Ministrja e Mbrojtjes, Radmila Shqerinska e ftuar në emisionin “360 në Alsat” tha se anëtarësimi në NATO i dha një rezistencë të madhe politike vendit tonë, prandaj nuk duhet të merret si një ulëse me vendet e tjera anëtare të NATO-s. Anëtarësimi në NATO do të thotë edhe lufta ndaj kërcënimeve hibride, kërcënime kibernetike, dezinformatave, ndikimi ndaj cikleve zgjedhore ndikimi ndaj mediumeve…etj.
– Advertisements –
Mendoj se anëtarësimi në NATO na dha rezistencë më të madhe, forcë pak më të madhe politike që të ndjehemi të sigurt, por vendet e NATO-s nuk janë ulur në karrige dhe të relaksohen, tash jemi anëtare dhe nuk do bëjmë asgjë. Nëse e shihni dokumentin që do e diskutojnë liderët në samitin e së hënës, do shihni se vërtetë, fokus i madh është në atë sesi të ndërtohen kapacitetet ushtarake, që do ishte e pritshme, çfarë armatimi konvencional, çfarë politika nukleare të zhvillohen, si të pengohen llojet tjera të kërcënimeve fizike, por vëmendje e njëjtë, madje mendoj se edhe më të madhe këtë herë do jetë në tema të llojit të kërcënimeve hibride, kërcënime kibernetike, dezinformatave, ndikimi ndaj cikleve zgjedhore ndikimi ndaj mediumeve…-tha Sheqerinska.



