Nesër në Bruksel do të zhvillohet mbledhja e këshillit për çështje të përgjithshme të BE-së, ku mes tjerash do të bisedohet edhe për zgjerimin. Ministri gjerman Michael Roth i kërkon Bullgarisë që të heqë veton për Maqedoninë dhe rrjedhimisht do të zgjidhte ngërçin edhe për Shqipërinë. – Advertisements – “Në temën e zgjerimit të BE-së bëhet fjalë për besueshmërinë e BE-së në Ballkanin Perëndimor. Në dritën e zgjedhjeve të mbajtura në Bullgari, tani është shumë me rëndësi që udhëheqësi bullgare të përmbushë obligimin evropian dhe të hapë rrugën për konferencën e parë ndërqeveritare me Maqedoninë dhe Shqipërinë”, ka deklaruar Roth.…
Author: almakos
Padyshim që vrasja e 8-vjeçarit Mateo, nga fqinji i tij Klodian Çalamani ka tronditur opinionin publik shqiptar. Fill pas vrasjes monstruoze, familjarët e djalit, por jo vetëm, kanë kërkuar rikthimin e dënimit me vdekje në vend. Mirëpo, një gjë e tillë është absurditet për ish-prokurorin Shkëlqim Hajdari, i cili tha, se nëse do të rikthehej ky dënim, Shqipëria do të detyrohej të largohej nga shumë institucione e Konventa Evropiane. I ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24”, ai tha se institucionet duhet të jenë më bashkëpunuese, shoqëria civile dhe kleri fetar po ashtu, në mënyrë që këto ngjarje të parandalohen. Sipas Hajdarit, do…
Një i moshuar ka mbetur i plagosur rëndë në një aksident të ndodhur pasditen e sotme tek mbikalimi i Kopshtit Zoologjik. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 14:15, tek mbikalimi i Kopshtit Zoologjik, ku mjeti me drejtues shtetasin A. F., ka aksidentuar shtetasin këmbësor H. V., 86 vjeç.Si pasojë ky shtetas është dëmtuar dhe ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën. Grupi Hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Ndërsa kanë kaluar disa ditë nga vrasja e Mateos 8-vjeçar në fshatin Grecalli të Fierit, të tjera detaje e dyshime për krimin makabër dalin në dritë. Mësohet se familjarët e djalit, përkatësisht nëna dhe dy të afërme të familjes i janë drejtuar mbrëmjen e djeshme policisë së Fierit ku kanë denoncuar duke hedhur akuza se një grua, e afërme e familjes, mund të ketë dijeni mbi ngjarjen dhe këtë e bazojnë në disa qëndrime të saj gjatë gjithë këtyre ditëve. Mësohet se disa deklarata të dhëna nga autori i ngjarjes, Klodian Çalamani, përpara se të zbulohej trupi i pajetë i…
Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 155 raste të reja, jetën e kanë humbur 13 persona, ndërsa 387 e kanë fituar betejën me Covid -19. – Advertisements – Që nga fillimi i pandemisë në vend janë regjistruar 212.375, nërsa prej tyre janë shëruar 196.636 dhe 7449 kanë humbur jetën.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka komentuar deklaratën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, rreth deklaratave për një bashkim të mundshëm me Shqipërinë. “Unë as nuk reagova. E lamë të shkojë një ditë dhe më pas reagoi Brnabic. Nuk bëhet fjalë për një ambasador, por për të ashtuquajturin kryeministër që kërcënon të bashkojë Shqipërinë”, citohet të ketë thënë Vuçiç. Presidenti serb është pyetur se çfarë do të kishte ndodhur nëse ai do të kishte thënë diçka të ngjashme, duke aluduar në reagimin e komunitetit ndërkombëtar. “A do të më varnin në Uashington apo në Bruksel?”, ka thënë tutje Vuçiç gjatë…
Përgatiti: Fatlume Dervishi – Advertisements – Rumen Radev fitoi mandatin e dytë pesëvjeçar, president i Bullgarisë. Në rrethin e dytë zgjedhor Radev mori 66% të votave kurse kundërkandati Anastas Gerxhikov 32%, shkruan Alsat Gerxhikov kishte mbështetjen e partisë GERB kurse Radev mbështetjen e partisë fituese në zgjedhjet parlamnetare “Vazhdojmë me ndryshimin” dhe koalicionit “Ka një popull të tillë”. Radev në fjalimin e fitores porositi politikanët në Sofje të mos bëjnë gabime në raport me Maqedoninë e Veriut. “Parlamenti i ri nuk ka të drejtë të bëjë gabim. Qeveria e re nuk duhet të heqë dorë nga pozitat nacionale, posaçërisht kur…
Deputeti socialist, Paulin Sterkaj ka shprehur qëndrimin e tij ‘pro’ ngritjes së kampit të refugjatëve në vendin tonë, si dhe zbatimin e marrëveshjes me Britaninë e Madhe. Gjatë fjalës së tij, në Komisionin për Sigurinë Kombëtare, Stërkaj ftoi deputetët e opozitës që të jenë më të hapur dhe të mendojnë për financat e vendit, duke shtuar se ‘nuk ka asgjë të keqe me ardh leku në Shqipëri’. Mes të tjerash ai nënvizoi faktin se kjo marrëveshje nuk ka arsye pse ta shqetësojë Shqipërinë për sa kohë siguria kombëtare nuk cenohet. Ndër të tjera Stërkaj tha se politika duhet të jetë…
Përgatiti: Mefail Ismaili – Advertisements – Alternativa duhet të marrë vendim për të qëndruar në anën e qytetarëve ose të pranojë ofertat për tu shkrirë në krimin e LSDM-së, shkruan Alsat. Kështu vlerësojnë nga VMRO-DPMNE të cilët thonë se liderët e dy partive, Hristijan Mickovski dhe Afrim Gashi janë në kontakt, por jo për të bindur Gashin që të mos hyjë në qeveri, por vetëm në nivel të udhëheqësve të dy partive. Burime të VMRO-DPMNE-së për Alsat thonë se pavarësisht vendimit të Alternativës, opozita do të shfrytëzojë të gjitha mekanizmat demokratik për të shkuar në zgjedhje të shpejta të parakohshme.…
Përgatiti: Vjollca Aliti – Advertisements – Mbledhja e shtabit të krizave përfundoi pa konkluzione mbi masat e propozuara nga Komisioni për Sëmundje Ngjitëse, shkruan Alsat. Masat e propozuara do të shqyrtohen nesër në seancën e rregullt të Qeverisë ku dhe do të dihet nëse do të miratohen të njëjtat. “Propozim masat do të shqyrtohen nesër në Qeveri. Spitalet po mbushen me pacientë të pa vaksinuar, gjegjësisht përqindja e të pa vaksinuarve që janë të hospitalizuar është 75%-80%. Masa të tilla si këto që i propozojmë, madje edhe më rigoroze ka gjithkund në rajon, në Bullgari, Kroaci, Slloveni, Greqi, Austri dhe…
Në emisionin ‘Me Zemër të Hapur’, një dëshmitare ka hedhur dyshime të reja për vrasjen e 8-vjeçarit, Mateo Vasiu në Gracelli të Fierit nga 38-vjeçari Klodian Çalamani. Në një bisedë telefonike, dëshmitarja ka treguar se në këtë ngjarje të rëndë është përfshirë edhe një femër. Ajo kërkoi të merren shenjat e gishtave të të gjithë familjarëve pasi sipas saj, një person tjetër shumë i ngushtë është i përfshirë. Më tej theksoi se Mateo është dëshmitar i një ngjarje dhe kjo sipas saj duket se i ka marrë jetën vogëlushit. “Nuk është vetëm Klodiani në këtë mes, por edhe një femër.…
Inspektorati Shtetëror i Tregut ka mbyllur gjithsej 20 objekte hotelierike nga 1.280 inspektime sa janë kryer deri më tani. – Advertisements – Kjo mbyllje u bë që nga vendimi për posedim të obligueshëm të certifikatave në objektet hotelierike. Kështu raportoi sot në konferencën për media në Qeveri, drejtoresha e Inspektoratit Shtetëror të Tregut Aneta Simeska-Dimoska. Mbyllja, theksoi Simeska-Dimoska, bazohet në faktin se disa nga të ftuarit nuk kishin certifikata ose për shkak të pranisë së më shumë personave në objekt se sa lejohet ose për mos respektim të protokolleve për mbajtjen e distancës. “Pas disa muajsh në gusht janë mbyllur…

