Ile Petrovski – Advertisements – Bullgaria do ta pengojë procesin e integrimit evropian të Maqedonisë për të paktën edhe një vit. “Gjatë gjithë vitit 2022, të dyja vendet do të kërkojnë një zgjidhje të përbashkët për të hequr bllokadën dhe për të ecur drejt të ardhmes”, thotë për Alsat, Marjan Gjorçev, ish-ambasador në Bullgari. Ai është pesimist se së shpejti do të formohet qeveri e re në Bullgari. Sipas tij, do të shpenzohet kohë edhe për krijimin e modelit të negociatave- i cili nuk duhet të jetë vetëm për historinë, por edhe për ekonominë, energjinë, infrastrukturën. “Pozicionet e Republikës së…
Author: almakos
Meliate Rustemi – Advertisements – Në ditën ndërkombëtare të fëmijëve, më të vegjlit ankohen për dhunë, diskriminim, mungesë të kushteve nëpër shkolla, e shkelje të tjera që i pamundësojnë të rriten e zhvillohen në kushte normale . Fëmijët kërkojnë ndëshkimin e të gjithë atyre që abuzojnë me të drejtat e tyre. Forma të ndryshme të dhunës ndaj fëmijëve, si trafikimi i organeve, largimi nga procesi mësimor, mungesa e mbrojtjes sociale dhe shëndetësore janë vetëm disa nga probelemet me të cilat përballen fëmijët, thuajse për çdo ditë. Në ditën botërore të fëmijëve, 20 nëntor, fëmijët kërkojnë të denoncohet çdo keqpërdorim i…
Deputeti i PD-së Enkelejd Alibeaj ka folur sot në studion e Neës24 për komisionin hetimor parlamentar për zgjedhjet e 25 prillit që ai drejton si dhe për situatën në PD. Alibeaj tha se nga ana e opozitës ishte parashikuar qëndrimi i maxhorancës, gjithsesi ai paralajmëroi për debate të forta me nisjen e shqyrtimit të dokumentacionit të ardhur nga institucionet. “E kishim parashikuar pengesën nga PS për komisionin hetimor për zgjedhjet. Bënin kërkesa antiligjore se për të kërkuar prova duhet të merret leja nga maxhoranca.Kanë ardhur në 98% të përgjigjeve për kërkesat tona ndaj informacioneve. Kur një komision hetimor kërkon prova…
Fatlume Dervishi – Advertisements – Alternativa ka filluar menjëherë konsultimet brenda partiake me degët për opsionet e veprimit gjatë ditëve të ardhshme. Partia e Afrim Gashit shqyrton hyrjen në Qeveri ose qëndrimin në opozitë. Ata sot për Alsat nuk donin të sqarojnë qëndrimet “për” dhe “kundër” pas takimit të një dite më parë mes Zoran Zaevit dhe Afrim Gashit. “Mbrëmë pas përfundimit të takimit kryetari sqaroi për periudhën që pason brenda në parti. Derisa organet e partisë nuk përmbyllin diskutimin dhe nuk merret vendim, nuk kemi çfarë të shtojmë”, thonë nga Alternativa. Brenda kësaj partie ekzistojnë ndarje mes atyre që…
Gjykata e Shkodrës ka dhënë këtë të shtunë masën e sigurisë për 6 vajzat dhe 2 djemtë të arrestuar nga policia e Shkodrës 2 ditë më parë, apsi akuzohen për mashtrim përmes kompanive call-center. Për të rinjtë, Gjykata ka dhënë masën ‘detyrim paraqitje’, duke i lënë kështu të lirë. Pala mbrojtëse ka kërkuar lirimin, pasi te arrestuarit nuk kanë pasur dijeni për skemën e mashtrimit që pretendohet. Në kuadër të operacionit policor të koduar “North Forex” u arrestuan Elisa Kolndreu 22 vjeçe, Olda Shpendi 20 vjeçe, Aishe Baci 30 vjeçe, Senada Alij, 21 vjeçe, Sonila Alija 24 vjeçe, Ervin Osja…
Vendbanimi i dikurshëm i alburnusit të Ohrit, krapit, por edhe llojeve të tjera të peshqve, kanali i Studençishtës në Ohër, shpesh noton në naftë dhe vaj. Ato rrjedhin nga objektet e shumta lundruese që janë parkuar këtu, si dhe lloje të tjera mbetjesh që derdhen dhe përfundojnë në fund të liqenit. Për shkak të kësaj situate, sasia e peshkut këtu është në rënie. Peshkatarët sportivë kërkojnë që të gjitha mjetet lundruese të zhvendosen dhe shteti të ndërtojë një marinë të re. – Advertisements – “Të gjitha këto skafe dhe ju e dini që nuk ka pompë karburanti në kanal, dhe…
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj i ka dhënë çmimin si autori më i mirë shqiptar i vitit 2021 shkrimtarit Virgjil Muçi me vëllimin me tregime “Fajin ma ka gjuha”. I pranishëm në ceremoninë e dhënies së çmimeve në “Panairin e Librit “Tirana 2021” kryebashkiaku Veliaj u shpreh mirënjohës ndaj të gjithë atyre që kanë kontribuuar në ngritjen në piedestalin e merituar të librit dhe letërsisë. “Shumë faleminderit të gjithë atyre që janë investuar në një nga industritë më sfiduese, industria e librit, e përkthimit, dijes, e gjërave të mençura dhe gjërave të bukura. Në një kontekst si yni…
Adrian Kerimi – Advertisements – Zgjerimi i shumicës parlamentare dhe ndryshimi i kabinetit qeveritar përfshirë edhe kryeministrin nuk mund të përfundon para fundit të muajit dhjetor. Referuar afateve Kushtetuese, nga dorëheqja e Qeverisë deri te zgjedhja e përbërjes së re qeveritare nevojiten të paktën 40 ditë. Si fillim, propozimi i mandatarit të ri dhe ndryshimi i kabinetit qeveritar e dërgon Qeverinë në dorëheqje. Kushtetuta sanksionon procedurat të cilat duhet ndiqen për zgjedhjen e mandatarit të ri, përkatësisht të Qeverisë së re. Kësaj procedura i paraprinë dorëheqja e kryeministrit. Sipas nenit 93 të Kushtetutës, nëse kryetari i Qeverisë paraqet dorëheqje, dorëhiqet…
Numri një i Qeverisë, Edi Rama tha sot se sfida e pastrimi i territorit nga plehrat nuk ka lidhje me politikën apo partitë, por me të qenit të ndërgjegjshëm dhe qytetarë dinjitozë. Gjatë takimit me kryetarët e bashkive dhe prefektët e qyteteve bregdetare për pastrimin e territorit, Rama tha se Shqipëria nuk ka probleme me ndotjen nga industria, por të ndotjes së krijuar nga njerëzit, duke e cilësuar një turp të madh për të gjithë. “Ne duam që ta fitojmë këtë sfidë që është një sfidë që s’ka lidhje me politikën, me partitë përveç se të qenit njerëz të ndërgjegjshëm,…
Të zgjidhet mosmarrëveshja bilaterale mes Sofjes dhe Shkupit në mënyrë që Maqedonia e Veriut të fillojë negociatat me Bashkimin Evropian deri në fund të vitit. Një kërkesë të tillë kongresmenët e Komisionit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së i bënë ambasadorit bullgar në Uashington. – Advertisements – “Shpresojmë se do të lini mënjanë dallimet dhe do të mbështesni integrimin e plotë politik të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në Bashkimin Evropian”, thuhet në letrën e grupit dypartiak të Kongresit drejtuar ambasadorit Tihomir Stojçev. Pavarësisht se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria i kanë plotësuar kushtet për fillimin…
Rrjeti social Facebook, që është në pronësi të kompanisë Meta, tha se do t’u ofrojë përdoruesve mundësinë e një kontrolli më të madh të përmbajtjes që ata shohin. Rrjeti social ka qenë nën kritika të vazhdueshme për mënyrën sesi algoritmet e tij promovojnë përmbajtjen. Tani, Facebook tha se po teston kontrollet për të “rregulluar përzgjedhjen” dhe për të personalizuar përmbajtjen. Kjo përfshin, për shembull, rritjen e numrit të postimeve nga miqtë dhe të afërmit, dhe zvogëlimin e atyre nga grupet dhe faqet tjera. Mundësitë e kontrollit që tashmë ekzistojnë, përmes ndryshimeve të reja, do të bëhet më të lehtë të…
Policia e Shkodrës i ka vënë prangat një 33-vjeçari pasi ka dhunuar shtazërisht bashkëshorten e tij. Nga Seksioni për Hetimin e Kirimit të Komisariatit të Policisë Shkodër u bë arrestimi i shtetasit A. P., 33 vjeç banues në fshatin Mushan, Njësia Administrative Dajç, Shkodër, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij ku si pasojë i ka shkaktuar dëmtime në disa pjesë të trupit.

