Author: almakos

Në intervistën me Nisida Tufën në “Kjo Javë” në News24, Artan Hoxha ngriti një tjetër pikëpyetje lidhur me operacionet e zhvilluara në Durrës dhe zonat përreth. Ai pyeti se si persona të kërkuar mund të kenë shpëtuar nga kontrollet, duke ngritur dyshimin e tij për një dekonspirim. “Ajo që s’dua të harroj është: ore, kush është ky Gysi i dytë? Se Gysi i parë ishte në burg, është ai që arriti të njoftonte për daljen e masave të sigurisë. Se çfarë ka ndodhur, nëse shefja e shërbimit ndodhej në Baku të Azerbajxhanit, pra në detin e Kaspikut, kush i njoftoi…

Lexo më Shumë

Një grup prej 14 senatorësh amerikanë, nga radhët e të dyja partive kryesore, i kanë kërkuar presidentit Donald Trump të tërheqë ftesën për presidentin rus, Vladimir Putin në samitin e G20-s që do të mbahet në Miami. Në një letër drejtuar Trumpit, senatorët argumentojnë se pjesëmarrja e Putinit në samit do t’i jepte legjitimitet luftës së Rusisë kundër Ukrainës. Ata theksuan se Putin mban përgjegjësi për nisjen e pushtimit në shkallë të gjerë të Ukrainës dhe shprehën shqetësim për pjesëmarrjen e tij në një takim ndërkombëtar, ndërsa Rusia vazhdon sulmet ndaj civilëve ukrainas, shkruan politico. Sipas senatorëve, lejimi i Putinit…

Lexo më Shumë

Gazetari Artan Hoxha ka komentuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, me gazetaren Nisida Tufa, arrestimin e ish-drejtores së SHISH, Vlora Hysenit, duke e cilësuar situatën si një nga goditjet më të rënda ndaj institucionit të inteligjencës shqiptare. Hoxha tha se niveli i depërtimit të krimit të organizuar në strukturat shtetërore, sipas tij, ka kaluar çdo skenar që mund të imagjinohej. Nisida Tufa: Ish-kreu i SHISH është tashmë në arrest shtëpie. Si e komentoni? Artan Hoxha: Ka ndodhur kaq shumë gjëra kohët e fundit, sa është normalizuar edhe skandali më i madh. Pra kemi shkuar në fazën që po kthehemi…

Lexo më Shumë

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka dalë në një konferencë për media për të sqaruar situatën e krijuar rreth akuzave për bashkëpunim me institucionet ndërkombëtare, duke theksuar se këto deklarata janë të pabaza. Ajo theksoi se nuk ka dorëzuar asnjë dosje në Gjykatën Speciale kundër ish-krerëve të UÇK-së, duke e quajtur këtë temë “bozë” dhe […] The post Gërvalla reagon ndaj akuzave: Nuk kam bashkëpunuar me Gjykatën Speciale appeared first on InfoKosova.

Lexo më Shumë

Ambasada Amerikane në Tiranë i ka uruar mirëseardhje ambasadorit të ri të SHBA-ve që do të përfaqësojë Amerikën në kryeqytetin shqiptar. Në një reagim në rrjetet sociale, ambasada thekson se ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Eric Wendt, i paraqiti letrat kredenciale Presidentit Bajram Begaj. “Mirë se vjen, Ambasador Wendt! Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Eric Wendt, i paraqiti letrat kredenciale Presidentit Bajram Begaj. Ambasadori Wendt dhe Presidenti Begaj riafirmuan partneritetin e fortë mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë dhe diskutuan për çuarjen përpara të përparësive të administratës së Presidentit Donald J. Trump,…

Lexo më Shumë

Pas pesë dekadash histori, traditë dhe përkushtim ndaj futbollit, Shkëndija e Haraçinës pritet të ketë një infrastrukturë të re sportive. Sipas një njoftimi të VLEN, në Haraçinë ka nisur realizimi i qendrës së re sportive, një projekt i Komunës së Haraçinës që mbështetet edhe nga pushteti qendror. Projekti synon krijimin e kushteve më të mira për zhvillimin e sportit në komunë, me fokus të veçantë te Shkëndija e Haraçinës, por edhe te fëmijët dhe të rinjtë që do të kenë hapësira më të përshtatshme për stërvitje dhe zhvillim sportiv. Në procesin e realizimit të projektit është përfshirë edhe pushteti…

Lexo më Shumë

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka publikuar një video në rrjetet sociale, e cila ka tërhequr jo pak vëmendjen. Në pamje, Tahiri shfaqet në një ambient regjistrimi, përballë kamerave, ndërsa krahas videos ka zgjedhur një mesazh enigmatik: ““Disa histori i kam jetuar. Disa të tjera i kam dëgjuar të tregohen për mua. Do shihemi së shpejti. Ka kaq shumë për të thënë!”. Postimi ka nxitur pikëpyetje mbi atë që ish-ministri mund të jetë duke përgatitur. Fakti që videoja është realizuar në një ambient të përshtatur për regjistrime ka shtuar aludimet se Tahiri mund të jetë duke punuar për një rrëfim,…

Lexo më Shumë

Ministri i Transportit, Aleksandër Nikollovski, bëri të ditur se tashmë është shpallur procedura për përzgjedhjen e kompanisë që do të përgatisë dokumentacionin dhe studimet për projektin. Ofertat mund të dorëzohen deri më 8 tetor. “Synimi ynë është të ndërtohet një rrugë e shpejtë që do të kalojë nga Radovishi përmes Strumicës, deri në Novo Sellë – kufirin me Bullgarinë”, deklaroi Nikollovski. Dokumentacioni dhe studimet pritet të përfundojnë brenda gjashtë deri në nëntë muaj, ndërsa projekti do të financohet me mjete vetanake të Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore. Nikollovski tha se, nëse procedurat zhvillohen sipas planit, punimet në terren mund të…

Lexo më Shumë

LSDM-ja ka ngritur pretenime për ndikimin e kompanive private në rastin e vizitës së kryeministrit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Zëdhënësja e partisë opotitare, Bogdanka Kuzeska ka ngritur pretendime për lobimin e një kompanime që prodhon municion dhe armë, një personi të lidhur me kanalet e kokainës e për afera të shitjes së tokës shtetërore e të lejeve për minierat. “Nuk ka përgjigje nga grupi i organizuar kriminal. Ka fushatë kundër kryetarit të LSDM-së, Venko Filipçe. Ata i zbuluan të gjitha kartat, e që janë mediat e Orbanit dhe të Vuçiqit në Maqedoni, të ashtuquajturit analistë të pavarur, si…

Lexo më Shumë

Një deklaratë e papritur dhe me tone të forta e Kryeministrit Edi Rama nga Nju Jorku ka tërhequr vëmendjen, pasi ai kritikoi hapur ish-presidentin amerikan Joe Biden dhe Shtetet e Bashkuara për mënyrën se si, sipas tij, u trajtua çështja e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Gjatë fjalës së mbajtur në mbrëmjen gala të organizuar nga Këshilli për Marrëdhëniet Shqiptaro-Amerikane, Rama deklaroi se SHBA-të mund të kishin bërë më shumë për të mos lejuar nisjen e procesit që çoi në dënimin e Thaçit nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë. Rama përdori tone të forta ndaj ish-presidentit amerikan Joe…

Lexo më Shumë

Santiana Maloku është një nga personazhet me të komentuara në mediat roze. Bukuroshja nga Gjakova vazhdon të jetë shumë aktive në rrjetet sociale, raporton ORAinfo. Ish-banorja e BBVK se fundmi ka publikuar një fotografi nga ashensori. E veshur provokuese, Santiana vë në pah gjoksin e saj bonbastik. ‘Duqe’, ka qenë përshkrimi qe Santiana i ka bërë kësaj fotografie. /ORAinfo/

Lexo më Shumë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot Ambasadorin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Eric Wendt, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale. Presidenti i Republikës i pranoi Letrat Kredenciale Ambasadorit amerikan dhe i uroi suksese në këtë mandat. Kreu i Shtetit rikonfirmoi vendosmërinë e Shqipërisë për forcimin e partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në këtë kuadër, Presidenti Begaj u shpreh se Shqipëria do të vijojë të angazhohet plotësisht në thellimin e marrëdhënieve, duke u mbështetur në përparësitë e politikës së saj të jashtme dhe në përgjegjësitë që burojnë nga marrëdhënia e ngushtë.…

Lexo më Shumë