Author: almakos

<!– –> Një rrëfim emocional e ka bërë banori i Big Brother VIP Kosova 5, Akili, i cili ka ndarë me publikun vështirësitë që ka përjetuar në jetën e vet. Ai tregoi se është djali i vetëm në familje dhe ka tri motra, ndërsa punën e ka nisur që në moshë të hershme. Akili zbuloi se para se të bëhej pjesë e këtij formati, kishte pësuar rënie të mëdha financiare dhe ishte gjendur në një gjendje të vështirë. “Jam djalë i vetëm, kam tri motra. Kam punuar shumë herët. Para se të vija këtu, pësova rënie të mëdha, e gjeta…

Lexo më Shumë

Zjarri që shpërtheu sot pasdite në shtëpitë pranë Bit Pazarit në Shkup është vënë nën kontroll, ndërsa incidenti shkaktoi dëme materiale, tha në një deklaratë për AIM, Zvonko Tomeski, komandant i Njësisë së Zjarrfikësve – Shkup. MARKETING “Po flasim për shtëpi individuale. Çatia e një shtëpie dykatëshe u vu në flakë, nga e cila, për shkak të afërsisë së ndërtesave, janë prekur pjesë të dy shtëpive të tjera. Zjarri pas tregut është vënë plotësisht nën kontroll, tani po punohet për ta shuar atë. Ndërhynë nëntë automjete, me 22 zjarrfikës”, tha Tomeski. Ai shtoi se shkalla e dëmit ende nuk është…

Lexo më Shumë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, shprehu të hënën ngushëllimet e saj për shpërthimin vdekjeprurës në një fabrikë çeliku në Turqi, ku humbën jetën të paktën 16 persona, transmeton Anadolu. MARKETING “Jam thellësisht e pikëlluar nga lajmi për shpërthimin në fabrikën e hekurit dhe çelikut në Aliaga. Ngushëllimet e mia të sinqerta për familjet dhe të afërmit e viktimave”, shkroi von der Leyen në platformën sociale amerikane X. “I dashur @RTErdogan (presidenti turk Recep Tayyip Erdogan), mendimet e mia janë me Turqinë në këtë moment të vështirë”, shtoi ajo. Të paktën 16 persona humbën jetën dhe 13 të…

Lexo më Shumë

Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova, ka shprehur ngushëllime pas shpërthimit vdekjeprurës në një fabrikë të çelikut në Izmir të Turqisë, transmeton Anadolu. Në një postim në rrjetin social amerikan X, Siljanovska Davkova tha se është thellësisht e pikëlluar nga kjo ngjarje tragjike. “Shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta për presidentin Recep Tayyip Erdogan, për familjet që humbën njerëzit e tyre të dashur, si dhe për popullin mik të Turqisë”, ka shkruar Siljanovska Davkova. Ajo gjithashtu u uroi shërim të shpejtë dhe të plotë të gjithë të lënduarve. Të paktën 16 persona humbën jetën dhe 13 të tjerë…

Lexo më Shumë

<!– –> Fotografi Arben Llapashtica ka realizuar setin e parë fotografik zyrtar për Presidenten e Kosovës, Justina Shiroka Pula. Fotot e reja paraqesin një paraqitje të kuruar të presidentes, me një stil që të kujton fotografitë zyrtare të figurave të njohura të ekranit. Llapashtica e ka bërë të ditur këtë bashkëpunim përmes një postimi, ku ka shprehur kënaqësinë për realizimin e fotografive dhe ka falënderuar presidenten për besimin, si dhe stafin e saj për bashkëpunimin. Në postimin e tij, fotografi ka falënderuar gjithashtu Enes Sahitin për përgatitjen e skenografisë dhe ndriçimit. Ky set fotografik shënon një paraqitje të re zyrtare…

Lexo më Shumë

Profesori universitar Ali Maksuti komentoi idenë për themelimin e një banke shqiptare në Maqedoninë e Veriut, duke theksuar se bankat nuk duhet të identifikohen mbi baza etnike, por në bazë të kapitalit. I ftuar në emisionin “Debat në Shenja”, Maksuti tha se investitorët shqiptarë mund të ndërmarrin një iniciativë të tillë, pasi nuk ekziston ndonjë pengesë që lidhet me përkatësinë etnike. Ai gjithashtu ngriti çështjen e përfaqësimit të shqiptarëve në bordet mbikëqyrëse të bankave në vend, duke pyetur nëse bëhet fjalë për kriter profesional apo diskriminim. “Bankat në parim nuk e kanë identifikimin në bazë të etnisë, por në bazë…

Lexo më Shumë

Nga Eduard Zaloshnja Para ca javësh drejtova një sondazh rigoroz në territorin e Tiranës urbane (ku u intervistuan ballëpërballë qytetarë të rastësishëm në 11 ish-minibashkitë origjinale të kryeqytetit). Ndër 71 pyetjet e pyetësorit, ishin edhe disa për situatën ekonomike të familjeve të të intervistuarve. I vetmi lajm i mirë nga përgjigjet e pyetjeve ekonomike familjare ishte se 84.3% e të anketuarve banonin në shtëpitë e veta dhe vetëm 15.7% duhej të paguanin qira për banimin e tyre (ndër votuesit socialistë, ky raport ishte 90.7% me 9.3%). Pyetjes “Sa janë afërsisht të ardhurat mujore të familjes tuaj në lekë të vjetra…

Lexo më Shumë

Prej 163 ditësh qytetarë, studentë dhe pedagogë vijojnë protestat para Kryeministrisë, duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama nga detyra. Protestuesit kanë bërë të qartë se nuk pranojnë dialog me kreun e qeverisë, ndërsa theksojnë se kërkesa për dorëheqjen e tij është e panegociueshme. Ata deklarojnë se do të vijojnë qëndrimin e tyre përballë Kryeministrisë, duke këmbëngulur në kërkesat e tyre dhe duke mos tërhequr thirrjen për largimin e Ramës nga drejtimi i qeverisë. Protesta kombëtare e të shtunës u shoqërua me tensione. Kujtojmë se Rama ka paralajmëruar se do të gjobisë të gjithë ata studentë dhe qytetarë që kryejnë…

Lexo më Shumë

Më pak kohë në trafik, lëvizje më e lehtë drejt punës dhe shkollës dhe më shumë siguri në rrugë. Ky ishte mesazhi i Ministrit të Punëve të Brendshme, Ervin Demo, gjatë inspektimit në zonën e “21 Dhjetorit”, ku Policia Rrugore ka shtuar praninë dhe masat për menaxhimin e qarkullimit. Në kushtet e vështirësive të shtuara nga dëmtimi i semaforëve, sinjalistikës dhe infrastrukturës urbane gjatë javëve të fundit, ministri kërkoi që angazhimi i strukturave të përqendrohet te nevojat e përditshme të qytetarëve: të lëvizin të sigurt dhe të mos humbasin kohë të panevojshme në trafik. “Ne kemi qenë dëshmitarë të asaj…

Lexo më Shumë

<!– –> Një orë mësimore zgjat 45 minuta në vend të 60 minutave dhe për të kuptuar pse është kështu, duhet të kthehemi pas në kohë. Para vitit 1911, në atë që ishte Prusia e atëhershme, e cila përfshinte shumë zona të Gjermanisë së sotme, ora e shkollës zgjati 60 minuta. Mësimet zhvilloheshin paradite dhe pasdite, shkruan revista Fenix. Kishte një pushim të gjatë midis blloqeve mësimore gjatë së cilës shumë fëmijë shkuan në shtëpi. Kjo rregullore shkaktoi kritika: fëmijët duhej të shkonin dy herë në shkollë, pasdite nuk mund të ndihmonin në fermë apo në shtëpinë e prindërve të…

Lexo më Shumë

Modernizimi i transportit publik në Tiranë vijon të mbetet pas afateve të planifikuara. Sistemi i biletimit elektronik, që duhej të përfundonte në vitin 2022, ende nuk kishte nisur të zbatohej deri në auditimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, ndërsa vetëm 11% e gjatësisë së rrugëve kryesore urbane kanë korsi të dedikuara për autobusët. Sipas raportit të KLSH-së për qarkullimin rrugor në Bashkinë e Tiranës, mungesa e biletimit elektronik ka penguar modernizimin e pagesave dhe administrimin më efikas të transportit urban. Njëkohësisht, numri i aboneve të shpërndara ka mbetur i pandryshuar prej vitesh, pa u përshtatur me rritjen e popullsisë…

Lexo më Shumë

Meteorologët janë në alarm për dobësimin e papritur të vorbullës polare, një fenomen që mund të sjellë një dimër të ashpër dhe periudha të ftohta në Evropë, Amerikën e Veriut dhe Azi gjatë javëve të ardhshme.Shkencëtarët parashikojnë se këto ndryshime do të favorizojnë depërtimin e ajrit të ftohtë arktik në gjerësitë më të ulëta, duke prekur fillimisht Evropën veriore dhe qendrore, përfshirë vende si Skandinavia, Ishujt Britanikë, Gjermania dhe Polonia. Tradicionalisht, vorbulla polare arrin kulmin e saj në janar, por këtë vit, shenjat e dobësimit janë vënë re që në nëntor, një fenomen i pazakontë në historinë e matjeve meteorologjike…

Lexo më Shumë