Author: almakos

Ndërsa dosja “Partizani” është në proces gjyqësor, aksioni juridik i palës së akuzuar nuk ëhstë ndërprerë në kërkim të rrëzimit të SPAK-ut. Argita dhe Jamarbër Malltezi, respektivisht vajza dhe dhëndri i kreut të Partisë Demokratike, ish-kryeministrit Sali Berisha, kërkojnë lirim të pasurive të sekuestruara nga SPAK. Ata kanë depozituar një kërkesë në GJKKO për këtë çështje. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë ka vendosur masën e sigurimit pasuror “sekuestro preventive”, për 25 pasuri të paluajtshme në pronësi të tij dhe bashkëshortes, Argita Malltezi, mes tyre 6 llogari bankare. Përveç apartamenteve dhe një…

Lexo më Shumë

Një 22-vjeçar që shfrytëzonte vajza kolumbiane për prostitucion është arrestuar nga policia. Në kuadër të operacionit të koduar “Apartamenti”, u vu në pranga i riu Kejvi Pocaj. Po ashtu  në pranga ranë edhe dy vajza, Juliana Ospina dhe Lorena Crespo, të cilat kishin marrë me qira dhe kishin përshtatur një apartament në Rrugën e Barrikadave për ushtrimin e prostitucionit, ku banonin bashkë me dy shtetaset e tjera. Ndërkohë, ndaj dy shtetaseve të tjera kolumbiane, K.R., 23 vjeçe dhe A.A., 21 vjeçe, është nisur procedimi penal për veprën penale “Prostitucioni”. Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve, në drejtim të Prokurorisë, e cila…

Lexo më Shumë

Unë shumë herë them se duhet të fitojmë në shtëpi dhe këtu nuk kam asnjë dilemë, se detyra e shtëpisë është më e rëndësishmja, por duhet të fitojmë edhe në Londër, edhe në Bruksel, edhe në Paris, edhe në Berlin, edhe në Romë, edhe në Uashington dhe në kryeqytetet e tjera të vendeve anëtare të BE-së, por edhe të shteteve me ndikim në botë. Do të luftojmë për të mbrojtur interesat kombëtare dhe interesat e Maqedonisë në përgjithësi dhe të qytetarëve. E ardhmja e shtetit është brenda kornizës së BE-së, kjo është një nga qëllimet tona të fundit strategjike. Ne…

Lexo më Shumë

Një shofer ka goditur me veturën e tij një zyrtar policor. Rasti ka ndodhur pasditën e së martës. Sipas njoftimit të policisë, incidenti ka ndodhur pasi një njësit policor, teksa ishte në një pikë kontrolli, tentoi të ndalojë një veturë për kontroll rutinor ne Zubin Potok. Drejtuesi i veturës u largua nga vendi me shpejtësi, me ç’rast edhe goditi zyrtarin policor. “Vetura e dyshuar nuk është arritur të ndalohet” thuhet në njoftimin e policisë. Rasti është iniciuar si “Sulm ndaj personit zyrtar”.

Lexo më Shumë

Një aksident rrugor është regjistruar gjatë natës në afërsi të Rrugës së Turizmit të Vjetër në Kukës, ku një automjet i parkuar është përplasur nga një makinë tjetër që më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Sipas njoftimit të policisë, automjeti i dëmtuar është një “Benz” me targa AA 428 CT. Makina e parkuar është goditur nga pas me një forcë të tillë që u zhvendos rreth 50 metra nga vendi ku ishte qëndruar, duke rrëzuar edhe një shtyllë ndriçimi në trotuar. Makina që ka shkaktuar përplasjen është larguar nga vendi dhe deri më tani policia nuk ka informacione…

Lexo më Shumë

Katër persona janë vënë në pranga në lidhje me vrasjen e dyfishtë një ditë më parë (22 tetor) në Manzë, ku viktimë mbetën Aranit Kurti dhe Flori Paluçi. Personat që janë vënë në pranga janë Erald Cani, Ergi Kadiu, Taulant Beqja dhe Emirjan Beqja. Njoftimi:  Durrës/Hetimet e thelluara zbardhin dinamikën e konfliktit për motive të dobëta, ndodhur në ambientin e jashtëm të një lokali në fshatin Manzë, si pasojë e të cilit u vranë me armë zjarri, 2 shtetas. Arrestohen për moskallëzim të krimit, 4 shtetas të përfshirë në konflikt. Identifikohet dhe shpallet në kërkim shtetasi që dyshohet se është…

Lexo më Shumë

Në Apelin e GJKKO-së do të zhvillohet sot seanca për shqyrtimin e kërkesës së ish-presidentit Ilir Meta për lirimin nga qelia. Seanca e mëparshme u shty pas kërkesës së avokatit të tij, Kujtim Cakrani, i cili pretendoi se në fletën e njoftimit nuk ishte specifikuar emri i gjyqtares që do të shqyrtonte çështjen. Meta ndodhet në paraburgim që prej 20 tetorit të vitit të kaluar dhe po përballet me akuza për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe fshehje pasurie. SPAK mbylli hetimet më 28 korrik, ndërsa dosja kaloi për gjykim në fund të gushtit, duke bashkuar në një procedim të vetëm…

Lexo më Shumë

Një shtetas zviceran, rreth 70-vjeçar, ka ndërruar jetë dje në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”. Sipas burimeve të Insajderit, viktima ka ndërruar jetë papritur teksa po kryente procedurat e check-in-it për fluturim. Ai kishte qenë mysafir në Kosovë. Ende në pritje të një përgjigjeje zyrtare nga Policia e Kosovës lidhur me rastin.

Lexo më Shumë

Rreth gati 1 vit pas hyrjes në fuqi të zgjerimit të listës së barnave të rimbursueshme me rreth 50 medikamente të reja, rezulton se për janar -gusht numri i përfituesve është pakësuar. Sipas të dhënave të raportit “Për monitorimin e treguesve të Ministrisë së Shëndetësisë” për muajt janar-gusht 2025 nga lista e barnave të rimbursueshme kanë përfituar 358,178 pacientë kundrejt 400,000 të parashikuar, me një kosto prej 6,226 lekë/pacientë. Krahasuar me numrin e përfituesve të barnave të rimbursueshme për janar-gusht 2024 numri i tyre ka pësuar rënie me rreth 3,320 pacientë apo rreth 1% më pak. Për rimbursimin e barnave…

Lexo më Shumë

Kryetari i Qeverisë, Hristian Mickoski sot në Londër u takua me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Kir Starmer. “Në kuadër të vizitës sime në Samitin e Ballkanit Perëndimor, u takova me kryeministrin Britanik, z. Kir Starmer. Në takim biseduam për thellimin e bashkëpunimit dypalësh dhe mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për vendet e rajonit. Qëllimi kryesor është Procesi i Berlinit, gjegjësisht takimet e nivelit më të lartë që mbahen gjatë gjithë ditës. Procesi i Berlinit organizohet personalisht nga kryeministri Kir Starmer dhe ne jemi seriozisht të përkushtuar për zbatimin e Marrëveshjes Qeveri me Qeveri”, njoftoi kryeministri Mickoski në profilin e…

Lexo më Shumë

Një grua që u qëllua për vdekje në një parking të një qendre tregtare në Brampton të Kanadasë, pasditen e së martës, është identifikuar nga familjarët si Savannah Kulla, 29 vjeç me origjinë shqiptare. Të afërmit kanë konfirmuar se Kulla ishte nënë e katër fëmijëve të vegjël – tre djem dhe një vajzë njëvjeçare. Vajza u bë objekt i një Amber Alert (alarm emergjent për fëmijë të zhdukur) pasi dyshohet se u mor nga babai i saj, 38-vjeçari Anthony Deschepper, menjëherë pas ngjarjes tragjike. Policia ka bërë të ditur se foshnja u gjet e sigurt pak kohë më vonë, pasi…

Lexo më Shumë

Kandidati i AKI-së, për komunën e Studeniçanit, Ejup Abazi, në emisionin “Debat në Shenja” tha se ata janë të kënaqur nga rezultati i arritur në raundin e parë duke shtuar se ky rezultat është arritur me një përpjekje të madhe.“Është arritur me djers, pa përdorur asnjë formë të pushtetit në komunë e Studeniçanit. Ky rezultat është falë besimit që popullata në komunën e Studeniçanit ka pa tek ne, ka pa se duhet të bëj një ndryshim dhe atij ndryshimi mund t’i prijë unë”, tha Abazi.Ai tha se ata kanë garuar që të fitojnë që në raundin e parë por beteja…

Lexo më Shumë