Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga qarkullimi i masave ajrore të paqëndrueshme të cilat po mbajnë në vendin tonë mot me rreshje shiu dhe stuhi lokale.
E enjte, 10 qershor 2021
Moti do të jetë me kthjellime në pjesën e parë të ditvs, pasdite vranësirat do të shtohen duke u pasuar nga rreshje shiu me stuhi lokale në zonën e ulët dhe Jug-lindje. Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi deri në 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë pa ndryshime.
Temperaturat:
Zona malore 11/28°C
Zona e ulët 12/31°C
Zona bregdetare 14/28 °C



