Author: almakos

20:26 | 21 Nëntor 2021 2021 është padyshim viti që kriptovalutat kishin një hov të madh. Kjo atmosferë pozitive ka bërë që çmimi i Bitcoin të shkonte në 70,000 dollarë, ndërkohë që Ethereum po bëhet më i pranuar në sistemin financiar. Të dyja monedhat janë të njohura gjerësisht, por në SHBA këtë vit amerikanët në kërkimet e tyre në Google, sipas gjetjeve të hulumtimit të “The Advisor Coach” në vendin e parë kishin një tjetër. Sipas hulumtimit, në 23 shtete amerikane, kriptomonedha më e kërkuar në Google, ishte Dogecoin, një monedhë që filloi të qarkullonte në vitin 2013. I dyti…

Lexo më Shumë

Nëse mund t’u besohet parashikimeve afatgjata të motit, atëherë këtë sezon nuk do të ketë dimër të ftohtë. – Advertisements – Ajo që parashikohet tash e tutje tregon se temperaturat në minus do të jenë vetëm në orët e natës dhe të mëngjesit, ndërsa gjatë ditës rrallë do të kemi temperatura nën 5 gradë. Sa i përket reshjeve, muaji nëntor pritet të përfundojë pa reshje të dendura. Deri në javën e fundit të muajit do të kemi temperatura ditore dyshifrore. Temperaturat në fund të këtij muaji do të kenë ulje të lehtë, por sërish temperaturat e mëngjesit rrallëherë do të…

Lexo më Shumë

“Më thuaj ku është Mirko se do e vras”. I revoltuar dhe me një thikë në dorë, kështu u drejtua për në spitalin ku ndodhet babai i vogëlushit Matias, daja shqiptar i tij. Ai ka shkuar për të vrarë Mirko Tomkoë, i cili pak ditë më parë masakroi me thikë djalin e tij Matias, të cilën e kishte me një grua shqiptare. Megjithatë, daja i vogëlushit është ndalur nga autoritetet. Babai i Matias, Mirko, ndodhet i shtruar në repartin Belcolle, ku gjenden të gjithë ato të burgosur që kanë problem shëndetësore. Daja i fëmijës tani është dërguar në komisariat dhe…

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e fundit të ecurisë së COVID-19 në vendin tonë. Në njoftimin zyrtar bëhet e ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 405 persona të infektuar. Nga ana tjetër, për fat të keq nuk e kanë fituar betejën me virusin 5 qytetarë. Sa i përket të shëruarve ato janë 539, ndërsa numri i rasteve aktive 8,036. Sakaq, “Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën…

Lexo më Shumë

Me rritjen e pagës minimale duhet të rriten edhe pagat tjera të punëtorëve në raport me koeficientin e kompleksitetit, thotë Bllagoja Ralpovski, kryetar i Konfederatës së Sindikatave të Lira . Nëse paga minimale është 15.000 denarë, atëherë mësimdhënësit duhet të marrin 37.000 denarë. – Advertisements – Ralpovski ka reaguar edhe ndaj masave të reja që janë paralajmëruar nga Ministria e Shëndetësisë. Në një intervistë për Radio Evropa e Lirë ai thotë se vaksinimi duhet të jetë në mënyrë vullnetare dhe jo i obligueshëm ndaj të gjithë të punësuarve. “Ajo që është shpallur nga Ministria e Shëndetësisë, gjegjësisht ministri Venko Filipçe…

Lexo më Shumë

Zyra Vendore e Arsimit në Tiranë ka publikuar renditjen e 35 shkollave të mesme publike në kryeqytet. Renditja, është paracaktuar sipas performancës së shkollës në vitin akademik 2021. Në krye të listës së shkollave të mesme publike është gjimnazi “Qemal Stafa”. RENDITJA Vlerësimi i institucioneve arsimore në vend bëhet në bazë të matjes së 9 treguesve, ku mes tyre përfshihen: nota mesatare e rezultateve të 3 provimeve të maturës “Gjuha Shqipe”, “Matematika” dhe “Gjuha e huaj”. Gjithashtu tregues tjetër, numri i fituesve në Olimpiadën Kombëtare 2020-2021 në rang kombëtar, frekuenca e orëve të mësimit, diferenca ndërmjet vlerësimit me vlerësimin e…

Lexo më Shumë

Përgatiti: Ile Petrevski – Advertisements – Një numër i madh i shoferëve po ikin nga vendi drejt vendeve të Evropës. Pagat e larta nga kompanitë e transportit nga Bashkimi Evropian janë arsye e mjaftueshme për të lënë Maqedoninë dhe për të punuar jashtë vendit. Shoqata e transportuesve Makam-Trans tha për Alsat se mesatarisht në vend shoferët fitojnë nga 800 deri në 1200 euro në muaj. Por në Gjermani shuma i kalon 2500 euro. “Ka dallime të mëdha, ne jemi një rajon ku ka shumë vonesa dhe kalime kufitare. Edhe kohëzgjatja e transporteve ndikon në sigurimin e mjeteve që do të…

Lexo më Shumë

Fatlume Dervishi – Advertisements – Bullgaria zgjedh presidentin e saj në rrethin e dytë zgjedhor. Sipas rezultateve të rrethit të parë, mbështetjes politike dhe anketave, zgjedhjet do t’i fitojë për një mandat të dytë kreu i deritanishëm shtetit bullgar Rumen Radev. Deri sa të formohet qeveria e re në Sofje pas zgjedhjeve parlamentare të dy javëve më parë, pozitën politike në lidhje me kontestin me Maqedoninë e Veriut pritet ta përfaqësojë përsëri Radev. Ai kishte paralajmëruar edhe gjatë fushatës zgjedhore se nuk do të ketë derë të hapur për fillimin e negociatave të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE…

Lexo më Shumë

Gjykata le ne burg dy te dyshuarit për shfrytëzimin seksual te një 13-vjecareje. Nën masa të rrepta sigurie dhe pa njoftuar paraprakisht familjarët, është marrë në Gjykatën e Sarandës masa për Petraq Rakon, oficer policie, 63 vjec banues në Murs të Konispolit dhe Stefan Koloi, 62 vjec banues në Xarrë. Për te dy është vendosur “Arrest ne burg” deri ne perfundim te hetimeve. Ata akuzohet per “shfrytëzim prostitucioni”, “marrëdhënie seksuale ose homoseksuale ne te mitur”, “prostitucion” dhe “mbajtje e lokaleve për prostitucion”. Burime konfidenciale bëjnë me dije për BalkanWeb se po vijojne hetimet intensivisht pasi ka dyshime edhe per te…

Lexo më Shumë

Pa ndihmë urgjente të shtetit, bizneset e vogla dhe sektori i turizmit në Strugë dhe Ohër nuk ka gjasa të mbijetojë në muajt e ardhshëm, alarmojnë ekspertët e ekonomisë. Sipas tyre, në situatë ku nuk ka mysafirë të huaj, pa ndihmë financiare, nuk do të mund të kapërcehet kriza. – Advertisements – “Në kushte të tilla, kur një pjesë e madhe e objekteve turistike dhe ekonomia turistike rëndohet me borxhe të shumta, me marrjen e kredive apo duke investuar, shteti duhet të jetë prezent një periudhë të caktuar si mbështetje për zhvillimin e turizmit”, tha Jovanka Damoska Sekulloska- profesoreshë e…

Lexo më Shumë

I gjithë qarkullimi i mjeteve ka ndalur sot për 1 minutë në të gjithë qarkun e Beratit, në përkujtim të viktimave nga aksidentet rrugore. Situata është monitoruar nga efektivë të policisë rrugore dhe të gjithë drejtuesit e mjeteve fikën makinat dhe mbajtën 1 minutë heshtje për të gjithë ata qytetarë që kanë humbur jetën pas përfshirjes në aksidentet rrugore. Shefi i Qarkullimit Rrugor të qarkut Berat, Ali Yzeiri ka konfirmuar se edhe pse gjatë këtij viti numri i viktimave të aksidenteve rrugore është ulur në krahasim me një vit më parë, numri i të plagosurve është rritur me 5%. Yzeiri…

Lexo më Shumë

Adnan Qahili – Advertisements – 20 mijë vaksinat e prishura anti-kovid ende nuk janë asgjësuar. Të paktën jo në procedure ligjore siç duhet të eliminohen ilaçet si mbetje medicinale. Atë që vetë Ministri Venko Filipçe e tha, u demantua nga dy institucionet kompetente. Në një bisedë telefonike, drejtori i Ndërmarrjes Publike “Drislla”, Kosta Naçevski tha se deri më tani asnjë vaksinë anti-kovid nuk është sjell për të asgjësuar në deponi. “Tek ne Ministria e Shëndetësisë nuk ka asgjësuar vaksina. Nga ajo që ne dimë zyrtarisht, firma MALMED e cila obligohet për asgjësim ka përgjegjësi të komunikoj me Drislla-n. Deri në…

Lexo më Shumë