonë, ndërsa shtoi se duhet të mos përdoret presidenca e OSBE-së. Postimi i Tritan Shehut: Zgjedhja e Shqiperise si Antare e Perkoheshme e Keshillit te Sigurimit, nje mundesi reale, por qe nuk duhet keqperdorur si Presidenca e OSBE, apo mundesi te tjera. Shume pozitive kjo hapesire e re per vendin tone. Por qe nuk duhet te kete fatin e shume mundesisve te tjera te mepareshme te diplomacise sone. Dhe…

Lexo më Shumë

Një sherr mes kushërinjve gati sa nuk ka përfunduar në tragjedi në Maliq. Dy kushërinjtë nga Podgoria janë zënë fillimisht me fjalë dhe më pas njëri prej tyre ka qëlluar me pushkë, ndërsa sipas policisë sherri ka qenë për motive të dobëta. Fatmirësisht ndërhyrja në kohë e policisë ka bërë që konflikti të përfundojë pa persona të plagosur, ndërsa shtetasi që ka përdorur armën, i identifikuar si Ervin Gura është arrestuar. Persona të tjerë janë shoqëruar në komisariat për t’u pyetur për përplasjen. Policia po punon për zbardhjen e plotë të konfliktit dhe motiveve të tij.

Lexo më Shumë

Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon deklaroi se dokumentet “non-paper” për ndryshim të kufijve në Ballkan janë draftuar në Moskë e Beograd. Ajo komentoi liturgjinë e djeshme fetare nga klerikët serbë në Kishën ortodokse në oborrin e kampusit të Universitetit të Prishtinës, i vlerësuar si provokim në Kosovë. Von Cramon ka thënë se nuk e di nëse një veprim i tillë [liturgjia] ishte provokim nga pala serbe, por sugjeroi që Kosova të fokusohet në agjendën e saj evropiane. “Ky provokim nga pala e komunitetit serb mund të jetë i vërtetë apo jo. Nuk mendoj se është e…

Lexo më Shumë

Një 29-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë në një lokal në Durrës. Sipas informacioneve zyrtare, ngjarja ndodhi rreth orës 17:30, në lagjen nr.13, Durrës. Policia njofton se në ambientet e lokalit ku punonte dyshohet se është vetëplagosur me mjet prerës (thikë), shtetasi L. R., 29 vjeç, banues në Durrës, i cili pas ndërhyrjes së Policisë është transportuar dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të ngjarjes.

Lexo më Shumë

Komisioni i Përbashkët Maqedoni-Bullgari për çështjet historike dhe arsimore dje dhe sot ka pasur bisedat më të vështira deri më tani. Nga ekipi maqedonas për MIA deklaruan se në ditën e parë temë diskutimi ishin librat shkollorë të historisë, por nuk u gjet asnjë zgjidhje, meqë pala bullgare dëshiron të imponojë pikëpamjen e saj për të kaluarën. Komisioni hapi diskutim edhe rreth Grigor Përliçevit, pasi pala bullgare paraprakisht nuk pranoi që ky person të nderohet nga Maqedonia e Veriut, Bullgaria dhe Greqia. Ata kanë propozuar tekst të ri të cilin anëtarët e komisionit maqedonas e kanë vlerësuar si ofendues ndaj…

Lexo më Shumë

Policia ka arrestuar një shtetas 52 vjeç në Sarandë, i dyshuar për ndërtim pa leje. Sipas policisë, është vënë në pranga pronari i truallit të ndërtesës, Lefter Marku. Njoftimi i policisë: Sarandë Kryente ndërtime pa leje, vihet në pranga pronari i truallit. Në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e veprimit të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për marrjen e masave me qëllim parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e ndërtimeve pa leje, veçanërisht brenda vijës së verdhë në zonat urbane, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë gjatë kontrollit të territorit në Ksamil, kanë konstatuar se brenda…

Lexo më Shumë

Nga Genc Pollo – Samiti i Ballkanit Perëndimor, që u mbajt të enjten në Tiranë, ishte një hap tjetër për konsolidimin e Tregut të Përbashkët Rajonal (Common Regional Market) i cili është një nga produktet kryesore të Procesit të Berlinit. Ky Treg tok me CEFTA-n, një kuadër për marrëveshje tregtare ku shtetet ballkanike kanë hyrë para më shumë se një dekade, janë instrumentat kryesore për integrimin e zhvillim ekonomik në Ballkanin Perëndimor si dhe për përgatitjen për t’u bërë ekonomikisht i pranueshëm në BE (Kriteri i Kopenhagenit  nr. 2). Komisioneri për Zgjerimin z. Várhelyi njoftoi se në dispozicion janë  fonde…

Lexo më Shumë