Policia e Lezhës ka vënë në pranga babë e bir, autorë të dyshuar të disa vjedhjeve, teksa ka shpallur në kërkim një tjetër dhe ka proceduar penalisht 1 shtetas. Sekuestrohen dy armë zjarri, armë gjahu e sportive, armë të ftohta, municion luftarak, dylbi dhe sende të tjera të dyshuara të vjedhura. Shërbimet e Policisë Lezhë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe zbardhjen e vjedhjeve të pronës të ndodhura më parë, si dhe kapjen e vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, kanë organizuar punën duke finalizuar operacionin “Shëtitësit e natës”, si rezultat u bë e mundur arrestimi shtetasve: S.K.,…
Author: almakos
Ish-kryetari i komunës së Strumicës erdhi në krye të partisë së tij si opozitar, dhe po largohet si kryeministër, pasi nuk arriti të përsërisë avantazhin që arriti ndaj Mickoskit dhe VMRO-DPMNE-së në zgjedhjet e fundit lokale në ciklet zgjedhore 2019 dhe 2020. – Advertisements – Ai dje bëri të ditur se të martën do ta zyrtarizojë dorëheqjen nga pozita e partisë, të cilën e kishte paralajmëruar natën e 31 tetorit, si akt i përgjegjësisë politike dhe pasi u bë e qartë se LSDM e “përfundoi” humbjen në zgjedhjet lokale, duke humbur qytetin kryesor dhe shumicën e komunave të Shkupit. Zoran…
Një tjetër rast i rëndë abuzimi me të mitur. Në qytetin e Durrësit është vënë në pranga 58-vjeçari me inicialet R.A, pasi akuzohet për ngacmim seksual me të mitur. Mësohet se burri ka ngacmuar seksualisht si dhe ka përndjekur minorenen në qytetin bregdetar. NJOFTIMI I POLICISË: U arrestua shtetasi R. A., 58 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Ngacmim seksual” dhe “Përndjekja”. Pasi dyshohet se ka përndjekur dhe ka ngacmuar seksualisht një të mitur 13 vjeçare. Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm por nuk përjashtohet mundësia për reshje të izoluara. Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 01°C në 13°C, në zonat e ulëta nga 10°C në 21°C dhe në zonat bregdetare nga 13°C në 22°C. Era do të fryjë në drejtim Juglindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 2-3 ballë.
10:10 | 19 Nëntor 2021 Ndërsa 2021-i ishte viti kur bota e ndryshoi rrjedhën e pandemisë aktuale, viti 2022 do të mbizotërohet nga nevoja për t’u përshtatur me realitetet e reja, si në fushat e diktuara nga kriza (bota e re e punës, e ardhmja e udhëtimeve), por edhe me tendenca më të thella që po ripohojnë veten (rritja e Kinës, përshpejtimi i ndryshimeve klimatike). Ja cilat janë 10 çështjet dhe tendencat që duhen parasysh gjatë vitit të ardhshëm. Gara midis demokracisë dhe autokracisë Zgjedhjet e mesit të mandatit në Amerikë, dhe kongresi i Partisë Komuniste të Kinës, do t’i…
Masat e reja të propozuara për punonjësit e sektorit publik nuk parashikojnë vaksinim të detyrueshëm, tha në paraqitjen e tij të ftuar sonte në emisionin “360 Gradë” në Alsat, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, duke komentuar vërejtjet nga sekretari i përgjithshëm i SPOGJ-it, se sipas OKB-së, vaksina kundër Kovid nuk është e detyrueshme, thotë Filipçe: – Advertisements – “Nuk është e vërtetë që ky është vaksinim i detyrueshëm. Qytetarët kanë të drejtë absolute që të mos vaksinohen, por të bëjnë testin një herë në javë me shpenzimet e tyre dhe të dëshmojnë se janë negativ. Kështu e dimë se nuk…
Propozimi i masës për vaksinim të detyrueshëm apo test negativ për Covid-in për punonjësit e sektorit publik si kusht për paraqitjen e tyre në punë do të prezantohet të martën në seancën e Qeverisë, tha ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe. Në paraqitjen e tij emisionin “360 Gradë” në Alsat, i pyetur se kur mund të pritet miratimi i masave të propozuara dhe hyrja e tyre në fuqi, Filipçe thotë: – Advertisements – “Për të hënën është caktuar mbledhja e Shtabit të Përgjithshëm Koordinues, ku fillimisht shqyrtohen propozimet nga Ministria që vijnë përmes Komisionit për Sëmundje Infektive, ndërsa të martën si…
Një 65-vjeçar ka ndërruar jetë në Gjirokastër, në rrethana ende të paqarta. Policia deklaron se rreth orës 20:10, është njoftuar nga Urgjenca e Spitalit Gjirokastër se ka shkuar në fshatin”Asim Zeneli” pasi është është njoftuar për t’i dhënë ndihmën mjekësore shtetasit F. K., 65 vjeç (i cili vuante nga probleme të shëndetit mendor), por në Spitalin Rajonal Gjirokastër ky shtetas ka mbërritur i pajetë. Nga këqyrja paraprake e trupit nuk vërehen shenja dhune, gjithashtu dyshohet se ky shtetas ka konsumuar medikamente. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Me vullnetin e mirë të palës bullgare, vendimi për konferencën e parë ndërqeveritare mund të merret më 14 dhjetor, ka thënë ministri i jashtëm Bujar Osmani. Siç sqaroi ai në emisionin “360 gradë” në Alsat, Brukseli ishte gati të nis në të njëjtën ditë konferencën e parë ndërqeveritare me vendin. – Advertisements – “Gjithçka është gati në Bruksel. Do t’ju them një detaj, atje është gati, nëse në datën 14 jepet një “leje” nga Bullgaria, pasdite është gati konferenca e parë ndërqeveritare. Ka përgatitje logjistike për mirëmbajtjen e takimit ndërqeveritar…”, thotë Osmani.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano, i shoqëruar nga Drejtori i Departamentit për Sigurinë Publike Rebani Jaupi, së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore Skënder Brataj, vizitoi në Spitalin Ushtarak në Tiranë, punonjësin e Policisë Rrugore të Dibërës, inspektor Selami Lusha, i cili gjatë kohës së kryerjes së shërbimit me automjetin e Policisë Rrugore u përfshi në një aksident rrugor me një automjet tjetër, në aksin rrugor Bulqizë-Shupenzë dhe për pasojë u dëmtua rëndë. Drejtor Nano i ka uruar shërim të shpejtë punonjësit të Policisë Selami Lusha. Gjatë bisedës me familjarët e…
Horoskopi ditor, 20 nëntor 2021. DashiMundohuni sa me para ta ndryshoni rutinën e jetës tuaj ne çift sepse mund te keni probleme te mëdha me vone. Beqaret nuk do arrijnë dot ta ndryshojnë statusin e tyre kështu qe do jete e kohe edhe te mundohen për ta bere këtë. Sektori i financave do mbetet i ekuilibruar edhe fale ndihmës se disa familjareve. Gjithsesi ju nuk duhet te bëni asnjë shpenzim te tepruar. DemiDite sensuale dhe e mbushur me emocione do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Do i harroni menjëherë te gjitha mosmarrëveshjet e disa ditëve me pare. Për…
Jo vetëm qytetarët e Tiranës, edhe ato të Fierit ka ndezur qirinj në nderim të 8-vjeçarit Mateo, që u vra barbarisht nga fqinji i tij 38-vjeçar Klodian Çalamani. Në qendër të qytetit, qytetarët kanë vendosur qirinj dhe kanë formuar me të emrin e 8-vjeçarit të ndarë. Ndërsa në një tavolinë të ngritur, qëndron foto e vogëlushit. Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi 3 ditë më parë në Fier. Sipas të dhënave të publikuar nga policia, fëmija ishte larguar nga shtëpia në orën 8 të mëngjesit dhe nuk ishte kthyer më. Mamaja e djalit, teksa u merakos për këtë mungesë ka…

