10:46 | 8 Nëntor 2026 E.G Kërcënimet për bomba në trafikun ajror evropian kanë alarmuar autoritetet në Evropë dhe kanë shkaktuar pasiguri te pasagjerët. Por çfarë ndodh në bord kur ka një kërcënim për bombë? A ndodhin shpesh kërcënime të tilla për bomba? Valë aktuale e kërcënimeve në Evropë konsiderohet e jashtëzakonshme. Sipas Organizatës Evropiane për Sigurinë e Navigacionit Ajror (Eurocontrol), më 5 dhe 6 nëntor u regjistruan kërcënime për bombë ndaj 14 fluturimeve në secilën prej këtyre ditëve, ndërsa më 3 nëntor ndaj shtatë fluturimeve. Edhe pse herë pas here ka kërcënime kundër fluturimeve të veçanta ose kompanive…
Author: almakos
Ministri i Jashtëm iranian, Seyed Abbas Araghchi këtë të diele i ka dërguar një mesazh SHBA-së nëse duhet të vazhdojnë bisedimet apo të zgjedhin luftën. MARKETING Araghchi shkroi në X se amerikanët kanë bërë zgjedhjen e tyre dhe se tani është koha që Shtëpia e Bardhë të bëjë zgjedhjen e vet. “Propozimi ynë dy-ditor është i vlefshëm: ju merrni atë që kërkohet, përfshirë fundin e luftës në të gjitha frontet, dhe do të shihni rezultate”, shkroi ai. Mundësia tjetër për SHBA-në është të zgjedhë luftën teksa ministri iranian shtoi se në mënyrë ata do të shohin luftëtarë vigjilentë dhe të…
Kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi akuzon kreun e SPAK, Klodian Braho se është bërë peng i lejeve të ndërtimit dhe interesave të biznesit të familjarëve të tij, duke favorizuar Belinda Ballukun. Në një intervistë për “Albanian News Cast” me gazetarin Arbër Hitaj, kreu i grupit parlamentar demokrat përsëriti pretendimin se mes drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme dhe kryeministrit Edi Rama ka pasur një marrëveshje për të mos kërkuar sërish heqjen e imunitetit të Ballukut. Sipas tij, takimet janë zhvilluar në Valamar. Bardhi e quajti këtë marrëveshje të pretenduar “Aleanca e Valamarit”. “Unë jam në dijeni të një marrëveshjeje…
Rusia njoftoi të dielën se sulmet e forcave të saj gjatë natës kishin goditur tre anije mallrash që transportonin mallra ushtarake për Ukrainën dhe dy nënstacione të energjisë elektrike, të cilat, sipas saj, furnizonin me energji industrinë e mbrojtjes ukrainase. MARKETING Ministria e Mbrojtjes tha se forcat ruse kishin goditur një anije kontejnerësh që po transportonte armë dhe pajisje ushtarake në portin e Odesës në Detin e Zi, dhe një tjetër në portin e Çornomorskut, i cili ndodhet në të njëjtin rajon jugperëndimor të Ukrainës. Sipas ministrisë, anija e dytë kontejnerësh kishte dërguar mallra me përdorim të dyfishtë në Ukrainë.…
<!– –> Familja e artistes së ndjerë Rinesa Qeriqi, e njohur për publikun si Rinesancë, ka njoftuar datën dhe vendin ku do të mbahet ceremonia e varrimit të saj. Përmes një njoftimi të shpërndarë në rrjetet sociale nga motra e saj, Drenisa, familja ka bërë të ditur se Rinesa do të përcillet për në banesën e fundit të martën, më 10 nëntor, në orën 14:30, në Varrezat e Prishtinës, në Arbëri (Dragodan). Po ashtu, familjarët kanë njoftuar se homazhet dhe e pamja do të mbahen më 11 dhe 12 nëntor, nga ora 09:00 deri në orën 17:00, në Grand Hotel…
Dy persona nga Velesi janë privuar nga liria pasi policia ka gjetur dhe sekuestruar marihuanë, tableta dhe një peshore digjitale. Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur më 6 nëntor 2026, rreth orës 22:30, në Veles. Zyrtarët policorë të SPB-së Veles kanë arrestuar D.T. (36) dhe J.A. (26), të dy banorë të këtij qyteti. Gjatë kontrollit në afërsi të tyre janë gjetur dhe sekuestruar marihuanë, tableta dhe një peshore digjitale, të cilat paraprakisht i kishte lënë njëri prej tyre. Ndërkaq, më 7 nëntor, me urdhër gjykate nga Gjykata Themelore në Veles, policia ka kryer bastisje në shtëpinë e D.T., ku…
Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, në territorin e gjithë vendit janë evidentuar 19 vepra penale për “drejtim të pakujdesshëm të automjetit”, ndërsa 17 persona janë privuar nga liria. Me një person tjetër është zhvilluar bisedë zyrtare. MARKETING Sipas njoftimit të MPB-së, 11 nga personat e përfshirë janë kapur duke drejtuar automjete pa dhënë provimin për patentë shofer ose pa fituar të drejtën për drejtim të automjetit. Në mesin e tyre janë persona nga Kumanova, Tetova, Shkupi dhe qytete të tjera. Në dy raste bëhet fjalë edhe për të mitur, përfshirë një 16-vjeçar…
Sot, në mesditë, ka ndodhur një aksident i frikshëm në autostradën që lidh Mazgitin me Trudën, ku një automjet ka qenë i përfshirë në një vetaksident. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, konfirmoi për Gazetën Sinjali se ngjarja ka sjellë pasoja, përveç dëmeve materiale, një person ka kërkuar ndihmë mjekësore. “Policia e Kosovës ka marrë informacionin për aksidentin dhe menjëherë ka dërguar njësinë për kontroll në autostradë. Aty është konstatuar se një veturë ka qenë e përfshirë në një aksident. Sipas të dhënave, një person ka kërkuar ndihmë mjekësore, ndërsa njësia po heton rrethanat e ngjarjes,” tha Hoxha. Statistikat…
Gjermania nuk do të mund të furnizojë më tej Ukrainën me sisteme të mbrojtjes ajrore Patriot, pasi një vendim i tillë mund të krijojë boshllëqe kritike në mbrojtjen e saj kombëtare. Deklarata u bë nga ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, në një intervistë për grupin mediatik Funke. MARKETING Pistorius theksoi se Berlini ka dorëzuar tashmë disa sisteme Patriot dhe një numër të konsiderueshëm raketash për Kievin, duke arritur kufijtë e kapaciteteve të tij aktuale. “Furnizimet, veçanërisht ato të sistemeve Patriot, po rezultojnë të vështira. Gjermania ka dorëzuar tashmë disa sisteme dhe një numër të madh raketash. Për momentin nuk…
Nga Elton Qyno Prokuroria e posaçme SPAK, ka hapur një hetim pasuror ndaj Vlora Hysenit, ish-drejtueses së Shërbimit Informativ Shqiptar dhe familjarëve të saj, me shpresën e gjetjes së pasurive të fshehura prej saj në Tiranë, Gjermani dhe Kosovë. Hetimi po zhvillohet paralelisht me çështjen penale Nr.20/1 kundër Vlora Hysenit që lidhet me dy akuzat e “Përkrahjes së autorit të krimit” dhe “Nxjerjes së sekretit hetimor”. Ndërkohë hetimet vijojnë edhe për dyshimet në përfshirjen e saj në akuzën e korrupsionit, fshehjes së pasurisë dhe pastrimit të parave. Verifikimet janë duke u kryer nga dy prokurorët e çështjes, Altin Dumani, Bledar…
<!– –> Aktorja e njohur turke, Su Burcu Yazgı Coşkun, e cila kohëve të fundit është përfolur për një romancë me këngëtarin shqiptar Butrint Imeri, ka bërë një deklaratë të papritur për jetën e saj sentimentale. E ftuar në emisionin italian “Verissimo”, aktorja ka folur hapur për marrëdhëniet e saj, duke konfirmuar se aktualisht është beqare. Gjatë intervistës, ajo është pyetur edhe për një mashkull misterioz që ishte shfaqur në një fotografi të publikuar më herët në rrjetet sociale. Su Burcu ka pranuar se personi në fjalë ka qenë i dashuri i saj, por ka zbuluar se marrëdhënia mes tyre…
Një revolucion në botën e fizikës ka ndodhur në CERN, ku shkencëtarët kanë arritur të vëzhgojnë ndërveprime në përmasa që janë 100 miliardë herë më të vogla se një atom. Kjo hap një dritare të re në atë që quhet “Zeptoverse”, një fushë e re studimi që premton të zbulojë misteret e universit.Ky zbulim i jashtëzakonshëm mund të ndihmojë në identifikimin e grimcave të panjohura dhe në avancimin e kërkimeve për materien e errët, një komponent thelbësor i universit që ende mbetet i paqartë për shkencëtarët. Megjithatë, financimi për hapat e ardhshëm të këtij projekti mbetet i pasigurt, duke ngjallur…

