Kur ka mbetur vetëm një ditë nga zgjedhjet për kreun e ri të Partisë Demokratike, kryetari i Komisionit të Zgjedhjeve në këtë parti, Jemin Gjana ka dalë në një deklaratë për mediat. Ai bëri me dije se komisioni ka miratuar listën paraprake të komisionerëve dhe se aktualisht vijon procesi për shpërndarjen e materialeve zgjedhore në të gjitha degët e PD në vend ku do të mbahen zgjedhjet. “Sapo përfunduam një nga mbledhjet e komisionit. Miratuam listën, jo përfundimtare, pasi nuk janë përfaqësues për të gjita komisionet. Kandidati Kadilli ka sjellë përfaqësuesit e tij nga 76 në 54 komisione. E miratuam…
Author: almakos
Vaksinimi kundër Covid-19 në të gjithë vendin po zhvillohet pa ndërprerje, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë. Nga atje bëjnë të ditur se nëpërmjet ueb-faqes vakcinacija.mk 448.502 janë paraqitur për t’u vaksinuar kundër virusit korona. – Advertisements – Në pikat e vaksinimit në vendin tonë deri dje janë vaksinuar 255.808 qytetarë. Me dozën e parë të vaksinës dje janë vaksinuar 1.477 qytetarë, ndërsa dje 11.431 qytetarë janë rivaksinuar. Në shtet janë aplikuar 442.928 doza vaksinah, ndërsa 187.120 qytetarë janë rivaksinuar. Sipas të dhënave të fundit, 48% e popullsisë mbi moshën 70 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine, 42% e popullsisë mbi…
Maturantët janë ngritur në protestë jo vetëm në Tiranë por një protestë nga maturantët e shkollave të Durrësit po zhvillohet edhe para Drejtorisë Rajonale parauniversitare në Durrës. Ata kërkojnë një rivlerësim të testit ku të ulet tavani i pikëve sepse kishte ushtrime që ishin në nivelin maksimal dhe kufiri 10 është vetëm 7 pikë, ndërkohë kishte ushtrime më shumë pikë të cilat kalonin çdo pritshmëri. “Ne kemi dy vite online duke marrë parasysh dhe kushtet në të cilat ne kemi mësuar, kanë qenë tepër të vështira. Ne kërkojmë mbështetjen tuaj, sepse nga këto provime varet e ardhmja jonë që me…
Gjermani ka hequr Maqedoninë e Veriut nga lista e vendeve me rrezik të lartë për përhapjen e virusit korona. Ky vendim vjen pasi që në vendin tonë ka zvogëlim të numrit të të infektuarve me Covid-19, transmeton TV21. – Advertisements – Përveç, Maqedonisë, nga lista e vendeve me rrezik të lartë janë hequr edhe Kosova, Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina dhe Serbia, njoftoi Instituti “Robert Koh”. Heqja nga lista e vendeve me rrezikshmëri të lartë lehtëson udhëtimet në këtë vend.
Policia e Lezhës ka ndërmarrë masa për mbarëvajtjen e pelegrinazhit në Kishën e Shna Ndout në Laç më datë 12-13 Qershor 2021. Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë ka marrë një sërë masash për sigurimin e rendit dhe sigurisë publike, para, gjatë dhe pas pelegrinazhit. Masat e marra si më poshtë:– Nga ora 08:00 datë 12.06.2021– ora 24:00 datë 13.06.2021, do të kufizohen disa segmente rrugore mbi lëvizjen dhe parkimin e mjeteve të cilët janë:“Nga Kryqëzimi i Gjykatës – Kisha e Shna Ndout”“Nga Kryqëzimi i Poliklinikës – Kisha e Shna Ndout” “Nga Kryqëzimi i Gjimnazit – Kisha e Shna Ndout”“Nga Pallati…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot ka përkujtuar 22-vjetorin e çlirimit të Kosovës si dhe zbarkimit të këmbësorisë së trupave të NATO-s, më 12 qershor të vitit 1999. Kurti së bashku me krerët e lartë shtetërorë pasi nderuan ushtarët e rënë të NATO-së, në një prononcim për media tha se në këtë datë Kosova kremton paqen, çlirimin dhe lirinë e vendit. Sipas tij, të gjithë ato gra dhe burra të cilët sakrifikuan dhe dhanë jetën ndodhen në themelet e pavarësisë së Kosovës. “Në qershorin e vitit 1999 kishim zjarr në qiell e në tokë, por më 12 qershor këmbësoria që…
Vijojnë kontrollet nga Policia e Durrësit për konstatimin e ndërtimeve pa leje dhe zënien e hapësirës publike. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e veprimit të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për marrjen e masave me qëllim parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e atyre shtetasve që ndërtojnë pa leje apo zaptojnë hapësirën publike duke vendosur shezlongë në mënyrë të paligjshme, arrestuan në flagrancë shtetasit: P. M., 32 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë në fushën e narkotikëve. Ky shtetas në vendin e quajtur “Plazhi Sektor Rinia”, Durrës,…
Numri i rasteve aktive vazhdimisht po bie dhe momentalisht ka 425 prej të cilëve 189 janë në Shkup. Në repartet infektive në Maqedoni mjekohen 109 pacientë prej të cilëve 43 janë në Shkup. – Advertisements – Sipas të dhënave të djeshme të ISHP-së, dje u regjistruan 20 raste të reja nga 2.885 testime, dy raste të vdekjes dhe 30 pacientë të shëruar. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostifikuar me coronavirus që nga fillimi i pandemisë është 155.507, numri i të shëruarve është 149.612 dhe numri i të vdekurve 5.470. Sipas të dhënave të ueb-faqes kovid19vakcinacija.mk, deri tani në Maqedoni…
Teksa sot shënon 22 vite nga çlirimi i Kosovës, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë do të mbahet një protestë për shkak të fyerjeve që po bëhen ndaj Ushtrisë Çlirimtare, UÇK-së. Siç thuhet në njoftim, ky aktivitet do të fillojë në ora 11:00. “Mbahet aktivitet protestues përmes artit, për shkak të fyerjeve që po bëhen ndaj UÇK-së dhe në përkrahje të çlirimtarëve që gjenden padrejtësisht në dhomat e specializuara në Hagë”, thuhet në njoftim. Specialja ka akuzuar drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës se kanë kryer krime kundër njerëzimit gjatë luftës së fundit në Kosovë. Për këto akuza ata po mbahen…
Lëkundje tërmeti janë ndjerë mbrëmjen e djeshme në Shqipëri, pikërisht rreth orës 23:20. Sipas qendrës sizmologjike, lëkundjet kanë qenë me magnitudë 3 ballë, ndërsa epiqendra ka qenë 6 kilometra J-L Shijak. Deri më tani nuk raportohen për dëme materiale apo persona të lënduar.
Sot shënohen 22 vite nga çlirimi i Kosovës. 22 vjet më parë në Kosovë u vendosën 50 mijë ushtarë të NATO-s dhe bashkë me ta edhe administrata e përkohshme e Kombeve të Bashkuara. Më 12 qershor të vitit 1999, pas 78 ditë bombardimesh të Aleancës Ushtarake Perëndimore të udhëhequr nga Amerika kundër caqeve ushtarake serbo-malazeze në Kosovë në Serbi dhe Mal të Zi, trupat e NATO-s hynë në Kosovë në misionin paqeruajtës që do të quhej KFOR, duke i dhënë fund luftës gati dyvjeçare midis popullsisë kryengritëse shqiptare të organizuar në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave okupuese…
Deputeti i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri, me sa duket e ka marrë seriozisht stërvitjen dhe të qenit në formë. Pas mbarimit të fushatës, Gjiknuri i është përkushtuar palestrës, ndërsa boksi duket se është disiplina që e tërheq më shumë. Në një video të publikuar së fundmi, Gjiknuri shihet teksa grushton një thes boksi, shumë i përqendruar në atë që po bën.

