Kryetari i Qeverisë, Hristian Mickoski sot në Londër u takua me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Kir Starmer. “Në kuadër të vizitës sime në Samitin e Ballkanit Perëndimor, u takova me kryeministrin Britanik, z. Kir Starmer. Në takim biseduam për thellimin e bashkëpunimit dypalësh dhe mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për vendet e rajonit. Qëllimi kryesor është Procesi i Berlinit, gjegjësisht takimet e nivelit më të lartë që mbahen gjatë gjithë ditës. Procesi i Berlinit organizohet personalisht nga kryeministri Kir Starmer dhe ne jemi seriozisht të përkushtuar për zbatimin e Marrëveshjes Qeveri me Qeveri”, njoftoi kryeministri Mickoski në profilin e tij në Fejsbuk.
Data 15.10.2026
Aktuale
- Raketat nga Serbia, armatosja që po tremb rajonin! Eurodeputeti kërkon ndërhyrjen urgjente
- ASH: Bërvenica nuk frikësohet, VLEN-i të ndalojë presionin ndaj banorëve!
- Haradinaj: Negociatat për Specialen ishin një gabim kombëtar
- Dhunë në protestë: Policia apelon për qetësi dhe distancim nga aktet e dhunshme
- FBI-ja me urime për MPB-në për aksionin e suksesshëm kundër krimit kibernetik ndërkombëtar
- “Të krijohen kushtet ligjore e politike për zgjedhje të reja”/ Analiza e Veton Surroit: Kriza në Shqipëri në shtatë pika
- Shaqiri: Ministri Shasivari le ta zbardhë të vërtetën për mikun e tij, Harun Aliu
- Janevska: Numër rekord prej mbi 1.800 asistentëve arsimorë



