Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ka urdhëruar kryerjen e testit të drogës për punonjësit e policisë. Mësohet se kjo procedurë ka nisur nga sot dhe 20 punonjësit e parë të policisë janë dërguar pranë Instituti të Mjekësisë Ligjore, reparti i toksikologjisë për të kuptuar nëse janë përdorues të lëndëve narkotike apo jo. Gjithashtu bëhet e ditur se testi nuk do të bëhet për të gjithë punonjësit e policisë por në mënyrë të rastësishme dhe për ata që do të ketë dyshime se mund të jenë përdorues.
Author: almakos
Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ka bërë të ditur se është hapur fushata e regjistrimit të adresave të sakta. Ai tha se regjistrimi i adresave të sakta është kusht për çdo qytetar, në të kundër nuk do të mund të merret asnjë shërbim, madje asnjë certifikatë. Çuçi sqaroi se vetëdeklarimi i adresës së saktë bëhet në “e-Albania” ose në zyrat e Gjendjes Civile pranë bashkive, për të gjithë qytetarët që nuk kanë akses me teknologjinë. “Regjistri Kombëtar i Adresave do të jetë burimi i vetëm i saktë dhe i përditësuar për të gjithë shtetasit, institucionet publike dhe bizneset“,-tha Çuçi. Më…
Zëvendës ministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini deklaroi në mbledhjen e sotme në Komisionin për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, se 94% e pacientëve të hospitalizuar janë të pavaksinuar.Zëvendës ministrja sqaroi se për të gjithë popullatën që ka aplikuar Sputnik nuk do të aplikohet Astrazeneca, por vaksinë tjetër që mund të jetë Pfizer dhe për të gjithë ata që kanë aplikuar AstraZeneca aplikimi i dozës së tretë buster nuk do të bëhet me Sputnik.Më tej Tomini theksoi se në javët e fundit incidenca ka qenë e qëndrueshme.“Incidenca është e qëndrueshme, ndërsa në terapi intensive janë 14 pacientë, Mbi 94% e pacientëve…
Në periudhën janar-tetor 2021, në pjesën e pengimit të trafikut të paligjshëm të lëndëve narkotike, janë kryer gjithsej 390 kontrolle në banesa dhe ambiente ndihmëse, 320 kontrolle personash/mjete dhe një kontroll në terren. Ndaj 914 personave janë marrë masa autorizuese, njoftoi ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski në profilin e tij në Facebook. – Advertisements – “Janë ndërprerë 12 transporte ndërkombëtare të marijuhanës dhe hashashit, me ç ‘rast janë shkatërruar pesë grupe kriminale, si dhe janë zbuluar tri plantacione marijuanë në rajonin e Ohrit, Strumicës dhe Tetovës, si dhe dy laboratorë për prodhimin e marijuhanës në banesa në Shkup”,…
Teksa mbushen gati 2 vite nga tërmeti i 26 nëntorit, Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet dhe ka marrë të pandehur 7 persona, në lidhje me dëmet e shkaktuara.Gazetarja Klodiana Lala në një lidhje direkte për ‘News24’ deklaroi se organi i akuzës ka dorëzuar dosjen penale në gjykatën e Tiranës për 7 persona, që i akuzon si përgjegjës për pasojat që kanë nddhur në kryeqyte. Të pandehur janë marrë për shpërdorim detyre ish drejtuesi i zyrës së urbanistikës pranë njësisë administrative Farkë, Viron Çipi dhe dy ish vartës të tij. Pasi sipas prokurorisë nga hetimet dy vjeçare ka rezultuar se…
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, mëngjesin e sotëm në Shtabin e Përgjithshëm Koordinues të Krizave (GCCS) propozoi masat e Komisionit për Sëmundje Infektive, shkruan Alsat. – Advertisements – Ministri vuri në dukje se masat e propozuara nga ekspertët e shëndetësisë mbështeten plotësisht dhe do të japin rezultate në ruajtjen e situatës relativisht stabile epidemiologjike në vend dhe rritjen e vaksinimit në vend. Duke folur për situatën në vend, ministri shpjegoi se spitalet janë të mbushura me pacientë të pavaksinuar, pra përqindja e të pavaksinuarve dhe të shtruarve shkon nga 75% deri në 80%. Masa të tilla, por edhe shumë më…
Importet e energjisë këtë vit kanë arritur një vlerë rekord, më të lartën ndonjëherë në historinë e vendit ku nga janari në nëntor janë shpenzuar 213 milionë euro.Për të kuptuar gropën financiare që ka shkaktuar situata në financa mjafton të themi se kjo shumë përfaqëson 44.42 për qind të të ardhurave totale të kompanisë së shpërndarjes OSHEE sipas bilancit të vitit 2019 kur ndarja nuk ishte ende efektive me kompanitë e reja. Në këtë vit të ardhurat nga aktiviteti i kompanisë ishin rreth 59 miliardë lekë apo 481 milionë euro.Nëse situate hidrike nuk do të pësojë asnjë përmirësim në vazhdim…
Zëvendëskryeministri Artan Grubi ka konfirmuar se ka pasur një bisedë të gjatë me kryeministrin Zoran Zaev, i cili i ka njoftuar për takimin që ditë më parë ka realizuar me kryetarin e Alternativës, Afrim Gashi, shkruan Alsat. – Advertisements – Me këtë rast Grubi tha se konstatim i përbashkët me Zaevin është që të gjitha partitë që janë pro integrimit evropian, duhet të bëhen pjesë e shumicës parlamentare. “Dje kisha një bisedë të gjatë me Zaevin edhe sot do të kemi takim për shumicën e re, na njoftoi për takimin me Afrim Gashin, do të kemi dhe sot bisedime. Të…
Pasi ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja firmosi lejen për ekstradimin e Alket Hatisë drejt Italisë, ku është dënuar me 20 vite burg për drogë, vjen reagimi i këtij të fundit nga arratia. Hatia, në një reagim për Klodiana Lalën, gazetaren e ‘News24’ e ka cilësuar këtë vendim, turp për drejtësinë shqiptare. Ai pohon më tej se kishte besim te institucionet, konkretisht te ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ndërsa shton se drejtësia lë për të dëshiruar në këtë rast. Mes të tjerash Hatia, i cilësuar nga mediat italiane si ‘Zoti i drogës’, pohon se është bërë ‘kurban’. MESAZHI DREJTUAR GAZETARES KLODIANA…
Pse duhet të konsumoni ujë para vaksinimit kundër COVID-19. Ekspertët këshillojnë që të konsumoni një gotë ujë para se të vaksinoheni. Të gjithë e dinë se vaksinat kundër koronavirusit mund të shkaktojnë më pak efekte anësore dhe kjo është arsyeja pse një sërë ekspertësh besojnë se konsumimi i ujit mund të ndihmojë. Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) rekomandojnë që ata që marrin vaksinën të qëndrojnë mjaftueshëm të hidratuar nëse zhvillojnë ethe si një efekt anësor. Kompania farmaceutike CVS rekomandon konsumimin e ujit përpara vaksinimit në mënyrë që të zvogëlohen gjasat që një personi ti bie të…
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe Rektori i Universitetit të Mjekësisë prof. Arben Gjata kanë nënshkruar Memorandumin e ri të Bashkëpunimit midis Universitetit të Mjekësisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë. Ministrja Manastirliu deklaroi se ky Memorandum, i hap rrugë një bashkëpunimi më të ngushtë për edukimin e profesionistëve të sistemit shëndetësor, siguron rritjen e kapaciteteve, ofrimin e praktikave klinike e profesionale për profesionistët e shëndetësisë dhe mbi të gjitha, shtimin e kuotave të reja të pranimit në Mjekësi, duke filluar nga viti i ardhshëm. “Do të jenë 150 kuota pranimi mbi ato aktualet, që e çojnë numrin e përgjithshëm të studentëve të…
Oliver Spasovski nga LSDM, njëherësh edhe ministër i Brendshëm i RMV-së, mëngjesin e sotëm deklaroi se më së miri është që Zoran Zaev të mbetet në krye të partisë dhe qeverisë. – Advertisements – Spasovski thotë se për shkak të pozitës morale, nuk ka informacione se çfarë do të ndodhë. “Zaev mori vendime, që në fillim nuk u kuptuan. Është mirë që ai të jetë këtu, edhe në qeveri edhe në parti, por për shkak të pozitës së tij morale nuk e di nëse kjo është e mundur. Pavarësisht nëse sulmet janë të justifikuara ose të pabaza, kjo nuk duhet…

