Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Elbasan-Peqin, ku ka humbur jetën një persona dhe kanë mbetur të plagosur katër të tjerë. Aksidenti sipas informacioneve të para ka ndodhur në fshatin në fshatin Lazaren, Peqin rreth orës 21:20 ku janë përplasur një kamionçinë dhe një mjeti tip “Ford”.
Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë pasagjeri në mjetin tip “Ford”, ndërkohë në spital kanë mbërritur 6 persona të plagosur të moshave 33-55 vjeç. Mes të plagosurve janë edhe drejtuesit e automjeteve të cilët po i nënshtrohen testit të alkoolit.
Paraprakisht dyshohet se aksidenti të jetë shkaktuar gjatë një tentative parakalimi. Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaktut të aksidentit.



