Author: almakos

Një i moshuar është gjetur i pajetë në banesën e tij në Korçë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen 17 të qytetit juglindor. Sipas burimeve policore, shtetasi i identifikuar si Bardhyl Roko, i moshës 70 vjeç nuk ka pasur shenja dhune. Sipas informacioneve paraprake mësohet se viktima vuante nga një sëmundje. Ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur rrethanat.

Lexo më Shumë

Një 52-vjeçar ka rënë në pranga, pasi akuzohet për kontrabandë mallrash. Burime zyrtare bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet H. N., banues në Gjirokastër, i cili akuzohet për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Tregtim dhe transportim i mallrave që janë kontrabandë”. Nga kontrolli i ushtruar nga Specialistët e Seksionit për Hetimit e Krimit Ekonomiko-Financiar dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, në garazhin e banesës së tij në fshatin Bodrisht, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi e konsiderueshme mallrash të ndryshme, kryesisht kozmetike, me mbishkrime në gjuhë të…

Lexo më Shumë

Kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski nuk komenton dorëheqjen e paralajmëruar për ditën e martë të Zaevit nga kreu i partisë. Ai thotë se nuk tërhiqet nga kërkesa për zgjedhje të reja parlamentare. Këto komente Mickoski i bëri gjatë qëndrimit në Ohër. “Sa i takon pyetjes nëse Zoran Zaevi do të japë dorëheqje nuk do të doja të komentoja sepse shumë herë edhe në të kaluarën e ka thënë se e ka tërhequr fjalën. E lejmë që të vendosë ai. Unë vërtetë nuk dua të përzihem në punët e LSDM-së. ajo është çështje e tyre dhe ata le të vendosin për…

Lexo më Shumë

Nje ngjarje e rende eshte regjistruar sot ne Tirane, ku nje e re ka rene aksidentalisht nga lartesia e pallatit ku banonte. NJOFTIMI I POLICISE Me datë 21.11.2021, rreth orës 11:50, në rrugën “Isuf Balta”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e pallatit ku banonte, shtetësja I. K., 20 vjeçe, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Lexo më Shumë

Horoskopi i javës (22 – 28 nëntor), sipas astrologut Jorgo Pulla Si do nisë java nesër për 12 shenjat e horoskopit? Cila do jetë shenja më me fat dhe çfarë ju pret gjatë kësaj periudhe? Keni lënë pezull një gjë të rëndësishme? Prisni një ofertë për punësim? Lexoni horoskopin e përgatitur nga astrologu i njohur Jorgo Pulla për të mësuar më shumë mbi ato që pritet t’ju ndodhin. DASHI Të përgjithshmet: Kjo javë do t’ju detyrojë të vazhdoni punën e vështirë për të arritur qëllimin tuaj. Mos e konsideroni këtë situatë negative, meqë universi me Marsin hyn tek Ujori në…

Lexo më Shumë

Një 72-vjeçare ka përfunduar në spital, pasi ka rënë nga soleta e banesës së tij. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se e moshuara me inicialet R.L., është paraqitur për ndihmë mjekësore tek urgjenca e spitalit Sarandë rreth orës 10:28. Nga të dhënat paraprake dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga soleta e banesës së saj dhe ndodhet ne gjendje të rëndë shëndetësore. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Lexo më Shumë

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski, njoftoi se me buxhetin për vitin e ardhshëm janë paraparë 246 milionë denarë për transport me autobus të shpejtë, projekt ky i cili për herë të parë e promovoi ish-kryetari i Shkupit, Petre Shilegov. Kryetarja aktuale Danela Arsovska, nga ana tjetër, tha se ka një zgjidhje tjetër për transportin publik në Shkup – Advertisements – “Dëshiroj të theksoj se procedura e tenderit për këtë projekt është në vazhdim e sipër dhe dëshiroj t’i dërgoj një apel Qytetit të Shkupit që të rishqyrtojë shpalljet për anulimin e këtij projekti”, tha Boçvarski.

Lexo më Shumë

Pamjet që shihni tregojnë disa momente nga protesta që familjarët e Mateos, 8-vjeçarit që u vra barbarisht nga fqinji i tij,  kanë zhvilluar sot para paraburgimit të Vlorës. Të irrituar dhe me thirrje të forta drejtuar këtij institucioni, familjarët kanë tentuar që të hyjnë brenda me forcë. Madje një grua, pasi qëllon me gurë nga kangjellat ku qëndron edhe kordoni i policisë, tenton që të hyjë brenda duke u ngjitur nga rrethimi. Por pavarësisht tentativës së saj, ajo nuk është lejuar nga policët. Këta të fundit kanë kërkuar që familjarët të tërhiqen. Familjarët e viktimës bënë thirrje që autori që…

Lexo më Shumë

Gazetari Enrik Mehmeti ka dhënë detaje rreth qëndrimit në burgun e Vlorës të Klodian Çalamanit, autorit të vrasjes së 8-vjeçarit Mateo Vasiut. Në një lidhje live për News24’, Mehmeti teksa raportoi për protestën e familjarëve të 8-vjeçarit të vrarë, pohoi se gjendja e Çalamanit paraqitet e qetë. Aktualisht 38-vjeçari mbahet në izolim në ambientet e këtij burgu, për të shmangur çdo situatë të mundshme me të burgosur të tjerë. Gazetari Mehmeti tha se 38-vjeçarin nuk e ka vizituar askush nga familjarët e tij në burg, ndërsa asnjë prej të burgosurve nuk i ka ofruar veshje, duke mbajtur po të njëjtat…

Lexo më Shumë

Një 44-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Gjirokastrës, pasi u kap me ilaçe kontrabandë në një taksi ku ishte si pasagjer. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ra shtetasi me inicialet D. P., banues në Gjirokastër. Ai u kap në aksin rrugor Kakavijë-Gjirokastër, ku gjatë kontrollit iu gjetën një sasi medikamentesh mjekësore, të pa deklaruara në doganë, të cilat ju sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë për veprën penale “Kontrabanda me mallra të licencuara”.

Lexo më Shumë

Moti sot në mëngjes do të jetë më i ftohtë dhe në disa zona do të ketë mjegull të dobët. Gjatë ditës do të mbajë mot me diell me erë të dobët deri mesatare nga jugu. Temperaturat minimale do të lëvizin në intervalin -4 deri në 4, ndërsa maksimalja do të arrijë në 13 deri në 18 gradë Celsius. – Advertisements – Në Shkup sot në mëngjes do të jetë ftohtë me kushte për mjegull të dobët. Gjatë ditës do të mbajë mot kryesisht me diell me erë të dobët jugore. Temperatura minimale do të zbresë deri në 0, ndërsa…

Lexo më Shumë

Tragjik ka rezultuar fati i një 24-vjeçari nga Kosova, i cili është gjetur i pajetë në një humnerë në Prevallë. Mësohet se i riu me inicialet A.Gj., ishte shpallur në kërkim nga familja e tij në Kaçanik, ndërsa Policia e Prizrenit e gjeti kufomën e të riut në humnerë. “Telefonatën e parë e kishim pranuar në ora 14:35, menjëherë kemi dalë në vendin e ngjarjes. Rreth orës 18:45 e kemi pranuar informacionin nga mjeku kujdestar që ka qenë në vendin e ngjarjes se viktima ishte pa shenja jete”, ka thënë Shaban Osmanollaj, zëdhënës për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë…

Lexo më Shumë