Kandidati i AKI-së, për komunën e Studeniçanit, Ejup Abazi, në emisionin “Debat në Shenja” tha se ata janë të kënaqur nga rezultati i arritur në raundin e parë duke shtuar se ky rezultat është arritur me një përpjekje të madhe.
“Është arritur me djers, pa përdorur asnjë formë të pushtetit në komunë e Studeniçanit. Ky rezultat është falë besimit që popullata në komunën e Studeniçanit ka pa tek ne, ka pa se duhet të bëj një ndryshim dhe atij ndryshimi mund t’i prijë unë”, tha Abazi.
Ai tha se ata kanë garuar që të fitojnë që në raundin e parë por beteja ka qenë shumë e rëndë, ngase kanë qenë tre forca dhe ishte pothuajse e pamundur që të fitohen zgjedhjet në raundin e parë.
Data 15.10.2026
Aktuale
- Rama: Shqipëria nuk do të kthehet pas, orë të vështira për vendin
- Vetura del nga rruga, lëndohen dy të rinj nga Komuna e Tearcës
- Izraeli ka arrestuar mbi 2.000 fëmijë palestinezë që nga viti 2023
- Dëmtimi i Kolegjit të Evropës në Tiranë, Bujar Osmani: Ta godasësh atë do të thotë të godasësh edhe një simbol të së ardhmes europiane të Shqipërisë
- Raketat nga Serbia, armatosja që po tremb rajonin! Eurodeputeti kërkon ndërhyrjen urgjente
- ASH: Bërvenica nuk frikësohet, VLEN-i të ndalojë presionin ndaj banorëve!
- Haradinaj: Negociatat për Specialen ishin një gabim kombëtar
- Dhunë në protestë: Policia apelon për qetësi dhe distancim nga aktet e dhunshme



