Author: almakos

Një i mitur ka humbur jetën në një ngjarje aksidentale në Vlorë. Mësohet se i mituri, 1 vjeç, është prerë me xham në qafë dhe megjithëse është transportuar në spital nuk ka mundur të mbijetojë. Policia thotë zyrtarisht se rreth orës 18:08, është paraqitur për ndihmë mjekësore në spitalin Rajonal Vlorë, me dëmtime në qafë, dyshohet aksidentalisht, një shtetas i mitur 1 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Lexo më Shumë

Nga e hëna 60 të punësuar në komunën e Butelit të Shkupit nuk do të jenë në punë. Kryetari i ri i Butelit Darko Kostovski përmes rrjetit social facebook njoftoi se vendimin për largimin nga puna të 60 vetëve e ka miratuar sepse 30 prej tyre me vite nuk kanë shkuar në vendin e tyre të punës, një pjesë kanë shkuar herë pas here, ndërsa pjesa tjetër kanë qenë të rregullt por nuk kanë pasur kurrfarë detyrimesh në punë. – Advertisements – Të gjithë këta persona ka qenë të punësuar në kohë të caktuar, ndërsa kontrata iu skadon të shtunën,shkruan…

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë raportoi sot se 2841 testime kanë rezlutuar 502 qytetarë të infektuar, teksa janë shënuar 7 humbje jete dhe 611 të shëruar në 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim…

Lexo më Shumë

Për zëvendës kryeministrin e Malit të Zi  Dritan Abazoviç sfida kryesore është mos devijimi i vendit nga rruga euroatlantike.  Në një intervistë për gazetaren e Neës24, Aurora Golemi,  duke folur mbi ndikimin rus dhe kinez Abazoviç tha se  këtë sfidë jemi përpjekur ta përmbushim me sukses pavarësisht se Mali i Zi ka problemi nga ato ndikime. Më tej ai ka folur edhe për një mundësi bashkëpunimi me presidentin Milo Gjukanoviç për të cilin tha se ka ardhur koha  që të ketë disa rifreskime. Ai ka folur edhe për marrëdhëniet me kryeministrin Rama ku veçoi energjinë  pozitive të tyre. Ai përmendi…

Lexo më Shumë

Në një intervistë për gazetaren e News24, Aurora Golemi, Zëvendës kryeministri i Malit të Zi  Dritan Abazoviç thotë se është ndër të rrallët politikanë në vendin e tij që mbështet iniciativën “Open Balkan”. Abazoviç ndalet dhe sqaron se iniciativa është prezantuar jo më mënyrën e duhur, por sipas tij minishengeni do të ketë një impakt pozitiv për mobilitetin e popujve dhe mallrave. Iniciativa nuk mund të jetë e fuqishme nëse nuk i bashkohen shtete në rajon. Abazoviç foli për ndikimin serbo rus në Malin e Zi, por edhe për projektin që e konsideron afër zemrës së tij, urën mbi lumin…

Lexo më Shumë

Përgatiti: Andrea Cobanovska – Advertisements – Mbi gjysmë miliardë euro janë rezervuar në propozim-buxhetin e vitit të ardhshëm për pagat e punonjësve të administratës shtetërorë, shkruan Alsat. Ndryshe nga buxheti i këtij viti, për pagat në administratë janë planifikuar 17 milionë euro më shumë. Nëpunësit do të kenë rritje të pagave prej 5 % në shëndetësi, 15 % në gjyqësor dhe prokurori, në arsim dhe kulturë do të rriten pagat për 7 % kurse shërbimet e inspektimit do të kenë rritje prej 10 %. Aktualisht pagat në këto institucione sillen nga 17 mijë deri në 90 mijë denarë, varësisht nga…

Lexo më Shumë

Policia e Pogradecit ka arrestuar një person si dhe ka proceduar penalisht tre të tjerë për vepra të ndryshme penale. Uniformat blu kanë vendosur në pranga shtetasin I. B., 72 vjeç nga Pogradeci, pasi dyshohet se ka goditur me sende të forta kunatin e tij, Z. B. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprime të mëtejshme. Njoftimi i Policisë: Pogradec Arrestohet në flagrancë 1 shtetas dhe procedohen penalisht 3 të tjerë për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Dhuna…

Lexo më Shumë

Përgatiti: Fatlume Dervishi – Advertisements – Debati presidencial në Bullgari nuk ka lënë pa prekur edhe çështjen me Maqedoninë e Veriut, shkruan Alsat. Presidenti aktual dhe kandidat për mandatin e dytë Rumen Radev deklaron se përderi sa Shkupi nuk zbaton kërkesat bullgare, dera për fillimin e negociatave për integrimin evropian mbetet e mbyllur. “Unë habitem se pse vazhdon të ketë spekulime se mund të ketë ndonjë kompromis për hapjen e dyerve për fillimin e negociatave para se ne të kemi dëgjuar garanci të qarta dhe të pakontestueshme. Dua t’i siguroj qytetarët bullgarë dhe të them se Bullgaria nuk mundet të…

Lexo më Shumë

Familjarët e Mateos , kanë dalë sërish në sheshin qendror të qytetit të Fierit duke kërkuar solidaritetin dhe mbështetjen e qytetarëve për të mbledhur firmat për ti dhënë dënimin maksimal Klodian Çalamanit, autori i vrasjes së 8-vjeçarit. Momente prekëse shihen edhe nga pamjet, ku nëna dhe babai kanë puthur foton e të birit. Ndërkohë shihet se qytetarë i janë bashkuar thirrjes dhe kanë firmosur për ndryshimin e ligjit dhe varjen e autorit 38 vjeçar, i cili vrau në mënyrë makabre vogëlushin.

Lexo më Shumë

Përgatiti: Vjollca Aliti – Advertisements – Policia Financiare mëngjesin e sotëm ka kryer kontroll në Komunën e Tetovës, përkatësisht në sektorin e çështjeve juridike dhe financiare, shkruan Alsat. Kreu  i Tetovës Bilall Kasami tha se bëhet fjalë për kontrollim të lëndëve që kanë të bëjnë me lëndë të para 8 viteve. Sipas Kasamit kontrolli i sotëm i Policisë Financiare përbën presion politik ndaj tij me qëllim pengimin e punës së rregullt. “Sot e kam në vizitë të pa ftuar Policinë Financiare për lëndë të cilat janë para 8 viteve. Nuk e kanë parë të arsyeshme të kontrollojnë punën e kryetares…

Lexo më Shumë

Në aplikimin që Operatori i Sistemit të Shpërndarjes, ka bërë pranë ERE për vitin 2022 parashikohet që tarifa e shpërndarjes së energjisë për bizneset e lidhur në tension 35 kilovolt që aktualisht është 1.5 lekë është kërkuar të rritet me të paktën 74 për qind duke e çuar atë në 2.61 lekë për çdo kilovat/orë energji të transmetuar. Për bizneset që furnizohen në 20 kilovolt tarifa është kërkuar të rritet me 2.3 për qind në raport me tarifën ekzistuese. Numri i bizneseve që aktualisht përdorin shërbimin e shpërndarjes në këtë nivel tensioni në mënyrë të pavarur është ende i ulët,…

Lexo më Shumë

Një 23-vjeçar, banues në Bathore, i dënuar më parë për vjedhje i shpëtoi për mrekulli plumbave të armës mbrëmjen e djeshme në Kamzë. Esat Selimaj është 32-vjeçari që u vu në pranga nga Policia, duke parandaluar kështu përshkallëzimin e një konflikti me pasoja të rënda për jetën, që mund të kishte rrezikuar edhe jetën e kalimtarëve të rastit. “Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme për një konflikt të çastit të ndodhur në bulevardin “Nënë Tereza”, në Kamzë, si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe profesionale u bë e mundur zbardhja e konfliktit dhe parandalimi i…

Lexo më Shumë