Arkin Jahiji ka marrë zyrtarisht detyrën e kryetarit të Komunës së Bërvenicës. Në fjalimin e tij të parë pas marrjes së mandatit, ai premtoi qeverisje të barabartë për të gjithë banorët, pa dallime etnike apo partiake. MARKETING Jahiji bëri të ditur se gjatë mandatit të tij do të hapen edhe dy zyra të reja, ajo për mërgimtarët dhe zyra për ndihmë juridike falas. “Do të jem kryetar i komunës i cili do të respektojë çdo banor të komunës së Bërvenicës, çdo qytetar, pa dallim etnie, partie apo çfarëdo dallimi tjetër”, tha Jahiji. Ai theksoi se synimi i tij është ndërtimi…
Author: almakos
Nisja e një hetimi të pavarur nga bordi i Nvidia për drejtorin ekzekutiv Jensen Huang, lidhur me një marrëdhënie jashtëmartesore të pranuar prej tij, ka shkaktuar një rënie të ndjeshme të aksioneve të kompanisë. Kjo situatë ka ngjallur shqetësime të mëdha për investitorët dhe analistët e tregut.Pas njoftimit të hetimit, aksionet e Nvidia-s pësuan një rënie prej rreth 4.2% në transaksionet e natës vonë në platformën Robinhood. Kjo rënie tregon se investitorët janë të shqetësuar për stabilitetin e kompanisë, ndonëse aksionet e furnizuesve të saj në Azi nuk u prekën në mënyrë të ngjashme. Procedura e hetimit u iniciua pas…
Arrestohet autori i dyshuar i grabitjes së një banke të nivelit të dytë në zonën e Komunës së Parisit, në Tiranë. Në pranga ka rënë Robert Duka, 50 vjeç, nga Vlora, i cili dyshohet se është autori i grabitjes së ndodhur pak ditë më parë. 50-vjeçari u arrestua nga policia pranë rrugës së Kosovarëve në Tiranë. Grabitësi kishte marrë shtëpi me qira në Tiranë, ku dhe fshihej. Gjatë grabitjes, autori arriti të marrë rreth 60 mijë euro nga banka. Pas hetimeve dhe veprimeve policore, uniformat blu kanë bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e 50-vjeçarit, i cili tashmë do të…
Dy raste të ndara të kontrabandimit të drogës dhe tabletave janë zbuluar brenda burgut të Idrizovës brenda një dite. MARKETING Në rastin e parë, policia ka arrestuar një 30-vjeçare nga Shkupi, e cila kishte shkuar për vizitë te një i dënuar. Gjatë kontrollit personal, tek ajo janë gjetur dhe konfiskuar dy paketime me marihuanë. Në rastin e dytë, gjatë kontrollit të një pakoje të destinuar për një të burgosur tjetër, zyrtarët e burgut kanë zbuluar 171 tableta. Pakon e kishte dorëzuar paraprakisht nëna e të burgosurit. Nga MPB-ja bëjnë të ditur se po ndërmerren masa për zbardhjen e të dy…
<!– –> Meteorologët po ndjekin me shqetësim dobësimin jashtëzakonisht të hershëm të vorbullës polare dhe qarkullimin e ajrit të ftohtë mbi Arktik, duke paralajmëruar rritjen e mundësisë për një dimër të ashpër dhe periudha të ftohta në pjesë të Evropës, Amerikës së Veriut dhe Azisë gjatë javëve në vijim. Këto çrregullime mund të favorizojnë depërtimin e ajrit arktik drejt gjerësive më të ulëta, duke prekur fillimisht Evropën veriore dhe qendrore, përfshirë Skandinavinë, Ishujt Britanikë, Gjermaninë dhe Poloninë. Zakonisht, vorbullës polare i duhet kohë për të arritur kulmin në janar, por shkencëtarët kanë vënë re shenja shqetësuese që në nëntor, një…
Nga 1 dhjetori hyjnë në fuqi kriteret e reja për marrjen e pushimit mjekësor në Maqedoninë e Veriut. Mjekët amë do të mund të japin pushim deri në pesë ditë pa kritere shtesë diagnostikuese, ndërsa për vazhdimin e tij do të kërkohen analiza shtesë ose kontrolle specialistike, varësisht nga sëmundja.Fondi për Sigurim Shëndetësor sqaron se kjo nuk nënkupton se pacientët duhet patjetër të kthehen në punë pas ditës së pestë. E drejta për pushim mjekësor nuk hiqet. MARKETING Mjekët amë do të vazhdojnë të kenë të drejtë të miratojnë pushim mjekësor deri në 15 ditë, ndërsa për periudha më të…
<!– –> Një zhvillim i papritur nga Elijona Binakaj. Ish-banorja ka mbyllur llogarinë e saj në Instagram, duke ngjallur kureshtje dhe reagime te ndjekësit, shkruan Indeksonline. Pas gjithë vëmendjes që ka marrë së fundmi, ky veprim ka ngritur pikëpyetje: Pse vendosi Elijona të largohet nga rrjetet sociale? A bëhet fjalë për një pauzë apo për një vendim përfundimtar? Deri tani nuk ka një shpjegim publik nga vetë Elijona për arsyen e këtij vendimi. <!—-> <!—->
Drejtori i Përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës, Munir al-Bursh bëri thirrje të dielën për furnizime urgjente me strehimore, duke thënë se përmbytjet kanë lënë 350 mijë palestinezë të zhvendosur të flenë në ambient të hapur, transmeton Anadolu. MARKETING “A po pret bota që fëmijët tanë të ngrijnë?”, tha ai duke kërkuar veprim të menjëhershëm për të mbrojtur fëmijët në vendet e zhvendosjes. Al-Bursh bëri thirrje për hapjen e vendkalimeve për të lejuar hyrjen e tendave dhe materialeve të rindërtimit. Ai tha se mijëra tenda po presin në vendkalime, por ushtria izraelite po refuzon t’i lejojë ato në Gaza.…
Partia opozitare LSDM akuzon se kishte paralajmëruar për muaj të tërë për rastin e “Alta Banka”, lidhjet e saj të dyshuara politike dhe biznesore dhe transferimet e mundshme financiare, dhe sot institucionet nuk po përgjigjen në mënyrë të përshtatshme. Nga atje thonë se kanë kërkuar përgjigje nga Guvernatori i Bankës Popullore, Trajko Slaveski, dhe nga autoritetet kompetente në lidhje me trajtimin e bankës dhe mbrojtjen e fondeve të qytetarëve. MARKETING Në një deklaratë të titulluar “Nuk po përhapim panik, kemi paralajmëruar që nga dhjetori, i vetmi panik është me VMRO-DPMNE dhe Mickoskin”, LSDM pretendon se që në dhjetor të vitit…
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me vranësira dhe reshje lokale të shiut. MARKETING Në vend do të fryjë një erë e lehtë nga drejtimi verilindor.Temperaturat minimale do të lëvizin nba 2 deri 8, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin nga 9 deri 14 gradë celsius. Nga dita e martë moti prtiet të jetë me vranësira dhe më i ngrohët. MARKETING <!– –> <!– –> <!– –> <!– –> <!– –> <!– MARKETING –> <!– –> <!– –> <!– –> <!– –> <!– –> <!– –> <!– [html5_video id=472309] –>
Një kompleks i madh rezidencial dhe turistik, me ndërtesa që arrijnë deri në 27 kate, është projektuar të ndërtohet në Bashkinë e Himarës. Pas investimit qëndron shoqëria “Himara Light House”, e krijuar vetëm në shkurt të vitit 2026, me një kapital fillestar prej 100 mijë lekësh, ndërsa struktura e pronësisë së saj përfshin disa kompani dhe emra të njohur në sektorin e biznesit dhe ndërtimit. Projekti është përfshirë në rendin e ditës së mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Territorit dhe Ujit (KKTU), më 30 korrik 2026, duke parashikuar zhvillimin e një kompleksi me funksione rezidenciale, apart-hotel dhe shërbime. Sipas dokumentacionit…
Koalicioni Shqiptar, nën drejtimin e Enkel Rexhepit, ka arritur një fitore të rëndësishme në zgjedhjet e Këshillit Kombëtar Shqiptar, të mbajtura sot në Serbi. Rezultatet e para të zgjedhjeve, të shpallura nga Shaip Kamberi, bartësi i listës, tregojnë se lista me numër 3 ka siguruar 4,769 vota, duke i dhënë kështu 10 nga 29 mandatet e Këshillit Kombëtar Shqiptar. Kamberi shprehu mirënjohjen e tij për qytetarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, duke theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes së tyre në këtë proces demokratik dhe besimin e dhënë ndaj koalicionit. Ai gjithashtu njoftoi se do të fillojnë bisedimet me listat e tjera…

